E diela e sotme eshte nje e dite e vecante per besimtaret ortodokse.Sot eshte e diela e ndjesave(e faljes),sot mbahet mbrëmësorja e faljes ku ne fund te saj,gjithe besimtaret e pranishem ne kishe takohen me njeri-tjetrin dhe kerkojne falje per cdo gje qe mund te kete lenduar tjetrin.Kjo sherben si nje ogur i mire per te nisur diten e neserme kreshmen(agjerimin) e madhe te pashkeve,ku cdo njeri prej nesh thirret te marre pjese ne kete rrugetim te vecante.Gjate kreshmes ndalohet te konsumohen gjithe produktet shtazore,pra bulmetrat,mishi,peshku,vezet,etj.Kreshmimi paraqet periudhën e rishikimit intensiv të vetvetes, për autokritikë të sinqertë me veten, me Perëndinë dhe njerëzit.
Me poshte po sjell disa shkrime mbi kreshmen.
Kuptimi i të Kreshmuarit
![]()
Pse kreshmojmë:
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndine gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
Kreshmoni me gëzim.
Kreshma e përcaktuar nga Kisha dhe disa udhëzime të përgjithshme:
Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët e festave. Më poshtë do të gjeni disa nga periudhat më kryesore të kreshmës dhe disa udhëzues që të na ndihmojnë. Këto udhëzime janë marrë nga kanonet e shenjta, të cilat përmbajnë kanonet e shenjta dhe hyjnore të Kishës Orthodokse. Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë Orthodoks të këshillohet me atin shpirtëror përsa i perket nevojave personale për të kreshmuar.
Të Mërkurat dhe të Premtet:
Kreshma e të mërkurës bëhet për të kujtuar ditën kur Zoti ynë u tradhëtua, ndërsa kreshma e të premtes është për të kujtuar vuajtjen dhe vdekjen e Krishtit ne Kryq. Çdo e mërkurë dhe e premte duhet konsideruar si ditë kreshme përveçse kur ka ndonjë festë të rëndësishme që mund të ketë përparësi edhe mbi Kreshmën.
Udhëzimet thonë që të mos hamë mish dhe nënproduktet e tij, bulmetra, peshk, vaj dhe vere. Na lejohet të hamë fruta deti, perime dhe fruta.
Kreshma e madhe, Kreshma e madhe e Pashkëve.
Kreshma e madhe fillon 40 ditë para të djelës së dafinave, pas të djelës se lidhjes se djathit dhe zgjat deri në darken para se djelës se luleve. Kreshma e javës së madhe është një kreshmë e veçantë për nder të vuajtjeve të Zotit tonë dhe zgjat nga darka e të djelës se luleve deri të djelën e madhe.
Udhëzime për periudhën e triodit dhe Kreshmës së madhe.
Për javën pas të djelës së fariseut dhe tagrambledhësit të gjitha llojet e ushqimeve janë të lejuara gjatë gjithë javës.
Java që Lidhet Mishi (Java që pason të djelën e djalit plangprishës) është një javë normale.
Të mërkurën dhe të premten lejohen frutat e detit, perimet dhe frutat, por jo vaji dhe vera.
Gjithçka tjetër lejohet gjatë gjithë ditëve të tjera të javës.
Për javën që Lidhet Djathi (Java që pason të djelën që lidhet mishi) nuk lejohen mishi dhe produktet e tij. Lejohet peshku, bulmeti, frutat e detit, perimet, frutat, vera dhe vaji. Pas lidhjes së djathit deri për Pashkë, nga e hëna deri të premten, duhet të mos hamë mish dhe nënproduktet e tij, bulmetrat, peshk, vaj dhe verë, por vetëm frutat e detit, frutat, perimet. Të shtunave dhe të djelave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është Kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë. Nëse Festa e Ungjillëzimit bie gjatë Kreshmës së madhe (25 Mars) lejohet të përdoren frutat e detit, peshku, vaji i ullirit, perimet dhefrutat, por jo mishi ose bulmeti.
Shënim i rëndësishërn:
Ka mënyra të ndryshme kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror ose priftit.
Ka edhe një Kreshmë tjetër kur nuk hahet dhe nuk pihet. Kjo bëhet zakonisht gjate 3 diteve të para të Kreshmës së Madhe, të Premten e Zezë dhe për arsye të tjera të veçanta.
Gjatë gjithë kreshmës Kisha rekomandon pakësimin e sasisë së ushqimit që konsumoni çdo vakt dhe të mos hahet ndermjet vakteve. Disa Kanone dhe Etër të Kishës rekomandojnë për ata që mundin të hanë vetëm një vakt në ditë.
Kreshmoni per disa ushqime dhe pije që ju pëlqejnë me shumë (embëlsira) dhe për disa zakone (duhani, televizori dhe radio).
Bisedoni me atin shpirtëror dhe merrni bekimin e tij për arsye shëndetësore, për gratë shtatëzëna dhe për raste të tjera të veçanta.
Periudhat kur Kreshma është e ndaluar;
Të gjitha të Shtunave përveç të Shtunës së Madhe.
25 Dhjetor — 5 Janar
Gjatë Javës pas së Djelës së Fariseut dhe Tagrambledhesit.
Gjate Javës që pason te Djelen e Lidhjes së Mishit (ndalohet ngrënia e mishit gjatë kësaj jave por nuk duhen ndaluar bulmetrat.
Gjate javës që pason Pashken (java e ndritshme)
Gjatë javës që pason Pentikostinë.
Kreshma dhe familja
*Diskutoni me familjen përpara se të fillojë Kreshma, për rëndësinë e të kreshmuarit, se si do të kreshmojë familja juaj dhe për çfarë feste të Madhe po pregatiten.
Kërkojuni fëmijëve tuaj të heqin dorë nga diçka e veçantë për ta gjatë periudhës së Kreshmës.
Kërkojuni fëmijëve tuaj të reduktojne pak sasinë e ushqimeve që hanë.
Ndersa fëmijet rriten, kërkojuni atyre të presin diçka gjatë periudhës së Kreshmës.
Mos i dekurajoni fëmijët tuaj nëse ata dëshirojnë të kreshmojnë.
Mos kini ndroje për te kreshmuar në prani të fëmijëve tuaj.
Diskutoni me familjen tuaj për ndjenjën e të qënit të uritur.
Nga paratë të cilat kursehen nga kreshma përpiquni të bëni diçka për ata që janë në nevojë.
Rriteni aktivitetin tuaj shpirtëror si familje (lutje dhe shërbesa personale dhe familjare, lexim Bible, lexime nga shenjtorët apo shkrime të tjera të shenjta të Kishës).
Citate mbi Kreshmën:
Shën Vasili i Madh: Mos e kufizoni përfitimin nga Kreshma thjesht duke hequr dorë nga ushqimi, sepse kreshma e vërtete do të thotë të shkëputesh nga e keqja. Prishni çdo lidhje të padrejtë, hidhni tutje çdo pakënaqësi ndaj të afërmit tuaj, faleni për ofendimet e tij. Mos lejoni që Kreshma juaj t’ju çojë vetëm në grindje. Nuk hani mish, por mërzitni me grindje të afërmin tuaj; nuk pini verë, por mos vazhdoni të fyeni të tjerët. Kështu që gjithë përpjekja e kreshmës ështe e kotë.