TIRANE-"75 mijë shqiptarë non grata. Kjo është shifra që ka publikuar ditën e djeshme, vetë kreu i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, në një tryezë për lëvizjen e lirë, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Sipas Nakos, 75 mijë shqiptarë janë persona të padëshiruar për vendet e Bashkimit Europian. Kreu i Kufirit dhe Migracionit, sqaron se fakti që numri i shqiptarëve non grata është kaq i lartë, ka lidhje me veprimtarinë e tyre të paligjshme, duke përfshirë edhe shkeljet e rregullave të lëvizjes. Në momentin që ka filluar liberalizimi i vizave në mënyrë informale, ka qenë rreth 75 mijë numri i personave të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen, pra, 75 mijë persona të cilët ishin kandidatë për emigracion ilegal, 75 mijë persona që nuk plotësonin më kushtet për të hyrë në zonën Shengen, - theksoi Nako, gjatë fjalës së tij.
Problemet
Gjatë tryezës së djeshme për lëvizjen e lirë, të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, kreu i Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, sqaroi se shifrat alarmante i janë raportuar policisë nga homologët e vendeve të BE-së. Nako sqaroi se, edhe pse janë zgjidhur një pjesë e problemeve që lidhen me liberalizimin e vizave, sërish ngelet problem emigracioni ilegal. Për të shpjeguar këtë, Nako mbështetet tek shtimi i rasteve të emigrimit ilegal drejt vendeve të rajonit, kryesisht drejt shtetit grek. Në fjalën e tij, kreu i Kufirit pohoi se një tjetër problem ngelet edhe kalimi i kufirit me dokumente të falsifikuara. Sipas Nakos, duke qenë se një pjesë e vendeve tona fqinje kanë probleme ekonomike, shqiptarët në shumë raste zgjedhin të kalojnë në mënyrë ilegale drejt shtetit anglez. Shtetasit shqiptarë përdorin dokumente false në hapësirën Shengen. Kriza ekonomike që ka kapur vendet tona fqinje, ka bërë që shumë nga këta shtetas ti drejtohen tregut të zi, për të gjetur dokumente false dhe për të kaluar në drejtim të vendeve të tjera të hapësirës Shengen, qoftë dokumente, karta identiteti, apo edhe vula të vendeve fqinje, për të përfituar, për të jetuar apo për të punuar kryesisht në vendet e Europës veriore, duke tentuar ndoshta edhe më shumë Anglinë, - thekson Nako.
Pas liberalizimit të vizave drejt vendeve të Bashkimit Europian, gjithsej kanë lëvizur 7 milionë shqiptarë, ndërsa çdo vit kanë depërtuar 75 mijë shqiptarë. Në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, pati shumë fluks nga ana e shtesave shqiptarë për të përfituar azil. Shkaqet kryesore për azilantët shqiptarë me destinacion shtetet europiane, kishin lidhje me punësimin, problemet sociale, fenomenin e gjakmarrjes, por edhe shkaqet politike./BalkanWeb