Domosdoshmëria e së Keqes.
- Cfarë është e Keqja? Cfarë është pikërisht, çfarë është? përgjigja që jep Platoni për çfarë është çfarë është? është shumë më e thjeshtë nga sa e mendojmë: çfarë është, është diçka përherë e pranishme mes nesh!
- Domosdoshmëria e së Keqes ruan vlerën e një postulati, (pranohet vërtetësia pa qënë e nevojëshme të demonstrohet) kjo situatë kontradiktore e mistifikon atë (të keqen) sepse sërish mbetet enigmë forca e saj dhe roli që luan në formimin e jetës, në formimin e thelbit të qënies, pra nuk bëhet fjalë për një të keqe si dhimbje, por për diçka organike që mban gjallë jetën, si shfaqje e ndërsjelltë e saj, thuajse plotësim i njëra tjetrës, duke lënë gjithmonë në errësirë, hapësirën që pushton sepse është në përplasje të përherëshme me të mirën.
Problemi i së keqes nuk ngrihet për të provuar nëse është, shtjellohet për të kuptuar nëse duhet, si një kusht pa të cilin nuk mund të jetë vetë jeta; që e Keqja të jetë, është e nevojëshme jeta. Këtu ndeshim edhe një koncept tjetër që duket i njëjtë por sështë i tillë; e Keqja e domosdoshme. Dallimi midis tyre është rrënjësor. E para e shtrin të Keqen në përmasa njerëzore, dmth e keqja përfshin ekzistencën dhe thelbin e njeriut, e dyta është një rast i shkëputur nga jeta, episod i kërkuar vullnetarisht ose i rastësishëm, aksidental. Nëse duhet të kërkoj një analogji, e kam më të thjeshtë ta gjej brenda muzikës duke krahasuar dy rryma të saj: Jazz dhe Blues. E para është shprehje emocionale e përgjithëshme, tjetra shprehje emocionale e çastit dhe në të njëjtën kohë të dyja janë muzikë.