Esselamun alejkum wew rahmetullahi we berekatuhu.
Vëllezër dhe motra në Islam, e pash të arsyeshme mbasi i kontrollava se po mungojnë temat që flasin për motrën në Islam dhe më shtyu ky fakt që të sjell diçka të vlefshme për motrat dhe nënat tona në Islam.
Gruaja metëvërtetë sipas Islamit është e nrgrytur në një shkallë të lartë dhe për këtë do mundohem që të sjell ca materiale që i përkasin asaj ( femrës muslimane ) që të përfitojmë - inshAll-llah- dituri të hajrit dhe të njohim rrëndësinë e saj.
Statusi i saj në Umet Nga Shejh Abdul-Aziz Ibn Baz, rahimehullah
Statusi i gruas muslimane në Islam është një status madhështor dhe i lartë, ndërsa efekti i saj është mjaft i madh në jetën e çdo muslimani. Vërtet gruaja muslimane është mësuesi i parë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, me kusht që ajo të ndjek udhëzimin nga Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam). Meqë mbajtja me Kuran dhe Sunet e distancon çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, nga devijimi në çdo çështje. Devijimi të cilin e ndjejnë popujt e ndryshëm, dhe të qenit e tyre të devijuar nuk ndodh vetëm se nga të qenit larg rrugës së Allahut, të Lartësuarit, më të Lartit dhe nga ajo me çka erdhën Lajmëtarët dhe Pejgamberët e Tij, paqja e Allahut qoftë mbi ta.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:
Unë po lë pas juve dy çështje. Ju sdo të devijoni përderisa mbaheni për këto të dyja, Librin e Allahut dhe Sunetin tim.[1]
Rëndësia e madhe e rolit të gruas muslimane - qoftë si bashkëshorte, motër, apo bijë, dhe të drejtat që asaj i takojnë apo obligimet që ajo i ka ndaj të tjerëve janë shpjeguar në Kuranin fisnik, dhe janë detajizuar më tutje në Sunetin e dëlirë.
Sekreti i rëndësisë së saj gjendet në barrën e pamasë dhe përgjegjësinë që i është ngarkuar asaj, si dhe vështirësitë që ajo duhet mbartur përgjegjësi dhe vështirësi, disa nga të cilat as burri nuk i mbart. Për këtë, nga obligimet më të rëndësishme që i takojnë një personi, është mirënjohja që duhet treguar nënës, si dhe mirësia dhe shoqërimi i mirë me të. Dhe në këtë çështje, asaj duhet dhënë përparësi ndaj babait.
Allahu i Lartësuar thotë:
Dhe Ne e kemi obliguar njeriun me sjellje dhe shërbim të mirë ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e mbarti atë në dobësi pas dobësisë, dhe vështirësi pas vështirësisë, dhe pas dy viteve ia ndau gji-dhënien. Trego mirënjohje dhe falënderim ndaj Meje dhe prindërve tu. Tek unë është destinacioni përfundimtar. Llukman: 14
Allahu i Lartësuar thotë:
Dhe Ne e kemi obliguar njeriun me sjellje dhe shërbim të mirë ndaj prindërve të tij. Nëna e tij me mundim e mbart dhe me vështirësi e lind atë. Ndërsa mbartja dhe gji-dhënia e tij zgjatë tridhjetë muaj. Ahkaf: 15
Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) dhe tha:
O i Dërguar i Allahut, kush nga i tërë njerëzimi ka të drejtë në shoqërimin tim më të mirë? Ai u përgjigj:
Nëna jote.
Njeriu pyeti, Pastaj kush? Ai u përgjigj:
Nëna jote.
Njeriu pastaj pyeti, Pastaj kush? Kështu që Pejgamberi prapë u përgjigj:
Nëna jote.
Pastaj njeriu prapë pyeti, Pastaj kush? Ai u përgjigj:
Babai yt. [2]
Pra, kjo kërkon që nënës ti jepen tre herë më shumë mirësi dhe trajtim të mirë sesa babait.
Sa i përket bashkëshortes, statusi i saj dhe ndikimi i saj në qetësimin e shpirtit është treguar qartazi në ajetin fisnik, në thënien e Tij, të Lartësuarit:
Dhe prej shenjave të Tija është kjo: Që Ai krijoi për ju bashkëshorte nga mesi juaj, që ju të gjeni prehje dhe qetësi në to. Dhe Ai vendosi dhembshuri dhe mëshirë mes jush. Vërtet në këtë ka shenja për ata që mendojnë.
Rum: 21 El-Hafidh Ibn Kethir (v.774H) Allahu e mëshiroftë tha ndërsa po shpjegonte termet muweddeh dhe rahmeh, të cilat ndodhin në ajetin e sipërpërmendur:
El-muweddeh do të thotë dashuri dhe dhembshuri, kurse er-rahmeh do të thotë mëshirë dhe keqardhje meqë njeriu martohet ose për shkak të dashurisë që ka ndaj saj, ose për shkak të dhembshurisë dhe keqardhjes ndaj saj, duke i dhënë asaj fëmijë nga vetë ai [3]
Dhe pozita unike të cilën e mori Hatixheja Allahu qoftë i kënaqur me të bashkëshortja e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), pati një efekt të pamatshëm në qetësimin dhe të bindurit Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam), kur engjëlli Xhibril (alejhis selam) erdhi për herë të parë në shpellën Hira. Kështu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) iu kthye Hatixhesë (radiallahu anha) me Shpalljen e parë dhe me zemrën e tij që dridhej dhe rrihte rreptë, dhe ai i tha asaj:
Më mbulo! Më mbulo!
Dhe ajo e mbuloi atë gjersa përfundoi frika e tij, pas së cilës ai i tregoi Hatixhesë (radiallahu anha) çdo gjë që ndodhi dhe tha:
Kam frikë se do tmë ndodh ndonjë gjë.
Kurrë! Pasha Allahun, Allahu kurrë sdo të të turpërojë ty. Ti mban lidhje të mira familjare, u ndihmon të varfërve dhe të gjorëve, i shërben mysafirët bujarisht dhe i ndihmon ata që janë dëmtuar nga fatkeqësitë. [4]
Dhe mos e harroni Aishen (Allahu e mëshiroftë) dhe ndikimin e madh të saj. Meqë edhe Sahabët e mëdhenj merrnin diturinë e hadithit prej saj, dhe shumë nga Sahabijaat (femrat Shoqëruese) mësuan prej saj vendime të ndryshme që i përkasin çështjeve të gruas.
Dhe unë skam dyshim se nëna ime Allahu e mëshiroftë pati një efekt mjaft të madh në mua, në inkurajimin që më bëri për të studiuar; dhe në këtë ajo më ndihmoi. Allahu ia shtoftë shpërblimin dhe e shpërbleftë atë me shpërblimin më të mirë për atë që bëri për mua.
Dhe po ashtu ska dyshim se shtëpia në të cilën ka mirësi, butësi, dashuri dhe kujdes, së bashku me terbijen (edukimin) korrekt Islamik do të kenë efekt të pamasë në njeriun. Pra, ai do të jetë nëse do Allahu i suksesshëm në marrëdhëniet e tija dhe në çdo çështje qoftë ajo kërkim i diturisë, tregti, përfitim material, apo tjetër pos kësaj. Pra, unë vetëm Allahun e lus që të na japë sukses dhe të na udhëzojë në atë që Ai e do dhe me të cilën Ai është i kënaqur. Dhe paqja e mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed dhe familjen e tij si dhe Shoqëruesit dhe pasuesit e tij.
Shënime:
1. Hasen: Transmetuar nga Malik në el-Muwata (2/899) dhe el-Hakim, nga Ibn Abas (radiallahu nahu). Është bërë autentik nga Shejh el-Albani në es-Sahihah (nr.1871).
2. Transmetuar nga el-Buhari (nr.5971) dhe Muslim (7/2), nga Ebu Hurejre (radiallahu anhu).
3. Tefsir Kuranil Adhijm (3/439) të el-Hafidh Ibn Kethir.
4. Transmetuar nga el-Buhari (1/22) dhe Muslim (1/130), nga rrëfimi i gjatë i Aishes (radiallahu anha).
Esselamun alejkum.

Gruaja Muslimane