Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24441

Gjiganti Kosovare së shpejti 450 të punësuar

$
0
0
Gjiganti Kosovare Llamkos GalvaSteel së shpejti 450 të punësuar





Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, së bashku me disa anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetarë të shoqatave aktive pranë OEK-ut vizituan fabrikën ‘Llamkos GalvaSteel’, në Vushtrri ku u takuan me stafin menaxhues të kësaj ndërmarrjeje të porsaprivatizuar, e cila me sukses ka filluar prodhimin dhe depërtimin në treg. Gërxhaliu u informua nga menaxheri Adrian Holmes lidhur me aktualitetin e kësaj kompanie, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhmentit i 'Llamkos GalvaSteel’ në Vushtrri.
Numri i të punësuarve në këtë ndërmarrje ka arritur në 350 dhe pritet që së shpejti të arrihet numri i të punësuarve në 450, që është një kontribut edhe ekonomik, po ashtu edhe social për Komunën e Vushtrrisë dhe më gjerë. Prodhimi ka filluar me një dinamikë mjaft të mirë, ku dominojnë kualiteti dhe arritja e standardeve ndërkombëtare sepse destinacion i plasimit të këtyre produkteve janë tregjet jo vetëm rajonale, por edhe ato evropiane dhe më gjerë, dhe për të arritur këtë qëllim kualiteti është parakushti esencial. Po ashtu Holmes ishte i kënaqur me stafin e gjetur në ‘Llamkos’, si dhe e quan “unike” formën se si pranohen dhe respektohen investitorët e huaj në Kosovë dhe njëherësh shprehi falënderim për këta punëtorë për angazhimin e tyre për ruajtjen e aseteve dhe pajisjeve në këtë fabrikë, që në vendet e tranzicionit nuk është dukuri e shpeshtë. Ai e informoi të parin e OEK-ut për kushtet e punës të cilat e posedojnë punëtorët e punësuar në këtë ndërmarrje, si dhe për aspektin ekologjik që ia kushtojnë ata.


http://www.kosova-sot.info/ekonomi/l...50-te-punesuar

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24441


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>