Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Prejardhja e ditës së gruas

$
0
0
PREJARDHJA E DITËS SË GRUAS

Dita e Gruas e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është shënuar për herë të parë më 28 shkurt 1909. Kjo ditë është shënuar me nxitjen, frymëzimin e Partisë Socialite të Amerikës. Kështu është përkujtuar për katër vite, deri më 1913, të dielën e fundit të shkurtit.
Në vitin 1910, u organizua “Konferencën Ndërkombëtare e Socialistëve në Kopenhagë” aty u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për t`i përkrahur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tri gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në Kuvendin e Finlandës”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas në Rusi ka filluar të shënohet në vitin 1913, të dielën e fundit të muajit shkurt, por sipas Kalendarit Julian që i binte me 8 Mars. Pas Revolucionit Bolshevik të Tetorit, A. Kollontai e bindi Leninin që këtë ditë ta bënte festë zyrtare, Lenini e pranoi, por ishte ditë pune.
Tek shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e në trojet etnike, Dita e Gruas ka prejardhje serbe, ruse, sovjetike....!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372