Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24435

Partia e Ramës neopuniste, miliardere, 99-she

$
0
0
Partia e Ramës neopuniste, miliardere, 99-she
168
3

Opinione Hënë, 4 Mars, 2013 | 12:58 pm

KASTRIOT ISLAMI

1. Rama nuk do të vendosë rreth 40 deputetë të Grupit Kuvendor aktual, apo mbi 60 për qind të deputetëve aktualë nuk do të jenë më në listën e kandidatëve për vitin 2013, duke kujtuar se PS fitoi 65 deputetë në zgjedhjet e vitit 2009. Mbi 65 për qind e atyre që mbeten në listën e kandidatëve për 2013-n janë biznesmenë e miq të Ramës.
2. Rama do të vendosë në listën e kandidatëve për 2013-n rreth 40 kandidatë të rinj në zonat fituese të listës, pra mbi 60 për qind të listës së kandidatëve për vitin 2013 do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë. Ata do të jenë masivisht biznesmenë, policë, prokurorë, të “fortë” dhe mjaftistë.
* * *
1. Socialistët e ndershëm, të mençur dhe të vërtetë tanimë janë bindur se partia e tyre nuk ekziston më. Ata e kanë të qartë se ajo ka “vdekur”, por nuk duan që kjo të deklarohet. Ata mërziten shumë kur përmendet “vdekja” e partisë së tyre dhe e vetmja gjë që i mban lidhur me të është godina dhe fakti që nuk durojnë Berishën. Ata e kanë po ashtu të qartë se partinë e Ramës nuk e kanë as për ditë të mira dhe as për ditë të zeza. Të gjithë thonë se “e dimë këtë gjë, por aman mos e shpallni deri më 23 qershor se fiton Saliu”.
2. Ata e kuptojnë se fitorja e tyre më 2013-n është e pamundur, sepse partia e tyre ka “vdekur” dhe partia e Ramës do të dështojë përsëri më 2013-n, siç humbi më 2009-n, 2011-n, apo siç humbi betejën për Presidentin dhe, me siguri, do të humbasë më 2013-n.
3. Ata tanimë e kanë të qartë që Rama nuk punon për fitoren, por po përgatitet për humbjen e radhës, sepse i intereson ta ketë të pastër partinë e tij nga socialistët dhe të tentojë në vitin 2017, kur Berisha do jetë shumë i vjetër.
4. Ata e kanë kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon çdo ditë të gjithë socialistët me eksperiencë, me kontribute dhe kapacitete politike e profesionale, pra po largon “trurin” e Partisë Socialiste, duke krijuar partinë e tij pa tru.
5. Ata e kanë kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon çdo ditë të gjithë ata socialistë që ishin militantët e vërtetë dhe përbënin shpirtin e Partisë Socialiste, dhe po krijon partitë e tij pa shpirt e pa militantizëm.
6. Ata e kanë kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon çdo ditë të gjithë socialistët idealistë dhe njerëzit me integritet, dhe po krijon partinë e tij pa ideal dhe pa moral.
7. Ata e kanë të qartë se asnjë nga prurjet e reja as është socialist dhe as ka asnjë lidhje me socialistët. Ata vërejnë me shqetësim se forumet e partisë kanë “vdekur” dhe, për më tepër, asnjë nga emrat e rinj as diskutohet dhe as miratohet nga forumet e socialistëve.
8. Ata shikojnë me trishtim se si shumica e përfaqësuesve të tyre eliminohen njëri pas tjetrit dhe çuditen kur shikojnë disa të tjerë në pritje për të marrë koromanen e ditës, heshtin apo servilosen.
9. Ata kanë kuptuar se Rama, për të kryer spastrimin e thellë, po mundohet t’i vërë në gjumë të gjithë duke përdorur metoda makiavelike. Ata kuptojnë se si Rama po përpiqet të përhapë gënjeshtrën se ai do të jetë Kryeministër dhe se partia e tij do të fitojë thjesht për ta përdorur si opium për të penguar reagimin e fortë të të gjithë atyre që do t’u “presë kokën”. Duke i izoluar të gjithë të vetmuar në hallin e tyre për t’i eliminuar një nga një dhe penguar të organizohen apo të ngrenë zërin bashkërisht.
10. Ata e kanë të qartë se Rama ka hapur tenderin për sjelljen e prurjeve të reja dhe thjesht po përpiqet të përhapë gënjeshtrën se do të jetë Kryeministër për të rritur çmimin ndaj personazheve që po rekruton.
11. Ata kanë kuptuar se Rama po përpiqet të maskojë skenarin e tij të spastrimit të Partisë Socialiste nga socialistët duke ruajtur vetëm pak personazhe, thjesht si gjethe fiku për të fshehur lakuriqësinë e skenarit të spastrimeve të thella dhe të partisë së tij që po ngre më shpejtësi në këtë mandat.
12. Ata e ndiejnë, por duhet ta mësojnë dhe dinë mirë se çfarë është partia e Ramës, çfarë përfaqëson realisht ajo, nga çfarë grupimesh përbëhet partia e Ramës dhe çfarë synon partia e Ramës. Duhet të mësojnë se sa e rrezikshme është kjo parti për fatet e tyre nëse ata e ndjekin qorrazi duke menduar se “të heqim një herë Saliun, pastaj shikojmë e bëjmë” dhe sa e rrezikshme është ajo për të ardhmen e vendit që mund të përfundonte siç po përfundon Partia Socialiste.
13. Ata kanë shumë frikë se vendi do të rrezikohej të futej në ciklet e ngjashme të Greqisë ku e futi Papandreu, nga i cili Rama mburrej se kishte marrë skemën e spastrimeve tanimë të deklaruar prej tij se “njerëzit me eksperiencë hiqen gradualisht, duke i hequr fillimisht punën dhe pastaj ata vetëlargohen, pra nuk ka nevojë t’i heqësh në fillim postin…”. Dhe sot në Internacionalen Socialiste Rama është zëvendësi i kooptuar (jo i zgjedhur) i 36-të i Jorgos.
I. “Vdiq” PS, “rroftë” Partia e Ramës….
1. Ata kanë kuptuar se e tronditur më 2005-n, e sëmurë rëndë më 2007-n, në koma më 2009-n, aktualisht e vdekur, PS nuk ekziston më. Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm që është artikuluar si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë PS, duke gjykuar se PS është aset kombëtar. Arsyet mund të jenë të shumta, por të gjitha ato lidhen me emrin e Ramës, me karakterin e tij anarshist, sjelljen e tij të paparashikueshme, me paaftësitë e tij të shumëllojta e të panumërta, me kompleksin e tij të inferioritetit, me teknikat makiavelike që ai përdor… deri te dëshirat e tij të pakuptueshme për “ngjyrën pink dhe ato të ylberit”.
2. Ata bëjnë pyetje, duan të mësojnë dhe të marrin përgjigje të qartë se çfarë ka ndodhur në PS pas vitit 2005? Çfarë përfaqëson partia e Ramës? Drejt çfarë përbërjeje po orientohet partia e Ramës? Mbi çfarë bazamenti po ndërtohet partia e Ramës? Përse mban ngjyrën pink partia e Ramës? Dhe së fundmi, a do të ndryshojë pas 2013-s emrin partia e Ramës?
3. Ata e kuptojnë se PS realisht ka “vdekur” dhe aktualisht “PS” është vetëm një etiketë që nuk ka asnjë lidhje me atë që ajo përfaqësonte apo duhet të përfaqësojë. “PS” është vetëm një etiketë që qëndron mbi Partinë e Ramës të rikthyer tanimë në praktikat dhe trashëgiminë njerëzore puniste. “PS” është vetëm një etiketë që qëndron mbi partinë e Ramës aksioner me miliarderët e të fortët. Dhe së fundmi, “PS” është vetëm një etiketë që nuk ka asnjë lidhje me PS dhe për pak kohë do të duhet të qëndrojë formalisht mbi Partinë e 99-shave.
II. Rama “varrmihësi” i PS
1. Rama ka tërësisht meritën për ta “varrosur” Partinë Socialiste, gjë që me mburrje e pranon edhe vetë kur deklaron se aktualisht kjo nuk është më dhe nuk mund të jetë më ajo parti që ai ka gjetur në vitin 2005, por një parti tjetër, e cila drejtohet tërësisht nga ai dhe klientela e tij.
2. Ramës ia ka njohur për herë të parë aftësinë dhe kapacitetin për të “varrosur” Partinë Socialiste At Zef Pllumi kur i habitur pasi ka marrë vesh pranimin prej tij të postit të kryetarit të PSSH më 2005-n, i ka thënë: “Çuditem shumë që ti mund të ishe kryetar i PSSH, por më vjen shumë mirë që ti, duke qenë në krye të saj, je njeriu më i përshtatshëm për ta varrosur atë”.
III.Partia e Ramës, kthim në identitetin e trashëgimisë puniste, miliardere financiarisht dhe 99-she moralisht…
1.Rama vuan nga kompleksi i inferioritetit për shkak të paaftësisë të shumëfishtë, mungesë formimi dhe bagazhi politik, mungesë formimi ligjor e kushtetues, mungesë formimi dhe kapaciteti për çështjet ekonomike, mungesë bagazhi dhe njohurish për çështjet diplomatike e rajonale, mungesë vullneti e aftësish për të ndërtuar shtetin ligjor dhe respektuar ligjet e Kushtetutën, mungesë njohurish dhe orientimi për ndërtimin e administratës publike dhe trajtimin e burimeve njerëzore sipas parimeve të meritës. Rama ka urrejtje ndaj njerëzve të dijes e atyre me integritet, adhurim ndaj të paaftëve e atyre më dobësi morale dhe frikë e nënshtrim ndaj të “fortëve” e të pasurve.
2. Rama ka synuar që ditën e parë që ka futur këmbët në PS realizimin e skenarit të një partie klienteliste, pa statut, pa program dhe pa organizim partiak, dhe mbi këtë bazë po ndërton një parti autoritare ku askush nuk mendon, gjykon apo reflekton dhe përjashtohet nëse debaton apo reagon.
3. Rama po ndërton një parti bazuar në tri parime: i) në aspektin ideologjik, ndërtim i një partie që rikthehet në identitetin e praktikave, trashëgimisë dhe trashëgimtarëve të periudhës puniste; ii) në aspektin ekonomik e financiar, ndërtim i një partie me një klientelë të pasur aksionere me Ramën të krijuar gjatë periudhës që ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës apo që janë sjellë gjatë tetë viteve me detyrimin për të bashkëndarë me të aksionet apo financuar projektin e tij personal; dhe iii) në aspektin ekzekutiv e viziv, ndërtim i një partie me bazë ish-organizatën “Mjaft” dhe Partinë G99 në konflikt moral me Partinë Socialiste dhe të majtën në tërësi, duke synuar t’i ndërrojë deri ngjyrën rozë në ngjyrë vjollcë-pink, dhe pas zgjedhjeve edhe emrin.
IV. Partia e Ramës: “Shtylla” neopuniste….
Rama ka vendosur në themel të rilindjes së saj shtyllën puniste. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që pas 22 vjetësh kjo parti do të jetë në koalicion me tri partitë puniste shqiptare që kanë si bazë ideologjike marksizëm-leninizmin dhe praktikën 50-vjeçare të punizmit. Nuk ka shpjegim tjetër përse duke filluar nga viti 2009 po forcohet roli dhe po rritet në mënyrë disproporcionale prezenca e trashëgimtarëve punistë. Nuk mund të gjendet shpjegim tjetër për të shpjeguar mbytjen e frymës së debatit dhe eliminimin e demokracisë së brendshme nëse aplikohet fryma puniste e përjashtimeve, spastrimeve dhe e shpalljes tradhtarë e armiq të partisë. Kjo e gjitha ka një shpjegim: Ramën e kanë bindur dhe, për rrjedhojë, beson te “strategjia e Katovicës”, te forca elektorale e rrjetit dhe lidhjeve të “ish-perandorisë puniste” dhe në faktin se partia e tij mund të mbetet partia më e madhe në vend nëse ruhet skeleti 50-vjeçar punist. Këtë rilindje neopuniste Rama po e realizon me vendosmërinë e një përfaqësuesi të denjë të kësaj trashëgimie. Pjesëtarët e këtij grupimi janë të rëndësishëm në aspektin e mbështetjes elektorale dhe përfaqësimit kuvendor, por jo në aspektin e drejtimit ekzekutiv.
V. Partia e Ramës: “Shtylla” miliardere….
Rama ka arritur në katër vjet që partia e tij të ketë deputetët më të pasur në Parlamentin shqiptar, po t’u referohemi deklaratave të pasurisë. Askush nuk është kundër të pasurve dhe biznesmenëve dhe, natyrisht, në një vend demokratik secili ka të drejtë të zgjidhet deputet, të pasurohet dhe të jetë biznesmen. Në rastin e Partisë së Ramës kjo është një çështje sa morale, aq dhe politike. Së pari, shumica e këtyre personazheve (jo të gjithë) e kanë krijuar pasurinë e tyre përmes biznesit të ndërtimeve. Së dyti, një pjesë e tyre e kanë krijuar këtë pasuri gjatë periudhës kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës; dhe në vijim (kur Rama humbi Bashkinë e Tiranës) një pjesë e tyre kanë vazhduar të rrisin pasurinë përmes ndërtimeve apo fitimit të punëve publike në bashkitë ku drejton PS, por gjithnjë me miratimin e Ramës. Kjo “elitë kaviar” përfaqësohet, mbështetet e drejtohet politikisht nga Rama. Fatkeqësisht edhe një pjesë e kryetarëve të bashkive kryesore kanë filluar të ndjekin modelin e Ramës. Publiku percepton se shumë personazhe nga biznesi po “veshin mburojë politike”, kurse disa personazhe politike, kryesisht me fuqi ekzekutive, po “armatosen financiarisht”. Përmes këtij grupimi, Rama kontrollon financiarisht e politikisht partinë e tij në formën e një “sulltanati qendror” me disa “bejlerë rajonalë” dhe “agallarë lokalë”. Përmes këtij sistemi sigurohet mbështetja financiare për të gjitha veprimet radikale, mbështetja financiare për klientelën mediatike, por edhe për të sulmuar apo margjinalizuar çdo kundërshtar të Ramës. Ky grupim nuk është përfaqësues i elektoratit të majtë, i cili përgjithësisht përfaqësohet nga shtresa me të ardhura të ulëta e të mesme, ndonëse ky grupim përmes fuqisë financiare përpiqet të krijojë “entitet elektoral” në partinë e Ramës. Kjo ka shkaktuar “krizën e identitetit” të Partisë së Ramës që pas pak viteve do të çojë në fragmentim apo në rrudhje e shpërbërje të saj. Pjesëtarët e këtij grupimi kanë pak influencë në aspektin elektoral, janë jo shumë aktivë dhe as u kërkohet veprim kuvendor dhe (do të) kompensohen për kontributin e tyre përmes privilegjimit në marrëdhëniet me buxhetin dhe punët publike në nivel qendror e lokal. Përgjithësisht Rama nuk i llogarit pjesëtarët e këtij grupimi si anëtarë të ekipit të tij qeverisës.
VI. Partia e Ramës: “Shtylla” mjaftiste dhe 99-she….
Rama, në rolin e kryemjaftistit, e nisi projektin e tij për të ardhur në krye të PS me organizatën “Mjaft”, e cila dihet botërisht se ka dhënë një kontribut të “vyer” për ta çuar PS në opozitë në zgjedhjet e vitit 2005. Kjo organizatë u transformua nga Rama në Partinë politike G99, me synimin e vetëm “eliminimin politik” të LSI-së në zgjedhjet e vitit 2009. Në amalgamën ish-Mjaft, G99-a dhe “kamaradë të Ramës”: i) shumica (jo të gjithë) janë me formim të dyshimtë universitar; i) janë agresivë në media e në sulmet në rrjetet sociale të internetit; iii) disa prej tyre janë me lidhje direkte apo indirekte nepotike me familjet e larta të ish-nomenklaturës komuniste; iv) jo pak të tjerë janë pjesëtarë/aktivistë të grupimeve me “orientime të ndryshme seksuale”; v) dhe një pjesë e konsiderueshme janë konsumatorë të lëndëve qejfndjellëse. Rama, si një përfaqësues i denjë i këtij grupimi, është jo vetëm drejtuesi i tyre shpirtëror, por edhe sponsorizuesi i tyre politik e financiar i aktiviteteve të tyre. Ky grupim rezulton një mjet në duart e Ramës, që përdoret agresivisht për të sulmuar armiq të “vjetër” dhe të “rinj” të Ramës. Një grupim me të cilin Rama ndihet mirë sepse ata janë të vetmit që e konsiderojnë më të “gjatin mendërisht” dhe e pranojnë si misionar dhe me të cilët Rama mund të sillet pa asnjë lloj ndrojtjeje, ashtu siç është në realitet. Midis personazheve të këtij grupimi ka një konkurrim e xhelozi naive, të cilat i nxit dhe kontrollon vetë Rama. Përfaqësuesit e këtij grupimi i duhen Ramës për gjithçka dhe vetëm me këta synon të ndërtojë Ekzekutivin e ardhshëm dhe të sigurojë shumicën në Grupin Kuvendor të partisë së tij.
VII. Në vend të një përfundimi
Rama, përfaqësuesi i denjë i të tria “shtyllave”, është kryetar i PR. Socialistëve të ndershëm u mbetet vetëm të reflektojnë sa nuk është vonë… Jam i sigurt që ata do të fillojnë të revoltohen dhe rebelohen pas humbjes më 2013-n…, që do të pasohet nga ndërrimi i emrit të partisë së Ramës, që formalisht mban etiketën “PS”… Do të jetë vonë, por më mirë vonë se kurrë…

panorama


--

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24435


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>