Spango me fiq
Edison Ypi
Listat për deputetë Edi Rama vet i harton, vet i firmos, vet i vulos. Shumë mirë bën. Se Edi Rama për të bërë listat nuk do pyesi ata që mbanedison ypi rrotull. Ata që mban rrotull Edi Ramës i duhen për tjetër gjë, jo për të bërë lista. Por kjo nuk do të thotë se ndonjë si unë nuk mund ti japë Edi Ramës ndonjë këshillë. Me të vetmin qëllim të lartë; Që rrotacioni të ndodhë, pluralizmi të funksionojë, Partia Socialiste të vijë në pushtet, Edi Rama të mbetet në politikë.
Në zbatim të sistemit zgjedhor proporcional, dihet kë do vërë Edi Rama në krye të listave; Ata që në legjislaturën e ardhëshme i duhen patjetër deputetë. Që janë të vjetërit, parellinjtë, nomenklaturistët, çunat e oficerave, nostalgjikët, komsomolasit etj. Dhe në fund të listave emrat që edhe po su bënë deputetë Ramës si prishet ndonjë punë, që janë, të rinjtë, fukarenjtë, femrat etj.
Një princip i tillë i të bërit listë deputetësh ky, që duket qartaz se është i gabuar për të arritur fitore.
Sepse, emrat në krye të listës, duke e pasur të sigurtë fitoren, po nisën të japin gjatë fushatës ndonjë kontribut elektoral do tu duket vetja si hyzmeqarë të atyre të parëndësishmëve të fundit të listës, dhe të ndodhur në këto pozita deri ditën e zgjedhjeve vetvetiu do ja kërrcasin gjumit mbi dafina.
Me zero shpresë për tu bërë deputetë edhe si emra edhe si renditje liste, po ashtu gjumit do tja fusin edhe emrat në fund të listës, mbetur të pamotivuar në mëshirë të Allahut në mes të shkretëtirës pasi i kanë pirë të gjitha rezervat e ujit.
E ndërtuar në këtë mënyrë, me vetëm pak emra plotësisht të sigurtë dhe të gjithë të tjerët aspak të sigurtë, lista e Ramës do jetë një listë të pamotivuarish që presin duarlidhur me sytë nga qielli ti votojë populli pa asnjë hapësirë për iniciativë, pa përveshje llërësh, pa asnjë hov, asnjë inspirim, pra një listë humbëse.
Por me pak guxim, fantazi, dhe pak aventurë, mjete këto që për Edi Ramën nuk është se janë të panjohura, ky rrezik mund të evitohet. Kjo mund të arrihet duke vënë në zbatim sugjerimin tim prej të cilit Edi Ramës dhe Partisë Socialiste do ti vinin të mira të mëdha.
Ideja është e thjeshtë.
Përfytyro Ramën si një nga ata djemtë e fshatrave që dalin anës udhës duke mbajtur në njërën dorë një spango me fiq të thatë që varet teposhtë, me dorën tjetër duke ftuar blerësit. Çfarë duhet të bëjë Rama është ti ndërrojë duart. Me dorën që grishte blerësit të kapi spangon e vargut të fiqve të thatë nga poshtë dhe ta ngrerë lart. Me dorën që mbante spangon të ftojë kalimtarët tja blejnë fiqtë e thatë. Në këtë mënyrë, spangoja bashkë me fiqtë e thatë do përmbysen. Fiku i fundit do bëhet fik i parë, fiku i parë do bëhet fik i fundit. I vetmi fik i thatë që nuk do çvendoset por vetëm do rrotullohet do jetë fiku i mesit.
Konkretisht,
Majko të vihet në fund të listës së Korçës. Aty ku Edi Ramës ja merr mendja se është kufiri nën të cilin Partia Socialiste nuk bie. Në këto rrethana paksa të sikletshme për Majkon të cilit do ti bjerë të jetë i 10-i në listë, do ti vijë pakëz thartë. Por kur ta mbledhi veten dhe të kuptojë se kjo ndërkallje emrash të listës së Korçës nuk është llomotitje nga ato që Majkua bën rëndom para kamerave por urdhër i Kryetarit, do ta mbledhi veten dhe do ti futet menjëherë punës. Me pamje prej babaxhani populist, shpinën pakëz të kërrusur nga pesha e halleve të popullit për të cilin popull jep dhe jetën po të jetë nevoja, pallto gub si pallto byroisti që po vete mendueshëm në mbledhjen ku do vendoset për pushkatimin e shokëve, do niset Majkua nëpër fshatrat e Mokrës ku ka goxha reputacion. Atje, duke ua ngritur gorarëve mishin kokërr me retorikë bullgare do ti bindi banorët e Lozhanit dhe të Strelcës të votojnë për Partinë Socialiste. Kjo punë do ta mbushi Majkon me krenari se do ti heqë mallin e leximit të librave të kurvit për udhëheqsin që duhet të jetë i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime etj. etj.
Nga ana tjetër, pasi lista të jetë blinduar nga poshtë me shule Majkon, betonimi i kreut të listës nga lart me një emër sa dinjitoz dhe energjik të bëhet me Olta Xhaçkën. Olta, e gjendur befas në krye të listës, do lumturohet aq tepër nga kjo e papritur që i erdhi si rrufe në qiell të kaltër, sa edhe ajo njësoj si Majkua do ti futet menjëherë punës sqaruese dhe bindëse me elektoratin fshat-më-fshat duke nisur nga Belortaja, Plasa, Pojani, Kreshpanji i fasuleve kokërrmëdhaja, Zvezda, e me rradhë.
Në këtë mënyrë kjo listë nga e vdekur gjallërohet menjëherë.
Po ashtu në Shkodër. Ku në krye të listës të vihet urgjent ajo që e meriton; Keti Bazhdari. Me të marrë vesh këtë renditje të re të emrave të listës Keti, kjo kometë qiellore që të përndjekurve ju faneps papritur mbi qiellin e tyre të zi për tu ndriçuar udhën e skëterrshme, me të gjitha energjitë dhe mundësitë e veta do ti futet menjëherë punës në favor të një fitoreje sa më të thellë të Partisë Socialiste në Shkodër. Tingëllon pak si paradoks që një e përndjekur në shtëpinë e së cilës kur ishte e vogël po të dëgjojë Radio Tiranën haje shpullë. Po hajt mo, nuk mund të mos e respektojmë zgjedhjen politike të një intelektualeje sa biznesmene dhe bukuroshe si Keti Bazhdari. Pra në krye të listës së Shkodrës Keti Bazhdari. Në fund të asaj liste, ai të cilit fundi i përket, Tom Doshi. Kur ta marri vesh këtë haber, Toma do përjetojë një rrënqethje të paprovuar kurrë më parë, një shock elektrostatik 220 mijë volt. Që do vazhdojë vetëm një çast pa asnjë rrezik për jetën e Tomës. Me të marrë veten nga çudia e çastit Toma do ti futet menjëherë hesapeve. Se puna e Tomës hesapet janë. Pasi ti bëjë hesapet, Toma do bindet përfundimisht se emri i tij në fund të listës së Shkodrës nuk është aspak si i vajti mendja për ters në fillim, në të mirë të Keti Bazhdarit, por në të mirë të vitalizimit të krejt listës, që të vihen të gjithë në lëvizje për të dhënë ndonjë kontribut e të mos bien në vetkënaqësi mikroborgjeze, por sidomos në të mirë të vet Tomës i cili nga një Parti Socialiste në opozitë ska më çpret.
Nëqoftëse për ata që thelbet e mesazheve i kapin me vështirësi këta dy shembuj nuk mjaftojnë, ja dhe një i tretë.
Që Edi Rama ta vëri emrin e vet në krye të listës së Tiranës, është më e sigurtë se kakarisja e gjelit në mëngjez. Ama në vend të dytë të verë patjetër atë që e meriton, Milena Hariton. Milena, si shkencëtare dhe denbabaden qytetare që është, do kuptojë menjëherë efektin çudibërës të kësaj lëvizje të beftë, dhe sakaq do ti futet punës bindëse me elektoratin kryeqytetas.
Në fund të listës së Tiranës, e kush tjetër nëse jo ai që e ka më të sigurtë se kushdo tjetër bërjen deputet, Taulant Balla. Me gjithato akuza që ka bërë për qeverinë dhe gjithatë nam që ka fituar Balla në popull, populli kurvist i Tiranës do hajë dhe me dhëmbë derisa ta bëjë Taulantin deputet. Dhe po u bë deputet i fundit fik i spangos, vetvetiu do bëhen deputetë gjithë të tjerët.
Ky ishte sugjerimi. Dhe këta ishin shembujt. Unë timen e bëra. Nga Rama nuk pres falenderim të drejtpërdrejtë. Dua falenderim të tërthortë përmes zbatimit të këtij sugjerimi shpëtimtar. Të cilin, po nuk e zbatoi, pak më vonë, do ti ngrenë një këngë, vargu i fundit i së cilës do jetë,
Fiqtë i hëngre, spangon e pështy
http://www.mapo.al/2013/03/04/spango-me-fiq/