Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24441

Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mënyrat e parandalimit

$
0
0
Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mënyrat e parandalimit

Anemi nga mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë me qelizë të vogël. Kjo sëmundje ka disa shkaqe, që janë të lidhura të gjitha me mangësi të hekurit në trup, por kjo mangësi ndodh nga një sërë faktorësh.

Hekuri mund të ulet nga:

Humbja e tepërt (për shembull nga hemorragji të gjata).

Zvogëlim i marrjes së hekurit (dietat e këqija, përdorimin kronik të alkoolit).

Absorbim i zvogëluar nga zorra apo nga palca e eshtrave.

Nevojë e rritur për hekur nga trupi (për shembull tek gratë, hekuri më shumë është i nevojshëm gjatë menstruacioneve për shkak të humbjes së gjakut, por anemi është parë më shumë në gratë me hypermenorrhe, që është një menstruacion me një sasi të lartë të gjakut)

Simptomat e anemive

Simptomat më të shpeshta të çdo lloj anemie janë:

- Zverdhje: ngjyra e verdhë e lëkurës që shkaktohet nga numri i ulët i qelizave të kuqe të gjakut

- Lodhje

- Dobësi

- Dispne (vështirësi në frymëmarrje)

Simptomat më specifike të Anemisë nga mangësia e hekurit janë:

-Pika ose “Pica” ne anglisht (Pika është një gjendje psikologjike, në të cilin pacienti është i orientuar në ngrënien e gjithçkaje, ushqime sidomos jo organike, si druri, hekuri, etj…)

- Pagofagia (Një pacient i cili ka nevojë për të ngrënë Akullore!)

- Kapsllëk

- Përgjumje

- Tinitus (dëgjimit të tingujve që nuk ekzistojnë)

- Palpitacione (ndjenja e rrahjeve të zemrës brenda në gjoks)

-Alopecia (humbja e flokëve)

- Lipotimia (Rënie të fikëti)

Gjithashtu, kjo lloj anemie është e lidhur me sindromën Plummer-Vinson, një çrregullim në të cilin është e pranishme disfagjia, anemia nga mungesa e hekurit dhe një rrjetëzim esofageal. Kjo është një sindromë e rrallë e cila prek gratë, kryesisht të bardha. Për diagnostikimin e anemisë me mangësi hekuri, testi i laboratorit duhet të tregojë një rënie të Ferritinës, Hemoglobinës, MCV, dhe një rritje të TIBC, transferrinës, RDW. Matjet laboratorike ndryshojnë me radhë. Më parë bie Ferritina, më pas bie sasia e hekurit të lirë në gjak. Pas këtyre, transferrina nuk mund të lidhet me hekurin, dhe është rritur, dhe parametri i fundit që ndryshon është dimensioni i qelizave të kuqe të gjakut, që ulet dhe qeliza bëhet “microcitike”. Gjithashtu, mjeku ka për të parë për simptomat tipike dhe të bëjë një ndarje të rëndësishme midis anemisë me mangësi hekuri, dhe talasemisë, për shkak të rezultateve të njëjta në laborator.

Trajtimi i anemisë

Para së gjithash duhet të trajtohet shkaku i anemisë, që mund të jetë një gjakderdhje, ose një menstruacion i zgjatur tek femrat. Në qoftë se është gjetur shkak nga mjeku, suplemente hekuri duhen filluar. Nëse shkaku është mangësi hekuri në dietë, hekur shtesë, zakonisht hekur (II) sulfat, gluconat, duhen filluar për te korrigjuar aneminë. Anemia me mangësi hekuri është zakonisht një sëmundje e shërueshme, dhe shenjat dhe simptomat zhduken pas trajtimit të duhur. Por, mjeku duhet të jetë shumë i kujdesshëm në lidhje me shkakun e kësaj lloj anemie. Siç kemi thënë, shkaku mund të jetë nga një ushqim thjeshtë i keq, por edhe një hemorragji e rëndë, deri tek një kancer që është duke shkaktuar gjakderdhje!

Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=44985

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24441


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>