Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi, gjatë viteve 1923-1924 kanë themeluar në Izmir, Shoqatën për Kulturë dhe Bashkim të të shpërngulurve shqiptarë si dhe degën e Shoqatës "Çamëria".
Në takimin, ku merrnin pjesë qindra shqiptarë të Çamërisë, të vendosur me banim në qytetin e Izmirit merrte pjesë edhe kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi, Kryetari i Shoqatës Çamëria, njëkohësisht zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, zoti Ardian Tana, etj.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e Çamërisë, të cilët takohen pas 90 vjetësh, e kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, zakonet dhe kulturën. Ai theksoi se ky takim dhe krijimi i degës së shoqatës Çamëria në një qytet si Izmiri në Turqi, ku jetojnë mijëra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre është një hap drejt bashkimit të shqiptarëve, jo vetëm të Çamërisë për të ruajtur vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar.
Gjyshi im ja kaloi të drejtën babait tim, i cili ishte 2-vjeç kur erdhi në Shqipëri. Amanetin babai im ma ka kaluar mua bashkë me shokët e mi, e unë jam i bindur që të gjithë bashkë këtë amanet të fortë, mbi të cilin punohet e ndërtohet çdo ditë dhe që ka të bëj me identitetin tonë, me të drejtat e njeriut, me mënyrën më paqësore që ne e shohim njëri-tjetrin do të jetë amaneti i bashkimit dhe jo përçarjes. Unë jam i bindur që me ndihmën e miqve tanë, ne do të jemi qytetarë të një amaneti të realizuar. Së bashku me kryetarin e shoqatës Çamëria, njëkohësisht edhe zv/ministër i arsimit të Shqipërisë , ne kemi qenë vazhdimisht aktiv edhe në parlamentin shqiptar që të kërkojmë që kudo, ku janë shqiptarët të kemi mundësi ta ruajmë gjuhën tonë, ta njohim kulturën, traditën. Edhe ne shqiptarët e çamërisë kemi mbijetuar falë një kulture dhe tradite të lashtë, e cila tregon që ne jemi një popull me rrënjë dhe një popull me rrënjë jo vetëm që nuk mund të zhduket, por rritet në mënyrë progresive duke shkuar drejt të drejtës së tij. Edhe në parlamentin shqiptar ne po punojmë për çështjen e çamërisë. Ne kemi bërë gati një rezolutë ku parlamenti do të shprehet, për nevojën historike të munguar për të drejtat e shqiptarëve të çamërisë, por siç e thashë flamuri jonë janë të drejtat e njeriut dhe ne jemi gati të vendosemi në krah të çdo etnie dhe kombi që mbron këtë flamur, tha Idrizi./shekulli