Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

“nevoja e një lidhje të re në prizëren”

$
0
0
“NEVOJA E NJË LIDHJE TË RE NË PRIZËREN”
(Intervistë me kryetarin e Lëvizjes Rinore Shqipëtare, z. Marjon Gorica)

Në ditet e sotme ndeshemi me shumë organizata apo lëvizje të ndryshme, secilave prej të cilave ka programin e saj, mbeshtetet nga një subjekt i caktuar, por në fakt shume pak dëgjojme të flitet për rininë Shqipëtare dhe rolin që ajo duhet të luajë në shoqëri. LRSH ka ardhur me një ide ndryshe dhe me një mision të ri, bashkpunimin e rinisë Shqipëtare kudo që ata ndodhen. Për të mësuar se cfarë është në të vërtetë, cilët përfaqëson dhe cfarë programi ka kjo lëvizje e re z. M. Gorica na dha këtë mundësi me anën e kesaj interviste…


a) Atëherë z. Marjon mund të më thoni ju lutem se çfarë është “Lëvizja Rinore Shqipëtare”?

LRSH, nga vetë emri që ka është një Lëvizje rinore, e pavarur politikisht, e cila mundohet që të jetë sa më frytdhënëse për të gjithë të rinjtë Shqipëtarë. Lrsh funksionon duke u bazuar në një bord drejtuesish të cilët bëjnë një punë të pa lodhshme në bashkpunim me të gjithë aktivistët tanë, e jo vetëm. Funksioni i LRSH bazohet dhe në marrdhëniet me cdo qytetarë dhe me personalitete të ndryshëm të shoqërisë tonë.

b) Konkretisht, Cili është qëllimi i kësaj lëvizje, dhe a përfaqësohet cdo i ri Shqipëtar në të?
Duke parë që në vendin tonë mungojnë lëvizje të tilla të cilat nuk përfaqësojnë zërin e shoqërisë së sotme në mënyrë të drejtpërdrejt, por që në fakt përhapin mendime të politikës dhe kryejnë një punë të dobët ,vendosëm që të themelojmë këtë lëvizje. LRSH përfaqëson interesat e të gjithë rinisë dhe jo vetëm në Shqipëri, por dhe në treva të tjera shqipfolëse. Gjitësecili përfaqëson veten në LRSH dhe së bashku përfaqësojmë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ,duke bashkpunuar me të rinjtë e rajonit.
c) Sipas jush shoqëria rinore shqipëtare vuan, pra ka probleme që cënojnë pavarësinë dhe të drejtat e të rijëve?
Shoqëria Shqipëtare vuan nga një shumëllojshmëri fenomenesh të ndryshme të cilat cënojnë shumë gjëra tek cdo individ, prandaj këto problematika të shumta duhen shfaqur.

d) Mund të na jepni një shembull konkret lidhur me këtë që sapo thatë?
Shpesh herë si problematik të rinis shumë persona shfaqin përdorimin e lëndëve të dëmshme, si alkooli, duhani apo dhe lëndët narkotike, por ne harrojmë që në një shoqëri që mungon mënyra informuese është e pa mundur që kjo të ndalet. Mungesa e ambjenteve kulturor-informativ e bënë shoqërinë tonë të shkojë drejt një rruge të gabuar. Duke krijuar disa mjedise të tilla të rinjtë kualifikohen dhe trajnohen gje e cila mungon këtu, ndaj ne do punojmë në një pikë të tillë e cila parandalon dhe largimin e të rinjve nga përdorimi i substancave narkotike, si alkoolit apo dhe formimit jo normal të një shoqërie të pa emancipuar.
e) Lidhur me cfarë përmendët më lart z.Marion, duke qenë dhe në cilësinë e kryetarit të LRSH-së, mund të na paraqiani se cili është plani më i afërt i juaj dhe i Levizjes njëkohësisht?
Fillimisht nuk mund ta quaj veten kryetar pasi ne funksionojmë si bord drejtues dhe nuk mund ta cilësojmë të askujt si pronë të tijën lëvizjen sic bëjnë shumë OJF. Qëllimi ynë është promovimi i të rinjve. Përsa i përket një plani konkret, plani i cili unë dhe shumë të rinjë të tjerë kemi ndërmend dhe po bëjmë përpjekjet për të bërë të mundur realizimin e tij është krijimi i një asambleje rinore mbarshqipëtare në mënyrë që të bashkpunojmë me njëri tjetrin dhe të nxjerrim në pah cdo problem të të rinjve në trevat shqipfolëse në ballkan. Kjo është një nisëm që hapat e para ka filluar ti hedhë dhe siguroj që mbajtjen e parë të kësaj asambleje të cilën do ta quajmë "KUVENDI RINOR MBARSHQIPËTARË" do të realizohet në ambjentin ku para shumë vitesh u mbajt dhe “Lidhja e Prizrenit”.

f) Është kjo zgjedhje, pra qyteti i Prizërenit, një zgjedhje simbolike?
Sigurisht po. Vetë kjo ndërtes e lidhjes së Prizrenit u zgjodhë për shkak të historisë së vendit tonë, ajo është një nga objektet më të rëndësishëm të popullit shqipëtarë.

g) Dua të ndalësha sërisht te kjo nismë e Lrsh, me sa po kuptoj ju kërkoni të mbani një asamble mbarëkombëtare dhe gjithëpërfshirëse, por cila do të jetë tema e mbajtjes së kësaj asambleje?
Tema kryesore ka te bej me nxjerrjen ne pah te problemeve që kanë të rinjtë shqipëtarë dhe trajtimi i tyre në ato mjedise të rrethuar nga të huaj, të cilët kanë zaptuar territoret shqiptare, të cilat kështu janë përcaktuar nga historia e kaluar për vendin tonë. Është e nevojshme për të gjithë të mësojnë më tepër për problemet dhe mënyrën si duhet të veprojnë të rinjtë shqipëtarë në të tilla raste.
h) Doni të thoni që ju jeni me idenë e “Shqipërisë së Madhe”, ky është qëllimi i konventës?
Megjithëse sot ka shumë që flasin për bashkime territoriale, unë them jo, për mendimin tim ne bashkimin mund ta bëjm duke bashkpunuar e bashkvepruar së bashku, por është e pamundur që sot të ketë një bashkim territorial, lidhur me kushtet që Europa kërkon sot.

I) Ju po flisni për një nismë të madhe dhe tepër të rëndeësishme e cila padyshim kërkon dhe mbeshtetjen e institucioneve përkatëse kulturore shqipëtare apo dhe më gjërë, nuk e di nëse keni arritur ta fitoni këtë mbështetje për programin tuaj?
Deri tani institucionet shqipëtare nuk kanë dhënë një kontribut për këtë nisëm, ndërkohë që në cdo trev tjetër shumica e institucioneve janë të gatshëm të përkrahin këtë nisëm.
Në kosovë ka mjaftë të rinjë që bashkpunojnë me ne, por jo pjesë e LRSH, të gjithë do të jemi pjesë e një kongresi rinor të quajtur sic e thash dhe më lartë "KUVENDI RINOR MBARSHQIPËTARË".
i) Atëherë dua tju uroj të keni sukses në nismën tuaj. Dhe duke ju falenderuar, më lejoni ta mbyllim këtë intervistë me një mesazh nga ju adresuar rinisë shqipëtare?
E gjithë rinia shqipëtare duhet të bëj zgjedhjen e duhur dhe mos të bjeri preh e atyre subjekteve politike të cilat i përdorin në fushata elektorale dhe me pas i hedhin në rrugë. Të gjithë së bashku për ta bër Shqipërinë si një vend që aspiron integritetin Europian. Këtu duhet të egzistojë shoqëria civile si cdo kund tjetër në Europë.
(Pregatiti intervistën: Donald Bezhani)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370