26 Shkurt 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip
mish-dyqan-320x244Pak ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguroi konsumatorët shqiptarë se mishi që përdorin është nën kontroll, duke përjashtuar mundësinë e përdorimit të hormoneve për rritjen artificiale të kafshëve.
Por ajo që ndodh në të vërtetë në farmacitë veterinare në rrethe të ndryshme të vendit, provon të kundërtën. Përmes kamerave të fshehta, Top Channel ka mundur të zbulojë se hormoni Boldemec mund të blihet lehtësisht në farmacitë veterinare të Shkodrës, me qëllimin për tiu dhënë kafshëve që më pas përdoren për ushqim për njerëzit. Përveç Shkodrës, hormonin Boldemec mund ta sigurosh fare lehtë edhe në qytetin e Elbasanit, megjithëse Drejtoria e Doganave thotë se nuk rezulton që hormoni Boldemec të ketë hyrë brenda vendit.
Në fletën shoqëruese të këtij medikamenti thuhet qartë se nuk është i destinuar të përdoret për kafshë që do të theren për konsum human, ose të paktën kafsha nuk duhet të theret deri në 42 ditë pas përdorimit. Veterinerët kanë lëshuar alarmin se nëse konsumohet mishi i kafshës që i është injektuar kjo substancë, mund të shkaktohet rritje e kolesterolit në gjak deri në kancer të mëlçisë.
Dihet që hormonet e tepërta sjellin sëmundje të kancerit të mëlçisë, japin rritje të kolesterolit në gjak dhe njëkohësisht duke prishur balancën hormonale më pas bëhen shkak për fenomene negative në organizmin e njeriut, thotë veterineri Arben Qafzezi.
Ky hormon e ka zanafillën që në vitin 1930 në botë dhe përdoret për qentë apo kuajt për të rritur peshën e tyre muskulare dhe rrit performancën e kafshës. Vendet e Bashkimit Evropian kanë ndaluar prej vitesh përdorimin e këtij hormoni të rrezikshëm. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Shqipëria përmes dy vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë, një në vitin 2006 dhe një tjetër vendim në vitin 2011. Por fakti se kushdo mund të shkojë në farmacitë veterinare dhe të blejë këtë hormon ngre pikëpyetjen: Sa të sigurta janë produktet që konsumojmë, pavarësisht vendimeve që merren nga autoritet shtetërore.
26 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)