Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

“Penisin e humba kur isha 6 vjeç, por tani dua të bëj seks”

$
0
0
“Penisin e humba kur isha 6 vjeç, por tani dua të bëj seks”

Postuar në: Soft | Me: 25/02/2013

Një britanik, që e humbi penisin e tij kur ishte gjashtë vjeç, në një aksident, tani shpreson se do jetë në gjendje që të bëjë seks. Mohammed, 40 vjeç, nga Edinburgu, u shty në rrugë kur ishte fëmijë dhe një makinë të tërhoqi zvarrë duke i dëmtuar rëndë penisin dhe kofshët. Penisi u shkatërrua bashkë me testikulin e majtë. Atë të djathtin ai as nuk e sheh dhe as nuk e ndjen.

Në atë kohë kaloi mbi 100 operacione dhe mjekët i morën lëkurë nga këmba dhe i ndërtuan një penis të ri, të cilin ai e përshkruan thjesht si një tub për të urinuar. Por ai është martuar prej tre vitesh me një grua nga Pakistani dhe kërkon që të bëjë seks. Ai thotë se gruaja e tij nuk e nxit në këtë drejtim, por është ai që kërkon të bëjë seks. Penisi i tij 6 centimetër nuk ngrihet dhe ai nuk prodhon spermë.

Për fatin e mirë, ai ka takuar një nga kirurgët më të mirë në botë për penisët, Nim Christopher. Me anë të tre operacioneve, ai do mund të bëjë seks. Operacioni i parë ka përfunduar dhe mjekët i kanë marrë lëkurë nga parakrahu për të krijuar një penis të ri, që është ngjitur gjatë operacionit prej 11 orësh. Christopher i ka gjetur po ashtu edhe testikulin që ai mendonte se nuk e kishte, çka do të thotë se do jetë fertil. Tani ai pret edhe dy operacionet e tjera dhe është me shpresë se një ditë do arrijë të bëjë seks dhe fëmijë.

fotot ktu,

http://www.kombetare.al/penisin-e-hu...a-te-bej-seks/

lol

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>