Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Tiranë: Inagurohet projekti i Regjistrit Dixhital Noterial

$
0
0
Inagurohet projekti i Regjistrit Dixhital Noterial, Berisha: Konsolidon trasparencën në fushën e drejtësisë

Paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u inagurua projekti i Regjistrit Dixhital Noterial, e-Noteria. Sipas Kryeministrit Sali Berisha download (17)ky project do të konsolidojë trasparencën në fushën e drejtësisë. “Ministri Halimi e nisi dixhitalizimin e drejtësisë me vendosmëri të madhe. Kjo ministri qëndron në krye të agjencive për sukseset e saj në fushën dixhitale. Këto arritje do të kenë një ndikim të madh afatgjatë në këtë sistem jetik për funksionimin e shtetit ligjor. Transparenca është bërë gjithnjë e më shumë një kusht i domosdoshëm i veprimtarisë sonë. Në çdo hap, nëse shoqërohet nga transparenca, kemi sigurinë më të madhe që konsolidohet nga një kod etik pune. Jemi dëshmitarë të vendosmërisë së zyrës së noterëve për të përqafuar sistemet e reja të transparencës”, tha Berisha.
Sistemi i Regjistrit Noterial Shqiptar është një financim i buxhetit të shtetit me vlerë 34,238,904 lekë, me anë të të cilit do të bëhet i mundur regjistrimi i akteve dhe veprimeve noteriale në një sistem qendror dhe kombëtar. RNSH do të jetë online 24 orë dhe në çdo moment mund të kryen veprime dhe të shikohen të dhëna. Sistemi është në formën e arkivës dixhitale, ku secili aktor pjesëmarrës do të ketë të drejta dhe nivelin e sigurisë përkatës.

MAPO

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>