Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Kishë gjigande në vendin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc

$
0
0
Një kishë do të ngritet pranë Liqenit të Smilkovcit në periferi të Shkupit, në vendin ku u vranë katër të rinjtë maqedonas në prillin e vitit të kaluar, informon agjencia e lajmeve INA.
Këshilli organizativ tashmë ka paralajmëruar se të shtunën do të vendoset gurthemeli për ngritjen e kishës në shenjë përkujtimi për katër viktimat që u vranë, ku do të jetë i pranishëm kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefani.
Nisma për ndërtimin e kishës është bërë nga bashkësitë lokale të fshatrave Stajkovc, Smilkovc, Creshevë dhe Viniçe të komunës së Gazi Babës së Shkupit. Kisha do të të jetë në vendin ku u krye masakra e vrasjes, vetëm disa metra larg autostradës Shkup - Tetovë. Kisha siç bëhet e ditur do të ketë një sipërfaqe prej 150 metra katror, me një hapësirë parku prej 6 mijë metrash katror, ndërsa rreth kishës do të jetë një këmbanë, një kryq gjigand, si dh peshë pisha gjigandë në shenjë përkujtimi për pesë viktimat që u vranë në natën e 12 prillit të vitit të kaluar.
Toka ku po planifikohet ndërtimi i kishës është në koncesion të një familje shqiptare nga Shkupi, me ç`rast njëri nga pjesëtarët e kësaj familje, Fejzi Aziri, është në grupin e të akuzuarëve për vrasjen. Aziri kishte marrë tokën me koncesion nga shteti për 30 vite, mirëpo menjëherë pas vrasjes së pesëfishtë kjo tokë i`u konfiskua nga shteti.
Projekti është përpunuar nga kompania ndërtimore Zhikoll, ndërsa nismëtarët kanë theksuar se kanë përfituar shumë donatorë për realizimin e tij. Deri tani nuk konfirmohet se prapa projektit a qëndron ndonjë institucion apo ndonjë subjekt politik, me ç`rast jozyrtarisht bëhet e ditur për përkrahjen e dhënë nga komuna e Gazi Babës, që drejtohet nga VMRO-DPMNE.
Lidhur me vrasjen e pesëfisht në Smilkovc po zhvillohet një proces gjyqësor, ku të akuzuar nga prokuroria maqedonase janë gjashtë shqiptarë, të cilët kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre, duke u deklaruar se kanë dëshmi për pafajësinë e tyre./BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>