Nipi i Ali Demit rrëfen jetën e Heroit të Popullit që u vra në moshën 25 vjeçare
Diplomati Luan Rama sjell biografinë për Heroin e Popullit, Ali Demi
![Emri: Ali-Demi.A-200x300.jpg
Shikime: 247
Madhësia: 19.6 KB]()
Diplomati Luan Rama sjell biografinë për Heroin e Popullit, Ali Demi. Rama, që është edhe nipi i Ali Demit, ka botuar librin me titull PRANVERA DY HAPA PRANË i dedikohet tërësisht Heroit të Popullit. Ali Demi lindi në Filat të Çamërisë më 18 janar të vitit 1918, ku mbaroi dhe shkollën fillore. Në vitin 1927, biri i Ahmet Luçe Demit dhe i Nazo Xhafos, me një bursë studimi shkon në konviktin Çamëria të Sarandës, ku kishin filluar të shkonin fëmijë çamë për të mësuar në gjuhën amëtare. Në vitin 1932 hyn në Gjimnazin e Gjirokastrës ku qëndroi rreth katër vjet. Aty dhe lexon librat e parë progresistë të kohës. Organizon shoqatën Skënderbeu dhe pastaj Qepa, duke drejtuar dhe një gazetë me të njëjtin titull. Pas ngjarjeve të kryengritjes antizogiste të Fierit, një vit më vonë bashkë me shokun e tij të ngushtë Themo Vasi dhe kushëririn e tij Njazi Demi organizon revoltën e nxënësve për kushtet e këqia të jetesës, por Ministria e Arsimit i përjashton që të tre nga shkolla, bashkë me disa shokët të tjerë. Ali Demi vjen në Tiranë dhe regjistrohet në gjimnazin e Tiranës, ku menjëherë njihet me Qemal Stafën, Vasil Shanton dhe bëhet anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës. Me mbarimin e studimeve fillon punën si punonjës provizor në Post-Telegrafën e Tiranës, ku drejton një nga celulat e para komuniste. Në prag të themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare dhe bashkimit të grupeve komuniste kryeson një grup për përgatitjen e Konferencës së Grupeve Komuniste, nga e cila u themelua P. K. SH. në shtëpinë e mikut të tij Xhemal Cani. Eshtë një nga 200 komunistët e parë dhe vazhdon të drejtojë një celulë trojka të përbërë gjithnjë nga tre veta. Organizon një protestë të punëtorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Postë Telegrafës në Tiranë dhe bie në sy të fashistëve italiane për veprimtarinë e tij antifashiste. Me fillimin e Luftës Italo-Greke angazhohet në batalionin shqiptar Tomorri dhe shkon në front, por qëllimi i tij është organizimi i sabotimit të kësaj lufte. Me këtë rast shkon në Filat ku takon prindërit dhe menjëherë lë frontin me një grup të madh shqiptarësh dhe kthehet në Tiranë, duke i fshehur armët në shtëpinë e Bije Vokshit. Në shkurt të vitit 1942 sjell familjen e tij nga Çamëria. Shtëpia nr. 66, në rrugën e Shëngjergjit të Tiranës kthehet në një nga bazat më të rëndësishme të luftës ilegale, ku zhvillohet Konferenca e Parë e Aktivit të P. K. SH. për Tiranën, bazë e përgatitjes dhe shpërndarjeve të trakteve e komunikatave të para të P.K.SH.-së. Është një nga organizatorët e manifestimit të madh antifashist në Tiranë në 7 prill të vitit 1942. Këtu bie përsëri në sy të spiunëve të Kuesturës. Në 18 prill të vitit 1942 arrestohet dhe torturohet. Autoritetet italiane kërkojnë ta internojnë menjëherë në kampet e tyre në ishujt e Italisë, por në bazë të hetimeve të tjera, duke parë rrezikshmërinë e tij, e mbajnë në Tiranë. Burgoset në burgun e Tiranës ku dënohet me 23 vjet burg. Me rastin e vrasjes së Perlat Rexhepit shkruan një poezi për të. Organizon grevën e urisë në burgun e Tiranës kundër internimit të komunistëve në ishujt e Italisë. Në shtator të vitit 1942 organizohet demonstrata e madhe e grave dhe e popullit të Tiranës para burgut, ku vritet dhe Mine Peza. Organizon hapjen e kanalit nga të burgosurit politikë dhe pas një tentative të dytë arratisjen e të burgosurve, e cila pas shumë përpjekjesh realizohet në 29 prill të vitit 1943. Një jetë e re fillon për të: si komisar i batalionit Çermenika ku merr pjesë në disa aksione. Gjatë dy muajve ndihmon për ngritjen e këshillave të reja nacional-çlirimtare në krahinat e Oparit dhe Zaranikut. Në gusht të vitit 1943, pas një udhëtimi të gjatë nga malet e Çermenikës nëpër Mallakastër, më së fundi mbërrin në Vlorë në kohën e vështirë të luftës dhe përçarjes si pasojë e fraksionit të Sadik Premtes. Caktohet sekretar organizativ dhe më pas sekretar politik i Komitetit të Partisë së Qarkut të Vlorës, një nga qarqet më të mëdha të luftës së Frontit Nacional-Çlirimtar. Më 19 dhjetor të vitit 1943, rrethohet nga ballistët e mbështetur nga forcat gjermane në një bazë të Kaninës së Vlorës, bashkë e dy shokë të tjerë, Pano Dhimgjoka dhe Dhimitër Mandro. Lufta vazhdon dhe të nesërmen. Pas vrasjes së Pano Dhimgjokës, ai çan rrethimin, fsheh shokun e tij të plagosur, por duke u larguar qëllohet për vdekje nga një mitraloz. Vritet në moshën 25 vjeçare. Në shkurt të vitit 1943 ishte krijuar çeta Çamëria, ndërsa në pranverë të vitit 1944, në Qeramicë, u formua Batalioni IV Ali Demi me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM), ku çamët luftojnë krahas partizanëve grekë, në kuadrin e ushtrisë çlirimtare greke. Në 5 korrik të vitit 1945, nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar shpallet Hero Kombëtar me motivacionin Udhëheqës dhe punëtor i palodhur, shëmbull heroizmi dhe abnegacioni të pashoqtë, gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ai u bë dhe mbeti një nga fytyrat më të shquara për brezat e sotme dhe të nesërme të Popullit shqiptar. Më pas dekorohet nga Presidumi i Kuvendit Popullor me dekoratat Urdhëri i Yllit partizan, Urdhërin e Flamurit, Medaljen e Çlirimit, Medaljen e trimërisë dhe Medaljen e Kujtimit. Në shtator të vitit 1945, eshtrat i tij merren në Kaninë dhe varrosen me ceremoni në varrezat e martirëve të qytetit të Vlorës, në prani të nënës së tij. Po ato ditë organizohej në Vlorë dhe Kongresi Antifashist Çam, ku ishte ftuar dhe nëna e Ali Demit. Emrin e Ali Demit e mbajnë shkolla të ndryshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe Vlorë si dhe institucione të ndryshme kombëtare. Një sërë bustesh janë ngritur në përkujtimin e veprës së tij.
(Fragment nga fundi i librit Pranvera dy hapa pranë)
Dita kur erdhën dhe lajmëruan për vrasjen, tregon Ildizja, motra e Aliut, më kujtohet si tani. Babai kishte vdekur që në janar të atij viti. Nga Aliu prej kohësh skishim asnjë lajm. Nëna kishte nxjerrë govatën dhe po lante rrobat në oborr, në shtëpinë e Rexhep Çamit ku banonim që nga fillimi i vitit 1943. Atëherë rruga jonë quhej Rruga e Kusit dhe porta e shtëpisë mbante numrin 97, sot rruga Riza Cerova. Ishte prill i vitit 1944. Një ditë më parë kishte ardhur një ilegal që kishte sjellë 100 napolona flori. Nëna i mori, por njeriu që erdhi nuk i tha as emrin, por thjesht i kishte thënë: I ke ndihmë nga shokët e Luftës! Erdhi dhe iku si era. Atë ditë të bukur marsi, tri gra i ranë portës së shtëpisë dhe unë dola ta hapja. Kanë ardhur mysafirë! i thirra nënës, e cila kur i pa, i la rrobat mënjanë dhe fshiu duart. Njërën prej grave e njihnim, quhej Marie Xhara, ndërsa tjetra ishte Distra Halimi. Kur gratë hynë në sallon, njëra prej tyre e përqafoi nënën dhe i tha: Aliu të la shëndenë! Nëna spo i besonte syve. Si?! Papritur pashë nënën që goditi kokën me grushte dhe u shemb në tokë. I kishte rënë të fikët. Unë fillova të qaja. Ato e morën nënën dhe e vunë në divan. Pas pak nëna fshiu lotët dhe e mblodhi veten, duke na thënë se Aliu ra për vatan. Por komshijtë që kishin dëgjuar britmën e saj erdhën menjëherë. Gratë nuk qëndruan dhe ikën menjëherë se ishin ilegale. Shko lajmëro Vehbiun! më tha nëna që ishte ende e hutuar dhe me pikëllim të madh. Por Vehbiu, im vëlla, që atë kohë punonte në dyqanin e Osman Çamit në qendër të Tiranës e dinte prej kohësh dhe nuk i kishte treguar nënës, se nuk donte ta mërziste.
Këtë çast do ta përjetësonte në këngë dhe një këngë popullore e jugut, në të cilën këndohej:
Klithi nëna e trishtuar
Sipër seç i ra
Dhe ky shtrat me gjak i lyer
Prap me lot u la.
Mbahu moj, i thanë shokët
Si kështjellë mbi dhé
Nënë ty të kish Aliu
Nënë të kemi dhe ne
Nga vjeshta e vitit 1944 na u dogj dhe shtëpia në rrugën e Kusit, vazhdon tregimin Ildizja. Frynte ere. Ne nuk ishim në shtëpi, sepse ishim larguar nga frika e gjermanëve që po digjnin lagjen e Shebekëve. Na kishin thënë të largoheshim dhe ishim larguar. Ishim fshehur në ca bodrume të një ndërtese, kur erdhën dhe na njoftuan në mbrëmje: - Çka ngjarë? i pyetëm Ka rënë zjarr andej nga ju! Dola në oborr dhe bashkë me nënën pamë tutje nga dukeshin flakë zjarri. Nëna tha: Mos digjet shtëpia jonë?! Por nuk shkuam, nga frika se ishte natë dhe mund të vriteshim nga gjermanët. Të nesërmen erdhi dikush dhe na lajmëroi. Shkuam me shpejtësi por çtë shikonim. Shtëpia ishte djegur e tëra. Ushqimet që kishim në shtëpi i kishin rrëmbyer. Vetëm pardesyja e Aliu kishte shpëtuar si për mrekulli. Ishte djegur dhe një valixhe e Adil Çarçanit që e kishte patur me dokumente dhe që e kishte fshehur në shtëpinë tonë, por para se të largohej nga ne ku qëndroi ca kohë i fshehur si ilegal, ai i kishte marrë të gjitha dokumentet dhe i kishte fshehur nën një trëndafil të madh, në oborrin e shtëpisë.
Nënë e bir
Pikëtakimi i fundit i Nazos me Aliun ndodhi në shtatorin e vitit 1945, kur bashkë me Vehbiun dhe Ildizen, duhej të shkonte në Kaninë të merrnin trupin e Aliut për ta varrosur me ceremoni në varrezat e Vlorës. Një makinë e qeverisë kishte ardhur ti mirrte në shtëpi dhe që herët ishin nisur drejt Vlorës. Kanina atë ditë ishte mbushur me njerëz. Populli priste nënën e Aliut dhe sigurisht dhe njerëzit që vinin nga qeveria për ceremoninë e varrimit të Aliut. Bënte ftohtë dhe poshtë nga Kanina, dukej deti që hidhte dallgë. Siç kujtonte gjyshja ime, ajo nuk kishte dashur të shkonte në Kaninë për të asistuar në çvarrimin e birit të saj. E kishte të rëndë. Si vallë do të shkonte atje? A do të mund ta vështronte birin e saj të tretur? Jo, nuk donte të shkonte. Madje i kishte thënë Vehbiut që të shkonte vetëm ai, por meqë të gjithë i thanë se duhej të shkonte, u nis. Pasi ndalën në Vlorë që të shlodheshin, makina do të nisej drejt Kaninës. Shoqëruesi i tyre u tha që të hipnin, por Nazo nuk tundej. Qëndronte pa folur, si të ishte e ngrirë. Diçka mërmëriti por askush nuk e morri vesh se çtha. Atëherë ajo morri vajzën nga dora dhe pa thënë asnjë fjalë u fut drejt e në makinë. Pas pak makina u nis drejt Kaninës, duke iu ngjitur atyre bregoreve që i rrihte era e shtatorit. Kur hynë në Kaninë, njerëzit u afruan nga makina. Të gjithë shikonin Nazon, atë grua të veshur me të zeza, por që vrasja e Aliut dukej që e kishte thyer. Disa njerëz i pritën dhe nxituan drejt varrezës, ku që tutje dukej varri i hapur dhe trupi i nxjerrë i Aliut. Të parët ishin ata të shtëpisë që e kishin strehuar atë natë. Por papritur Nazo u step. Gjithë qënia i ngriu. Hidhte këmbët kuturru dhe sytë iu mjergulluan. Ishin lotët që e mbytën, ndërkohë që shihte turbullt atë trup që ishte shtrirë dhe prisnin ta merrnin. Një grua tutje nisi një piskamë por që ishte një vaj, një këngë, që populli i kishte ngritur Aliut.
Ali Demi vetëtima / o trimi me shumë trima,
Të kish rritur varfëria / të dha sisë Çamëria
Por Nazo nuk dëgjonte fare. Shihte gjithnjë turbullt dhe papritur iu shfaq ajo mbrëmje e vonë e nëntorit të vitit 1940, kur Aliu i kishte ardhur në shtëpi dhe i vdekur nga lodhja flinte pa hequr këpucët. Ishte koha e Luftës Italo-Greke. Ajo i kish lënë dy mollë në komodinë dhe ishte tërhequr pa fjalë
Po, biri i saj po flinte Tani po flinte përjetësisht dhe ajo sdonte që të tjerët ta zgjonin. Papritur imazhet e turbullt iu errësuan dhe sdëgjoi më asgjë. Kishte humbur e tëra
Vetëm zërat e njerëzve që bërtitën e zgjuan nga ajo kllapi: Të rrojë! Të rrojë në jetë të jetëve kujtimi i Aliut!
Në Vlorë, ceremonia ishte e madhe dhe njerëzit gëlonin. Të gjithë kishin ardhur të ishin të pranishëm në nderimin e një prej heronjve më të shquar të asaj lufte. Ato ditë në Vlorë ne ndënjëm më gjatë, pasi nënën e ftuan në Kongresin e Çamërisë, kujtonte nëna ime, i cili u hap më 23 shtator. Ngado e pritën me nderim të veçantë. Pikërisht në sallën e kongresit nëna u takua dhe me Rexhep Demin, Musa Demin dhe shumë djem çamë që kishin zbritur nga lufta, shokë të Aliut. Në atë kongres, që kishte mbledhur personalitetet më të njohura të Çamërisë që tani ndodheshin në Shqipëri ishin dhe Njaziu, Kasemi dhe Tahir Demi. Ishin po kështu Teme Sejko dhe të tjerë nga kjo familje. Kongresi, i cili i dërgoi dhe një memorandum ministrave të Jashtëm të vëndeve të Forcave Aleate, duke kërkuar kthimin e refugjatëve, dënimin e kriminelëve dhe sigurimin e të drejtave të barabarta me popullsinë greke, krijoi gjithashtu Komitetin Antifashist Çam të kryesuar nga Vehip Demi dhe Dervish Dojaka. Dhe shumë shpejt do të dilte gazeta Zëri i Çamërisë
Vite të shumtë do të kalonin. Mbaj mënd gjithnjë se kur vinte 5 maji apo 20 dhjetori, gjyshja do të rregullonte shtëpinë, do të vishte rrobet e saj të zeza dhe me një shami të zezë hedhur kokës dhe do të qëndronte në dhomë për të pritur miqtë, shokët e Aliut dhe gjithë ata çamër që vinin të përkujtonin të birin, pasi Aliu kishte mbetur pothuaj e vetmja referencë krenarie për ta.
Në vitin 10 janar të vitit 1966, gjyshja ime Nazo Demi dha frymën e fundit. Prej vitesh vuante nga zemra. Më kujtohet si tani kur para se të vdiste, më kërkoi që ti shkoja pranë krevatit. U ula pranë saj. Më shikonte me pikëllim dhe më morri dorën dhe sma lëshonte. Kur kisha lindur, donte të më quanin Ali, por prindërit e mij që vinin nga lufta dhe ateistë siç ishin, i thanë të më vinte një emër tjetër dhe ajo më quajti Luan. Madje nëna ime ma kujtonte gjithnjë gëzimin e saj kur linda në shtëpi, duke thirrur me një gëzim të papërmbajtur: Eshtë djalë! Shumë vite kishin kaluar me atë dorën e saj që më fërkonte kurmin për të më zgjuar dhe atë ditë, në çastet e fundit të saj, ndjeja se herë-herë më shtrëngonte dorën, sikur parandjente se po ikte, duke më dhënë kështu një përshëndetje të heshtur, të fundme. Pastaj dora e saj u rëndua. Menjëherë hyri mjeku dhe i bëri një inxheksion por ishte e kotë. Ajo po jepte shpirt. Amaneti i saj ishte të mbulohej me pardesynë e djalit të saj. Gjithë jetën kishte jetuar me këtë plagë dhe mungesë të madhe. Dhe ashtu shkoi arkivoli i saj, mbuluar nga ajo pardesy e bardhë, sikur të donte ta ngrohte atë zemër që flinte përgjithnjë.
Njeriu i revoltës po të ishte gjallë?
Po të ndjekësh itinerarin e jetës së Ali Demit, një nga karakteristikat e tij më spikatëse është gjendja e revoltës, apo e njeriut të revoltuar kundër padrejtësisë dhe kjo ndoshta se që në fëmijëri ai e ndjente veten të kërcënuar si një popullatë brënda një shteti tjetër që kërkonte gjithnjë shpërnguljen e tij. Kjo revoltë e përgjithshme, u shfaq më gjerë dhe për sistemin, dhe kjo që në vitet e para në konviktin Çamëria të Sarandës, siç dëshmojnë dhe shokët e tij, e më pas, akoma më shumë në konviktin e gjimnazit të Gjirokastrës, ku një ndërgjegje e re po e çonte drejt idealesh të tjera, që i kapërcenin kufijtë e vendlindjes. Këtë e pamë në protestat e organizuara me Themo Vasin e Njazi Demin. Edhe pse i përjashtuar nga gjimnazi i Gjirokastrës, në Tiranë, në prag të pushtimit, revolta do ta hidhte përsëri në rrugët e protestave kundër pushtimit, në ditët e para të prillit 1939 dhe më pas në protestat e demonstrimet e vazhdueshme kundër fashistëve italiane, veçanërisht në ditët e përkujtimit të Pavarësisë shqiptare. Kjo revoltë e lidhi me komunistët e parë shqiptarë dhe e bëri pjesë aktive të Partisë Komuniste Shqiptare. Kjo revoltë do ta ndiqte në aksionet e para si dhe në burgun e Tiranës, duke organizuar grevat e urisë, protestat e mëdha gjer dhe arratisjen e një numri të madh të burgosurish politikë.
Kur isha 6-7 vjeç, mbaj mënd që ditën e 5 Majit, që në mëngjes, në shtëpinë tonë hynin e dilnin ca njerëz të panjohur. Pritej të vinte dikush. Unë isha në oborr, ku shumë njerëz të pallateve përreth, fqinj të ndryshëm, ishin kuriozë të shikonin njeriun që zbriste në bulevard nga një makinë e zezë dhe ngjiste shkallët e shtëpisë sonë. Ishte Enver Hoxha dhe gjyshja ime ishte ende gjallë.
Pas asaj vizite, çdo 5 maj, por dhe me rastin e ditës së vrasjes së Aliut, më 20 dhjetor, në shtëpinë tonë vinin shumë njerëz për të nderuar kujtimin e tij. Ishin shokët e luftës. Por nga viti në vit disa fytyra që ishin bërë të zakonshme zhdukeshin dhe unë nuk i shihja më, sikur të ishin fshirë nga faqja e dheut. Kjo gjë atëherë smë binte shumë në sy por tani që e kujtoj, mendoj se këta njerëz ishin ata që goditeshin nga Enver Hoxha, që internoheshin apo futeshin nëpër burgje. Xhaferr Vokshin e kam parë vetëm nga fillimi i viteve 80 kur me nënën time i bëmë një vizitë në shtëpinë e tij në Durrës. Xhaferri kishte hequr shumë, por ende mbahej. Po të mos kishte qënë Bije Vokshi, dhe ai do të dergjej nëpër burgje. Kaq e kaq njerëz që i kishin kushtuar gjithçka luftës, ishin flakur tutje. Dhimbja dhe trishti i kishte mbuluar të gjithë
Pothuaj 60 vjet pas luftës dhe çlirimit të Shqipërisë, përpiqem të imagjinoj se si do të vazhdonte revolta e këtij njeriu kur ai do të zhgënjehej nga hapat e para të një shteti totalitar i cili nuk do të ishte shoqëria e lirisë, e vllazërimit dhe e barazisë siç e kishte ëndërruar ai dhe siç e kishte skicuar në shënimet e tij. Ky njeri me karakter kaq të fortë, a do të pajtohej me sistemin totalitar, i cili filloi të krijohej dalëngadalë në Shqipëri duke i shërbyer pushtetit të një njeriu dhe ideologjisë staliniste, e cila ishte e huaj për shumë nga revolucionarët shqiptarë? Duke hedhur një vështrim historik mbi shokët e tij të revoltave gjatë pushtimit dhe kohës së burgut, konstaton se shumë nga miqtë e afërt të tij gjatë viteve u margjinalizuan, u burgosën, u internuan dhe u vranë nga një klan konseguent e radikal i luftës klasore, i cili zgjodhi si model sistemin stalinist: Qemal Stafa, miku i tij i afërt u vra në rrethana të dyshimta, shumë shokë të tjerë u larguan nga funksionet e tyre dhe u përjashtuan nga rradhët e partisë: Xhemal Cani, Sotir Vullkani, Xhaferr Vokshi, Mustafa Qilimi, Kristo Frashëri, etj. Po ta kishte marrë vesh vrasjen e shoqes së tij të luftës Ramize Gjebreja sigurisht që ai do të skandalizohej. Po kështu, nga familja e madhe e dematëve, shumë dematë u syrgjynosën, të tjerë u margjinalizuan; Tahir Demi u pushkatua si armik i partisë, Vehip Demi u dënua në Konferencën e Tiranës më 1956, Taho Sejkon e torturuan për vdekje dhe vdiq nën tortura, pa pranuar se gjoja ishte agjent i grekut; Kasëm Demin e futën në burgun e Spaçit ku dhe vdiq, trupi i të cilit ende dhe sot nuk dihet se ku është varrosur Pra fare thjesht mund të bënim pyetjen: çdo të ndodhte me njeriun e revoltuar Ali Demi, ëndrra e të cilit ishte shoqëria demokratike. Ky njeri, me siguri, ose do të eliminohej si shumë shokë të tjerë të tij të luftës, ose do të margjinalizohej në atë masë sa revolta e tij do ta çonte menjëherë drejt një fundi tragjik.
Historia e heronjve të tillë si e Qemal Stafës, Vasil Shantos, Ali Demit, Perlat Rexhepit, etj, nuk është thjesht vetëm një histori shqiptare. Ajo që ndodhi në vendet e Lindjes Evropiane pas Luftës së Dytë Botërore ishte e ngjashme. Ata që i mbijetuan kësaj lufte dhe që ishin aktorë të mëdhenj të saj, ose u margjinalizuan, ose u vranë nga shtetet totalitare si tradhëtarë të kauzës së Partisë. E megjithatë, gjaku i tyre nuk shkoi kot. Në fakt ata iu përkushtuan lirisë kombëtare dhe krijimit të një shoqërie të re ku do të zotëronte e drejta e liria. Në asnjë vënd të Evropës nuk ka historianë negacionistë që ta mohojnë luftën dhe kontributin e heronjve të tillë pse ata ishin të majtë dhe luftuan për shoqërinë ideale, utopike, atë të barazisë e të dinjitetit njerëzor. Por kjo duket se po ndodh vetëm në Shqipëri, ku ca kalemxhinj dhe historianë të errët me qëllime të mbrapshta politike duan ta denigrojnë luftën e tyre dhe të bëjnë heronj kolaboracionistët që i shërbyen dhe në fund ndoqën pas ushtrinë gjermane përtej kufijve të Shqipërisë. Kolaboracioni ka vetëm një emër: kolaboracion. Atij nuk mund ti japësh ngjyrë tjetër. Historia është histori dhe jo në shërbim të politikës. Heronj të vërtetë ishin ata që bënë luftën dhe derdhën gjakun për lirinë. Ishte lufta e tyre ajo që bëri që pas luftës, Fuqitë e Mëdha ta konsideronin Shqipërinë jo si bashkëpunëtore të fashizmit e nazizmit por si vend që luftoi krah aleatëve. Ishte ky gjaku që solli lirinë e këtij vendi gjaku i martirëve të tillë do ta ruajë gjithnjë të purpurën e vet
Tirana Observer