Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Nacionalizmi në Shqipëri, kryediplomati sllovak: Duhet të reagojmë!

$
0
0
BRUKSEL - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka kritikuar deklaratat nacionaliste të liderëve të partive politike në Shqipëri, të përhapura kryesisht gjatë muajve të fundit.
Për kryediplomatin sllovak Lajçak, është e nevojshme që Bashkimi Europian të reagojë ndaj këtyre deklaratave dhe të mos qëndrojë vetëm në pozitat e vëzhguesit.
“Ne e dimë se ku kanë çuar deklaratat e tilla në atë territor dhe nuk duhet vetëm të vëzhgojmë. Sigurisht që do të ketë edhe deklarata zyrtare nga Bashkimi Evropian për këtë çështje”, - ka thënë Lajçak për gazetën sllovake “Pravda”, raportojnë mediat serbe.
Miroslav Lajçak ka ardhur ne Shqiperi si përfaqesues i baroneshes, Catherine Ashton pas ngjarjeve të 21 janarit.
Deklaratat nacionaliste në Shqipëri kanë vënë në lëvizje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak ditë më parë në media u publikua një Memo që SHBA i drejtonin Tiranës zyrtare. Përmes kësaj memoje SHBA paralajmërojnë nevojën e të bërit kujdes me deklaratat nacionaliste. /ballkanweb

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>