Informacionet e SHISH: Isa Çopa është vrarë për shkak të detyrës
Pistoleta mendohet se është vendosur poshtë mjekrës, qyta ka qenë e nxjerrë jashtë përballë viktimës. Plumbi ka depërtuar, ka shpuar tavanin e mjetit dhe nuk është gjetur nga policia
Nëse ai kishte vendosur të vriste veten, pse fillimisht i ka vënë zjarrin makinës dhe vetes dhe më pas ka qëlluar veten me pistoletë
Pasi ka lënë punën, ka shkuar në shtëpinë e motrës së vet, ku ka kërkuar një bidon. Më pas, ai ka udhëtuar drejt zonës së Currilave. Aty i ka dërguar SMS të birit dhe më pas ka fikur telefonin
![Emri: Isa-Copa-283x320.jpg
Shikime: 165
Madhësia: 20.5 KB]()
Vdekja
Isa Çopa mori një plumb në kokë
Llalla takon krerët e Shërbimit, çështja te Krimet e Rënda
tetor 2011 - Nëndrejtori i SHISH në Durrës gjendet i shkrumbuar në automjetin e tij, në zonën e currilave
dhjetor 2012 - Mbërrin në Shqipëri raporti i ekspertëve gjermanë, të cilët thonë se viktimës i është prerë gjuha
Sokol Çobo
Isa Çopa dyshohet se është vrarë për shkak të detyrës. Dosja e nëndrejtorit të degës së Durrësit, i cili u gjet i shkrumbuar më 24 tetor të vitit 2011, do ti kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila heton vrasjet për shkak të detyrës. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë dje për gazetën Shqip se janë gjetur disa prova të reja, të cilat kanë ndryshuar rrjedhën e hetimeve për këtë çështje. Madje, akuza qendrore pohon se informacionet kanë ardhur nga kolegët e Çopës, të cilët, në disa takime me kryeprokurorin Adriatik Llalla, i kanë dhënë informacionet e reja. Kryeprokurori Llalla ka marrë të dhëna se ngjarja mund të jetë një vrasje për shkak të detyrës, pohojnë burimet nga prokuroria, të cilat shtojnë se verifikime ka pasur edhe në Prokurorinë e Durrësit.
Informacionet e SHISH
Zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë analizuar ditët e fundit vrasjet e bujshme të ndodhura në pesëvjetorin e fundit, të cilat janë ende pa autor. Në fokus të veçantë, por edhe pas kërkesave të familjarëve dhe të disa kolegëve, ka qenë ngjarja ku u përfshi Isa Çopa, tetorin e vitit 2011, në të cilën gjeti edhe vdekjen në mënyrë të mistershme. Kemi analizuar me kujdes provat e marra nga Prokuroria e Durrësit, Policia e Shtetit dhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Bazuar në këto të dhëna, konkludojmë se ngjarja ka lidhje me detyrën, thanë burimet nga akuza, të cilat saktësojnë se këto ditë, çështja do të kalojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Megjithatë, akuza pohon se informacionet me vlerë kanë ardhur nga kryerja e ekspertizës në Gjermani, si edhe informacionet e ardhura nga SHISH. Këta të fundit, në rrugë zyrtare, por edhe informale, u kanë servirur hetuesve edhe dosjet e fundit në të cilat po hetonte Isa Çopa, të cilat flisnin për disa çështje të pronësisë në bregdet apo edhe për tregtinë e armëve nëpërmjet Portit të Durrësit. Në të shkuarën, Prokuroria e Durrësit, u ankua se Shërbimi Informativ nuk i dha këto dosje, të cilat mund të vendosnin shumë për këtë çështje, madje edhe për kualifikimin e veprës penale.
Ekspertiza në Gjermani
Një ndihmë e madhe për rihetimin e kësaj dosjeje është edhe ekspertiza e kryer në shtetin gjerman, në të cilën thuhej mjaft qartë se Isa Çopa është vrarë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit, mësohet se letërporosia përmban raporte të ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe të laboratorëve shkencorë të shtetit gjerman. Sipas tyre, Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në grahmat e fundit të jetës është vendosur në makinë të cilës i kanë vënë flakën. Tashmë, këto prova do të rivlerësohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila duhet më parë ti analizojë. Mësohet se prova kryesore është raporti i ardhur nga Gjermania. Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunuar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, çka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas mendohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit Opel Corsa. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëmtime të mëdha në kafkë, ka vazhduar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej, thuhej në ekspertizën e ardhur nga shtetit gjerman.
Hetimi në Durrës
Edhe më parë, prokuroria ka hetuar çështjen e detyrës, krahas çështjeve personale. Kemi kryer një sërë veprimesh hetimore dhe kemi arritur në fazën e vendimmarrjes, ku provat e shumta janë për konfliktin për shkak të detyrës, pohojnë burimet nga Prokuroria e Durrësit, të cilat saktësojnë se këta fashikuj hetimi do tu kalojnë Krimeve të Rënda, madje do të ketë edhe analizë të përbashkët. Mësohet se trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në Drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip Opel Corsa, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht. Isa Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe kur ka qenë ende gjallë është vendosur në makinë, së cilës i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur.
Lëvizjet e Isa Çopës
Grupi hetimor ka rindërtuar të gjitha lëvizjet e Isa Çopës ditën e ngjarjes. Sipas të dhënave, rreth mesditës ka kontaktuar me familjen, të cilëve u është shprehur se kishte një mbledhje. Prej 13 vitesh ai punonte në SHISH dhe kohët e fundit ishte shefi i degës së antiterrorit në Durrës. Ditën e ngjarjes, ai i është shprehur familjes se në orën 16.00 kishte mbledhje në SHISH. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se ai ka marrë pjesë në mbledhje dhe sapo ka mbaruar, ka shkuar në shtëpinë e motrës së vet, ku ka kërkuar një bidon. Më pas, ai ka udhëtuar drejt zonës së Currilave. Aty i ka dërguar SMS të birit dhe më pas ka fikur telefonin. Menjëherë djali i tij, Rediani 16-vjeçar, është shqetësuar dhe ia ka treguar këtë mesazh të ëmës. Të dy bashkë kanë shkuar te godina e SHISH-it dhe kanë kontaktuar me oficerin rojë. Pasi i kanë treguar SMS-në, ky i fundit është vënë në lëvizje dhe nëpërmjet oficerëve të tjerë, kanë kontrolluar në aparaturat e tyre se nga ku ishte lëshuar sinjali i fundit i celularit të Çopës. Ata kanë zbuluar se sinjali ishte kapur nga antenat në zonën e Currilave, kështu që vetë oficerët dhe agjentët e shërbimit sekret, kanë krehur zonën, derisa kanë gjetur makinën e shkrumbuar, bashkë me 49-vjeçarin brenda. Në atë moment, SHISH ka njoftuar policinë lokale, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por meqë ishte natë, deri në mëngjes ka mbajtur zonën në ruajtje dhe më pas ka nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes.
U godit jashtë makinës
Sipas ekspertëve të policisë dhe prokurorisë, Isa Çopa është goditur në kokë me sende të forta jashtë makinës dhe më pas është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij, të cilës i është vënë zjarri. Nga këqyrja e makinës pas djegies, ekzaminimin patologjik të trupit të viktimës dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, është konstatuar se pas kokës i ndjeri Çopa ka dëmtime të kafkës me një gjerësi të theksuar. Plagë kjo që shkaktohet vetëm pas goditjes me sende të forta, që mund të jetë shkop bejsbolli apo një dru apo hekur paksa i gjerë. Ndërkaq, dyshimi që i ndjeri mund të jetë goditur në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjet i djegur, është krijuar pasi nuk mund të dëmtohet kafka në atë mënyrë nga e goditura pas koke me një distancë të afërt, siç mund të ketë qenë personi në sediljen e pasme pohojnë burimet nga policia. Sipas tyre, nuk ka mundësi që personi që mund të ketë qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës së Çopës, të hapte krahun për të qëlluar aq fort në kokë të ndjerin nga një distancë kaq e afërt, pasi edhe hapësira në sediljen e pasme është e vogël për shkak të llojit të makinës Opel Corsa me tek derë.
Familjarët: Rihapja? Ushqim për mediat
Familjarë të Isa Çopës shmangin komentet e tepërta mbi deklaratën e prokurorisë që zyrtarisht e klasifikon vdekjen e tij në vrasje. Ata shprehen se asnjëherë nuk kishin besuar në versionin e vetëvrasjes së tij. Pas kësaj, nxitimi i policisë për ta deklaruar një vetëvrasje ka ngelur në atë tetor të dhimbshëm kur ata humbën krejt papritur njeriun e dashur. Familjarët thonë se kanë qenë të bindur për një ekzekutim të tij për shkak të detyrës, pasi Isai nuk ishte person që krijonte konflikte. Megjithatë, dyshimet në çastet e para nuk u kanë munguar, të diktuara dhe nga mënyra se si u përcoll nga organi i policisë vdekja e tij. Ata shprehen se kanë besuar e besojnë te drejtësia, ndonëse koha që kalon nuk është në favor të saj. Mënyra e ekzekutimit të tij, gjithashtu. Një nga të afërmit, që nuk pëlqen të japë identitetin, pasi mendon se mediat e kanë kthyer çështjen në një ushqim komercial, shprehet se dhe në rast se drejtësia njerëzore dështon, siç dëshmohet se po ndodh gjithnjë e më shumë në sistemin shqiptar të drejtësisë, ka një drejtësi hyjnore, që vonon, po nuk harron.
Çështjet
Zhdukja e Julianit - Një nga dosjet më enigmatike të ndodhura kohët e fundit është edhe zhdukja e Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH. Dyshohet se i ati i të zhdukurit hetoi rastin Çopa
Plagosja e punonjësit SHISH-it - Një tjetër ngjarje ku objekti i sulmit kanë qenë punonjës të SHISH-it, ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, ku një ish drejtues i Shërbimit, Eduard Doko, u plagos me tre plumba
Shqip