Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

$
0
0
Zbardhen debatet në grupin e PS-së, Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë

Fernada Cenko

Megjithëse ka dashur ta shmangë debatin me deputetin e Kukësit, Asllan Dogjani, sërish Edi Rama nuk ka mundur të dalë nga mbledhja e grupit parlamentar të PS pa shkëmbyer batuta me të. Dogjani ka shprehur rezerva për vendimin që ka marrë kryesocialsiti Rama për heqjen e kryetarit të PS-së në Kukës. Burime brenda mbledhjes së grupit bëjnë me dije se Dogjani i ka dhënë Ramës së “është duke shkatërruar Partinë Socialiste me vendimet që merren në PS”. Gjatë fjalës së Dogjanit, Rama ka ndërhyrë duke i thënë se “nuk je i pazëvendësueshëm”, por edhe përgjigjja e Dogjani ka qenë e njëjtë, se edhe kreu i PS nuk është i pazëvendësueshëm.

Debati Rama- Dogjani

Dogjani: Dua të flas për emërimin e kryetarit të partisë së rrethit Kukës. Sa herë u keni kërkuar anëtarëve të partisë së Kukësit, nëpër protesta demonstrata ju kanë ardhur, ndërsa kur është koha për t’ju zgjedhur kryetarin, ju nuk i pyesni dhe nuk u merrni mendimin. Këtë vendim e kanë kundërshtuar pothuajse të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e partisë dhe për këtë kanë firmosur një peticion, ku kanë kërkuar të rishikohet vendimi për emërimin e tij. Ndërsa ju, në vend që te reflektonit dhe të rishikonit vendimin, i keni marrë në telefon dhe i keni kërcënuar ata që kanë firmosur.

Rama: Kush i ka kërcënuar?

Dogjani: Ju i keni kërcënuar dhe ata djemtë që kanë kontribuar dhe kanë qenë edhe në grevën e urisë, më kanë kërkuar që të dilnin para selisë rozë dhe të digjnin bluzat që kishin ruajtur si kujtim nga greva e urisë.

Rama: Jo, unë kam komunikuar me ata që më kanë dërguar mesazhe dhe jo me ata që kanë firmosur, por ju i keni manipuluar kur keni shkuar në Kukës.

Dogjani: Manipulimin ua keni bërë ju, i keni kërcënuar me telefon, u keni premtuar dhe i keni thirrur dhe në Tiranë dhe u keni thënë të mos më ndjekin mua nga prapa. Ju keni telefonuar një drejtues partie dhe e keni detyruar që të dalë në media dhe të japë deklarata se partia është e bashkuar. Kështu nuk bashkohet partia, vetëm përçahet, unë jam socialist dhe deputet i Partisë Socialiste dhe nuk mundeni të më kundërviheni dhe nuk duhet ta bëni një gjë të tillë. Të kam thënë në zyrë, se unë jam socialist dhe nuk ndryshoj. Ju nuk dini t’i vlerësoni njerëzit që punojnë, kur hidhni poshtë kontributin tim që përfundova në spital. Ndërsa për kandidatimin më thatë se do shkoja në Paskuqan, Bathore dhe Kamëz dhe nuk do jeni në Kukës. Unë nuk e shikoj vendin e punës si deputet, por kërkoj të respektohen parimet.

Rama: S’je i pazëvendësueshëm.

Dogjani: Sigurisht që nuk jam i pazëvendësueshëm, por dhe ju nuk jeni i pazëvendësueshëm në atë karrige. Ndaj, kryetar, reflekto dhe konsultohu me kryesinë.


Rama: Nuk ke pune këtu me të tjerët rreth teje, fol për vete tende.


Dogjani: Mos më ndërhy, më lër të flas. Kështu po i anashkaloni dhe shkatërroni PS-në. Unë nuk jam fëmijë, por po kërkoj që të vlerësosh kontributin dhe punën e atyre socialistëve kuksianë që kanë 8 vite që vetëm i japin PS-së.


Rama: Në lidhje me caktimin e kryetarit të partisë, unë jam konsultuar me grupin e strategjisë dhe komunikimit.

Dogjani: Po dua të them se edhe kur baza ka dalë kundër unë e kam mbështetur.

Rama: Të kam thënë të shkosh në Bathore dhe të vazhdosh aty. Unë do iki se kam punë të tjera dhe nuk mund t’ lë të më presin.

Dogjani: Prit njëherë ta mbyllim këtë punë, nuk vazhdohet në këtë formë.

MAPO

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>