Këshilltari i Samaras kërcënon me Ligjin e Luftës
Politikani grek, Failos Kranidiotis, njëherësh edhe këshilltar i presidentit Samaras për minoritetin grek në Shqipëri, në një intervistë për websitin Aftonomi ka deklaruar se, nëse shovinistët shqiptarë kërcënojnë vorioepirotët, Greqia do të reagojë ashpër. Këshilltari arrin deri atje sa na kujton ligjin e grek të luftes me Shqipërinë. Ai shtoi gjithashtu se Berisha nuk duhet të harrojë se shqiptarët kanë jetuar nën sqetullën e Greqisë. Failos Kranidiotis foli për çështjen e Vorio Epirit, ndalimin e pensioneve OGA për emigrantët e moshuar, gjendjen e arsimit në pjesën veriore të Epirit, të drejtat e minoritetit etnik grek, por edhe për retorikën nacionaliste të përdorur së fundmi nga disa politikanë shqiptarë.
Intervista:
-Ju njiheni se keni mjaft lidhje dhe njohuri për Epirin e Veriut dhe se keni punuar mjaft për çështjet e tij. Kur filluat të angazhoheshit për herë të parë?
Nuk mbahet mend që kur. Pjesën më të madhe të njohurive i kam mësuar që i vogël nga dashuria e madhe që kam për atdheun dhe i jam mirënjohës. Kam mësuar se është një e drejtë kombëtare dhe detyrë që të lëvizësh në të dyja anët e kufirit pa kontroll pasaportash. Më vonë kur isha student, kam qenë më i organizuar në aktet patriotike. Kam marrë pjesë në demonstratat që janë organizuar për Vorio Epirin. Këto kanë qenë referenca për pikëpamjet e mia kombëtare për 25 apo 27 vjet. Puna ime aktuale, angazhimi në politikë, artikujt e shumtë dhe betejat ligjore për çështjen më kanë njohur me shumë miq nga Vorio Epiri. Në konferencën Juglindore të vitit 2010, kam qenë i folësi i parë që ka marrë pjesë. Atje kam folur, si gjithmonë, për grekët e Himarës.
-Për ju, çështja e Vorio Epirit është territoriale apo lidhet me të drejtat e njeriut?
I përfshin të dyja. Nga njëra anë ekziston Protokolli i Korfuzit dhe themelimi i autonomisë. Në anën tjetër, kemi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë, të cilat duhet të jenë në proporcion të drejtë me respektimin e të drejtave të minoritetit grek. Por, në rast se shovinistët shqiptarë kërcënojnë sigurinë e Vorio Epirit, detyrat e Republikës së Greqisë do të jenë të qarta. Duke parë ligjin dhe historinë, ne e i njohim mjaft mirë ato relieve ku kanë jetuar të parët tanë. (Nënkupton ligjin e luftës me Shqipërinë)
-Kohët e fundit nuk ka patur zhvillime të mira politike në Shqipëri, teksa retorikat nacionaliste kanë zënë vend në klasën politike shqiptarë. Cili është komenti yt?
Ekspansionistët turq dhe fashistët islamikë, kanë një ndikim tek shovinistët shqiptarë, madje kanë nxitur dëshirën për aventura tek forcat politike shqiptare. Ju ndoshta mendoni se kriza ekonomike në Greqi mund ti japë atyre një mundësi të mirë për të lobuar. Le ta provojë Berisha dhe ata fashistët e Aleancës Kuqezi. Shqipëria me ne ka një kufi dhe ka jetuar me ndihmat tona. Nga përkeqësimi i marrëdhënieve me Greqinë, për shkak të shovinizmit të tyre qesharak, i vetmi humbës do të jetë vendi i tyre. Do të jetë një humbje e madhe për ta. Unë nuk do të jem i vetmi që do të bllokojë rrugën e tyre evropiane.
-Shqipëria i ka nënshkruar thuajse të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në rastin e minoritetit grek, a mendoni se të drejtat e tyre respektohen?
Jo. Tirana ka një rrugë mjaft të gjatë për tu bërë një demokraci evropiane. Ne duhet të ushtrojmë më shumë presion për këtë dhe duhet të jemi konstant.
-Fatkeqësisht, vendi u godit nga kriza ekonomike, e cila nuk ka lënë pa prekur edhe Vorio Epirin. Memorandumi i tretë përfshin një shkurtime të pensioneve OGA për Vorio Epirin, duke shtyrë ara që të braktisin shtëpinë e të parëve. Çfarë duhet bërë që të shmanget dezertimi nga Vorio Epiri?
Mendoj se duhet të anulohet shkurtimi i pensioneve me motivin e një emergjence apo cenimit të interesave kombëtare. Është e pakonceptueshme që të largohen nga vendi i tyre. Ata i mbijetuan pushtimit turk, i mbijetuan regjimeve të Zogut dhe Hoxhës dhe humbën gjithashtu demokracinë dhe kufijtë e hapur me atdheun. Ky është një problem mjaft serioz që duhet zgjidhur urgjentisht. Fillimisht kërkohet që të bëhet një përmirësim dhe Greqia duhet të ndërmarrë hapa ekonomikë të cilat do të mund ti krijonin kushte atyre që të jetonin ende atje. Të gjitha së bashku, mbështetja dhe edukimi grek në fshatrat dhe qytetet e Vorio Epirit, zhvillimi ekonomik, vigjilenca e Greqisë e kujdesi ndaj tyre, janë kushte të domosdoshme për mbijetesën dhe prosperitetin e vëllezërve tanë të Vorio Epirit.
Protokolli i Korfuzit
Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme tu bënin lëshime për Vorioepirotët. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit. Sipas këtij protokolli, dy prefekturat jugore të Shqipërisë do të gëzonin administrim gjysmë autonom. Ato do të kishin xhandarmërinë lokale dhe ushtria shqiptare nuk do të kishte të drejtë të hynte veçse në rast lufte në jug të vendit. Në shkollat, mësimet do të jepeshin në gjuhën greke dhe administrata do të përdorte si gjuhë zyrtare edhe greqishten. Në terren grekët formuan xhandarmërinë vorioepiriote dhe shpallën autonominë me qeverinë e Zografos me kunatit e tij Kapapano dhe një oficer grek tëhuajtur Dhulis. Ndërsa francezët ndihmuan Themisktokli Gërmenjin të ngrinte xhandarmërinë e Korçës dhe republikën autonome të Korçës. Me mbarimin e Luftës se I Botërore Greqia u trajtua si shtet jo i besueshëm sepse kishte prishur armëpushimin dhe Protokolli famëkeq nuk u njoh nga Konferenca e Paqes.
Përgatiti: Erald Deliu
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=16984&kat=87