Kostoja 10 milionë euro, zbardhet projekti për xhaminë e madhe
Xhamia e re do të jetë në formë kubeje, me dy minare të larta dhe përreth saj do të ketë sipërfaqe të gjelbra
Kostoja për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet do të jetë rreth 10 milionë euro. Përfaqësues të Komunitetit Mysliman bëjnë të ditur disa nga detajet e projektit të xhamisë, ndërsa thonë se ndërtimi i saj do të financohet nga qeveria e Kuvajtit dhe nga ajo turke. Xhamia e madhe e Tiranës do të ndërtohet në lulishten pranë Parlamentit ose siç njihet ndryshe “Namazgjaja” dhe sipas projektit ajo do të jetë objekti më i madh i kultit mysliman jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Klerikët myslimanë tregojnë se objekti i kultit nuk do të ketë vetëm funksionin e një xhamie. “Xhamia mendohet që krahas adhurimit kryesor që është salla e faljes të ketë edhe ambiente të tjera, pra të jetë në natyrën e një qendre islame ku mendohet që të jenë edhe dy kate nën tokë për parkim, si dhe ambiente për aktivitete të tjera të natyrës kulturore dhe fetare”, – shprehet Neki Kaloshi. Qendra më e madhe islamike do të shtrihet në një sipërfaqe prej 5 mijë metra katror që sot është lulishte pranë Rrugës së Elbasanit. Ajo do të jetë në formë kubeje dhe me dy minare mjaft të larta, ndërkohë që përreth saj do të ketë sipërfaqe të gjelbra. Sipas klerikëve myslimane, xhamia e re do të ketë ndërthurje stilesh, ku do të bëhen bashkë orientalja me modernen dhe tradicionalen shqiptare. Pak ditë më parë kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Basha, deklaruan nisjen e punimeve për xhaminë në muajin mars. Aktualisht Bashkia e Tiranës është në pritje të projektit nga Komuniteti Mysliman që është përgatitur nga arkitekti Muharrem Hilmi Senalp i studios turke “Hassah”, i cili është i njohur për projektimin e xhamive, jo vetëm në Turqi, por në mbarë botën. Nëse punimet nisin në mars, ndërtimi i saj parashikohet të zgjasë 4 vjet.
MAPO