Nju Jork, Spahiu shpallet "Qytetar Nderi"
Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut në SHBA për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Vlerësimi për kreun e Aleancës Kuqezi është bërë me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe Presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut duke u bërë i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull në një prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin për shtyp të AK-së.
Gjatë fjalës së rastit, Spahiu ka ftuar emigrantët që të kontribuojnë në ndryshimin e Shqipërisë. Sot në atdhe ju priteni si të huaj sepse qeveria jonë ju numëron si turistë dhe ju ka mohuar të drejtën për të votua. Shqiptarët nga Kosova e Çamëria, Ulqini e Tetova, Tirana e Shkodra, të gjithë në vitin 2013 duhet ta shndërrojmë nga 100-vjetori i copëtimit në nisjen e shekullit të ndryshimit të kombit shqiptarë. Ejani së bashku të ndryshojmë regjimet politike dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në tokën e premtuar, tha kreu i AK-së.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S/