Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Joyce i dashuruar dhe i shfrenuar

$
0
0
Joyce i dashuruar dhe i shfrenuar

Përgatiti: Blerta Hyska.

Jemi në qershor 1904 në Dublin, dy irlandezë takohen në rrugë. Ajo, Nora, 20 vjeç është shërbyese në një hotel të qytetit. (The Finn’s, mbajeni download (4)mend këtë emër). Ai, 22 vjeç, së shpejti do të firmosë letrat me emrin e shkurtuar Jim dhe është i sigurt se një ditë do të jetë shkrimtar i famshëm. Emri i tij? James Joyce.



Takim i habitshëm për nga lehtësia, intensiteti i menjëhershëm dhe jetëgjatësia (37 vjet). Joyce i shkruan pothuaj çdo ditë Norës, që bëhet menjëherë “Nora e tij e vogël e zemëruar”, “koka e dashur e vogël brune”. Edhe më shprehës: “Të puth gropën e vogël të qafës tënde”. Dhe nënshkruan “Sivëllai yt i krishterë në Epsh”. Jemi në manastir apo në shtëpi publike? Të dyja.

Gjithsesi këtyre të dyve nuk iu bën syri tërr. Misteri qëndron në faktin se Joyce është së pari një i revoltuar radikal dhe anarkist i bindur, gjë që, apriori, nuk duhej të magjepste një vajzë të re dhe ta bënte të gatshme ta ndiqte në të gjitha aventurat. (Shumë shpejt, ata u larguan të dy). Ja si shprehet djali: Shpirti im hedh poshtë çdo rend social aktual dhe krishtërimin, vatrën familjare, virtytet e pranuara, klasat sociale dhe doktrinat fetare. Si do t’ia dalë ai? Duke shkruar, dhe vepra do të jetë Uliksi.

Pra, kemi të bëjmë me një “vagabond” të joshur nga një vajzë shumë eksperte dhe që ai josh nga ana tjetër, edhe pse ajo nuk do të lexojë asnjë prej librave të tij: “Lamtumirë, e dashura ime naive, e ndjeshme, e përgjumur, e paduruara Nora me zë të thellë”. Dhe gjithashtu: “Asnjë emër nuk është aq i dashur për të qenë emri yt”.

Nora, eksperte? Ajo i zbulon dashurinë fizike të dashurit të saj, por lind edhe dy fëmijë në rrugë e sipër, fati i të cilëve do të jetë disi tragjik. Jim dhe Nora martohen vetëm në vitin 1931 dhe në një foto shohim Joyce duke ecur, atë ditë, drejt rrugës së kryqit. Nora është gruaja e tij, në rregull, por ai e trajton si dashnore të fshehtë, sikur ajo po shkelte kurorën me të. Kur ndahen në vitin 1939 (ajo në Trieste, ai në Dublin, “qytet dështimi, mërie, fatkeqësie), ai i shkruan letra të çmendura ku përzihet adhurimi me pornografinë më bruto. Ky katolik gjenial, i shkëputur plotësisht nga Kisha e tij, mbetet një katolik i ethshëm. “A është çmenduri dashuria? Ndonjëherë të shoh si virgjëreshë ose si madonë, dhe një çast më pas, të shoh të pacipë, epshore, gjysmë lakuriq dhe të paturpshme”.

Letrat e Jim janë fantastike për nga precizioni organik, dhe kam frikë se neveriten lexueset dhe ulërijnë feministet e gjithë botës nëse i citoj. Ky Joyce qenka një monstër e neveritshme. Ai jo vetëm i shkruan gruas së tij gjëra të pista, por i kërkon që t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë. “Ajo fjalë e bukur që ti e shkruan me shkronja të mëdha dhe që e nënvizon, k….e vockël”. Fjalët janë gjithçka në gjërat seksuale, tingulli i gjërave, ngjyra e tyre.

“Më thuaj gjërat më të imta për veten, mjafton që ato të jenë të pista, sekrete, dhe të neveritshme. Mos shkruaj asgjë tjetër. Çdo fjali të jetë plot me tinguj dhe fjalë të pista. Fjalët e tua janë të gjitha të bukura t’i dëgjosh ose t’i shohësh mbi letër, por më të bukurat janë më të pistat”. Joyce e di se çfarë do: të identifikohet në maksimum me substancën femërore, ta bëjë të flasë edhe kur ajo nuk do, ta zhveshë në detaj këtë kontinent të panjohur dhe të zi, dhe ky do të jetë skandali triumfues i monologut të Molly Bloom. Norën e pyetën shumë herë nëse Molly është ajo, por ajo përgjigjej me dashamirësi: “Oh, jo, ajo ishte shumë më e shëndoshë”.

Të gjithë burrat janë kafshë, e dashur, por të paktën tek unë ka diçka më të lartë. Rreng i Joyce: ai i kujton Norës se nuk përdor asnjëherë fjalë të pista në biseda, dhe kur dëgjon rreth tij anektoda të turpshme, ai buzëqesh si me zor. “Ti sikur po më shndërron në kafshë, dhe je ti, vajzë e keqe pa turp, që më çove e para në këtë drejtim”. Poezia e vërtetë nuk ka asgjë idealizuese, as etere: “Nora, e dashura ime besnike, shkollarja ime e shthurur me sy të ëmbël, bëhu k… ime, dashnorja ime e vogël, ti do të jesh gjithmonë lulja ime e egër harlisur gardheve, lulja ime blu e errët, e lagësht”.

Disa faqe janë të shëmtuara, të pista dhe kafshërore, disa janë të pastra dhe shpirtërore: unë jam e gjithë kjo. Nora e ka dashur “të gjithë këtë”, megjithë mjerimin e mërgimit. “Ti e ke kuptuar lojën time, djallushe me sy blu, dhe buzëqesh me vete duke e ditur që unë jam një mashtrues, e megjithë këto, ti më do”. Ai bën sikur beson te seksi, por nuk beson më tepër se ajo. Ai nuk ndalet së shkruari, ai qesh me ato që shkruan, dhe është i sigurt se do ta fitojë lojën e tij.

Në vitin 1912, ky hero i pakuptueshëm i shkruan Norës: “Shpresoj që një ditë do të të jap mundësinë të jesh pjesë e lavdisë sime, ditën kur të hyj në Mbretërinë time”. Dhe ajo do të jetë atje, në vitin 1941, kur ai të mbyllë sytë, i famshëm në të gjithë botën, në Zyrih. Kujtojmë se astrofizikantët kanë marrë fjalën “quark” nga “Zgjimi i Fineganit” për të emërtuar cilësitë e reja atomike. Ja deri ku shkoi gjuha e Joyce.

Letra e fundit e Jim është e vitit 1922, pas botimit të Uliksi. “O e dashura ime, sikur të ktheheshe tani nga unë dhe të lexoje këtë libër të tmerrshëm që më shkuli zemrën nga gjoksi, dhe më sjell fillikat pranë teje që ti të bësh ç’të duash me mua!” Pak më larg: “E dashur Nora, botimi që ti ke në duar është plot gabime shtypi. I kam shkulur faqet. Ka një listë me gabime në fund”. Joyce buzëqesh teksa thekson se ka shkulur faqet. Ai e di shumë mirë se Nora nuk do të lexojë gjë, por duke e marrë këtë dhuratë, mund ta shohim që këtu me buzëqeshjen e saj blu të errët.

*Philipe Sollers për Le Nouvel Observateur.

http://www.mapo.al/2013/02/14/joyce-...e-i-shfrenuar/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>