Personalitet me kulturë dhe horizont të gjerë
Dhimitër Vangjel Përmeti ka lindur më 1878 në Lipë, Përmet. Shkollën e mesme e kreu me rezultate të shkëlqyera në Turqi dhe në gjimnazin e famshëm Zosimea, në Janinë, Greqi. Pas mbarimit të studimeve caktohet mësues në ishullin e Kretës, në Greqi. Kthehet në Shqipëri rreth vitit 1920 dhe vendoset në lagjen Mangalem të Beratit.
Dhimitri zotëronte gjuhët: greke, franceze, angleze, turke dhe italiane, të cilat i vuri në përdorim për të shkruar shumë libra dhe për tua transmetuar dijet nxënësve të tij, kur ushtroi profesionin e mësuesit në shkollën qytetëse të Mangalemit. Si mësimdhënës, ai ka dhënë lëndë të ndryshme, duke përfshirë edhe mësimin e besimit orthodhoks.
Në saje të erudicionit të lartë që kishte, emërohet drejtor i parë i Seminarit Orthodhoks Kombëtar Apostull Pavli, që u themelua në vitin 1930.
Duke qenë drejtor dhe pedagog në këtë Seminar, nuk reshti për asnjë çast të shkruante libra me karakter fetar, si p.sh. Katekizma e Krishtenë Orthodhokse, aprovuar dhe botuar prej Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në vitin 1932, ku përfshihen 25 kapituj.
Më vonë boton librin në dy pjesë me titull: Fjala e mirë, që daton vitin 1943. Ka lënë edhe një dorëshkrim të titulluar: Arsimi në Berat 1778-1944.
Qysh në rininë e hershme e deri në vitet e pleqërisë së thellë ka qenë vazhdimisht i aktivizuar në kishat e vendit tonë, duke psalur me zërin e tij të ëmbël dhe melodioz. Ky njeri me një kulturë dhe horizont të gjerë ndërroi jetë më 11 janar 1963. Për kontributin e tij në arsim, në vitin 1993, Presidenti i Republikës i akordoi z. Dhimitër Vangjel Përmeti (pas vdekjes), titullin Mësues i merituar, me motivacionin: Poliglot e i pajisur me kulturë të gjerë, është angazhuar në shkrimin e mësimeve shkollore e të veprave fetare.
Figura madhore e të ndjerit Dhimitër Vangjel Përmeti kujtohet e do të kujtohet me respekt të veçantë, në jetë të jetëve, nga ish-nxënësit e tij, nga besimtarët orthodhoksë dhe nga mbarë qytetarët beratas e më gjerë, të cilët kanë në zemër e në mendje mësimet e tij, kushtuar, me aq devotshmëri edukimit qytetar, shoqëror, kulturor dhe fetar të të gjithave shtresave njerëzore.
Ilia M. Zaka