Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Ylli i Hollywood'it me besim Ortodoks: Kosova eshte Serbi

$
0
0


Ylli i Hollywoodit, Tom Hanks, gjatë një shou televiziv ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë Serbi dhe sërish do të bëhet një ditë.
Duke folur për fillimin e xhirimeve të spektaklit të Hollywoodit rreth “Historisë së Shtetit të Izraelit”, që prodhohet nga Steven Spielberg dhe ku Hanks do të luajë një rol të rëndësishëm, ai e ka krahasuar situatën e hebrenjve me vuajtjet e serbëve të Kosovës.

Sipas mediave në internet aktori australian, i cili vite më parë është kthyer në ortodoks, ka thënë se Kosova ka qenë e banuar me serbë, të cilët kanë ndërtuar manastire dhe kanë pasur mbretër, e që më pas janë dëbuar nga shqiptarët.

“Në fund të shekullit 20 bombat e NATOS ranë mbi serbët, por ata ende nuk e pranojnë Kosovën si një shtet dhe me krenari thonë se Kosova është Serbi, sikur hebrenjtë të cilët dikur u kthyen në vendin e tyre, ndoshta ky është rast me serbët”, citohet të ketë thënë fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar.

P.S. me heret ishte George Clooney Gypsy, tani ky! jo qe u kushtohet rendesi e madhe, thjeshte po tregojne se sa te zote jane kleret ortodoks ne shperlarje truri!

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>