Për lavdi të Perëndisë
I gjithë populli shqiptar po feston përgjatë gjithë këtij viti dhe veçanërisht këtë muaj 100-vjetorin e Pavarësisë. 28 Nëntori shënoi shkëputjen përfundimtare nga zgjedha otomane dhe nisjen e rrugës së vështirë për tiu ribashkuar sërish shpirtërisht dhe ekonomikisht familjes sonë Evropiane, nga gjiri i së cilës ishim shkëputur përdhunshëm për 500 vjet.
Në këtë rrugëtim shekullor drejt lirisë dhe pavarësisë orthodhoksët kanë dhënë një kontribut ekonomik jo vetëm të qenësishëm, por edhe vendimtar. Ky ka qenë një kontribut sa shpirtëror, aq edhe kulturor e luftarak. Ishte orthodhoksi Gjergj Kastrioti që i rezistoi me lavdi zgjedhës otomane dhe më pas orthodhoksët morën pjesë në kryengritjet e shumta, ku mund të veçonim epopenë e trimave himarjotë e deri te lufta finale për të hedhur poshtë zgjedhën otomane, ku orthodhoksët morën pjesë masivisht.
Ishte kontributi kulturor i orthodhoksëve që rrezatoi në shekuj dhe që kontribuoi qenësishëm për të krijuar, por edhe për të mbajtur gjallë kulturën kombëtare. Kujtojmë Perikopenë e Ungjillit të Pashkës, ndoshta dokumenti i parë në shqip, i cili dëshmon një përpjekje më të hershme për shkrimin e saj. Kujtojmë Dhaskal Todhrin, Episkopin Grigor Gjirokastriti, Vangjel Meksin, Konstandin Kristoforidhin, Akademinë e Voskopojës, Naum Veqilharxhin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin, Mihal Gramenon, Imzot Theofan Nolin e shumë të tjerë.
Kujtojmë edhe kulturën materiale të krijuar nga orthodhoksët, që nga kodikët, kishat e mrekullueshme, ikonat e jashtëzakonshme dhe afresket e pashoqe, me të cilat mburret i gjithë kombi etj.
E gjithë kjo rrjedhë shekullore bëri që orthodhoksët të ishin pjesë themelore dhe e pandashme e realizimit të ëndrrës shekullore të Pavarësisë. Ata ishin pjesë e pandashme në nënshkrimin e Aktit të Mëvetësisë, në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, por edhe e gjithë kësaj rruge 100-vjeçare të themelimit dhe konsolidimit të Shtetit Shqiptar. Ndaj në këtë përvjetor festojnë së bashku me të gjithë popullin shqiptar me krenarinë e kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë në historinë e vjetër e të re të vendit dhe me bindjen se do ta rrisin këtë kontribut në të ardhmen.
Th. Dh.