TIRANË- Në një nga sallat e Muzeut Qëndror të Kulturës Antike dhe Artit Mesjetar rus në Moskë Andrei Rubljov, u hap në datën 10 tetor, ekspozita e ikonografisë shqiptare.
Në këtë ekspozitë u prezantuan ikona të shekujve 14 18-të të e.s, marrë nga koleksioni i ikonave të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korcës. Ikonat përfaqësonin punime të Nikolla Onufrit, Vëllezërve Zografi, të David Selenicës, të Jeromonakut, anonime etj. Spikasnin ikonat Pakëzimi i Krishtit, Shën Maria me Shenjtorë, Shën Maria me Krishtin, Johan Theologu, Ngjallja e Llazarit, Prekja e Thomait, Dyert e Bukura etj.
Në ceremoninë e organizuar në kupolen e kishës mesjetare të muzeut Andrej Rublov përshëndetën të pranishmit Drejtori i Përgjithshëm i Muzeut të Artit Mesjetar rus, Andrej Rublov, Grigori Popov, Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korcës, Tatjana Caca, etj
Folësit në këtë ceremoni vunë në dukje vlerat e veçanta historike, kulturore, artistike dhe fetare të ikonografise shqiptare. Përfaqësuesit e institucioneve ruse, përshëndetën hapjen e kësaj ekspozite të vecante në Moskë, e cila i bën më të prekshme vlerat kulturore, artistike dhe religjoze të popullit shqiptar. Kjo ekspozitë, sipas tyre, transmenton mesazhet e kohës, por me ngjyra shqiptare.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi dhe të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozita e ikonografisë shqiptare në Moskë do të qëndrojë e hapur për vizitoret ruse deri në 9 nëntor. Me pas, ajo do të transferohet në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri më 11 dhjetor 2012.
(BalkanWeb)