Irakli Koçollari: Isha tek varri i Ali Pashës, koka iu transportua në dëborë
![]()
Studiuesi Irakli Koçollari ka vite që ndjek gjurmët shkencore të Ali Pashë Tepelenës. Ai ka përmbledhur në një libër, gjetje të reja në arkiva, fakte historike dhe dokumente të pabotuara më parë. Koçollari rrëfeu në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku në "Debat në Channel One", zbulimet e tij për Ali Pashën.
Është folur se Ali Pasha nuk dinte të shkruante. A rezultojnë këto të vërteta apo të pavërteta?
Këto janë naivitete, sepse ai dinte shkrim dhe këndim osmanishten, greqishten dhe dinte të lexonte italishten. Sigurisht që të parën kishte gjuhën e nënës, shqipen, e cila në atë kohë nuk shkruhej. Ai shkroi në greqisht, edhe pse vendet nën Perandorinë Osmane shkruanin në osmanishte. Kjo ka një domethënie shumë të madhe, sepse ai ka një komunikim me carin e Rusisë dhe mes tyre ka një marrëveshje shumë interesante.
Për cilin vit bëhet fjalë?
Qershor 1791, dhe unë e kam këtë dokument. Ky dokument është bërë i njohur nga një akademik rus, Grigori As, nga arkivat ruse.
Çfarë ishte kjo platformë nga Ali Pasha për krijimin e një shteti shqiptar?
Kjo është një projektmarrëveshje dypalëshe mes Rusisë dhe Ali Pashës. Rusia këtu kishte interesat e saj dhe në rrethanat kur Aliu shikon se ishte e interesuar edhe Rusia, mendoi ta shfrytëzonte për këtë interes madhor, për shkëputjen nga Perandoria Osmane. Është një platformë me nëntë pika.
A do të quhej shteti "Shqipëri"?
Nuk bëhet fjalë për këtë, por ai thotë se interesi i tij ishte të shkëputej, por nuk mund ta bënte këtë fare lehtë, pasi vetëm tre vjet kishte në krye të pashallëkut dhe e dinte cila ishte fuqia e tij apo e asaj superfuqie. Ai kërkon nga Rusia reparte ushtarake të zgjedhura, për t'i pasur në mbështetje deri sa të bënte spastrimin e ushtarakëve osmanë me ushtarakët e tij shqiptarë. Në këtë platformë flet edhe për shkrimin, ku thotë se do të hiqte osmanishten dhe do të vendoste shqipen, pasi ajo gjuhë flitej. E në fakt që nga ajo kohë administrata e tij shkruan në Greqi. Ka të dhëna të plota që Ali Pasha shumë çështje të besuara i shkruante në shqip me germa greke.
Ishte koha që Bonaparti kishte nisur invazionin e tij drejt Evropës, ndaj po shkonin edhe drejt Ballkanit. Por ata e dinin që në Ballkan ishte dhe Aliu, ndaj e ndjenin rrezikun e goditjes nga ushtria e tij. Pikërisht në këtë moment vjen edhe interesi i britanikëve për Ali Pashën. Gjatë kësaj periudhe shihen edhe dokumentet e para të britanikëve për Shqipërinë dhe Ali Pashën, të cilat më parë nuk njiheshin. Anglezët dërgojnë për herë të parë një misionar, i cili është Xhon Morier, që flet për Shqipërinë dhe Çamërinë. Dokumenti për Çamërinë flet për popullsinë, territorin dhe kulturën, dhe dokumentet datojnë në vitin 1801 dhe është dokumenti i parë dhe i plotë për këtë vend. Pas kësaj, Morier ka informacione të tjera mbi territorin, sepse ishin të interesuar se ku mund të zbarkonin francezët dhe si do t'i priste ushtria vendwse. Anglezët në të këtë kohë tregojnë interes për Ali Pashën dhe vetë mbreti anglez, së bashku me kryeministrin dërgon një agjent fare të ri, Uilliam Maritn Lik, i cili dërgon raporte të rëndësishme për Ali Pashën. Mes tyre gjejmë edhe se si ndryshon mendimi i Ali Pashës për shtetin shqiptar. Ministri anglez i dërgon Lik, për të kuptuar se cili ishte mendimi i Ali Pashës në lidhje me invazionin francez dhe a ishte i gatshëm ai të ndalonte francezët edhe duke u mbështetur me armatime dhe nga anglezët dhe ç'do të bënte ai nëse për një moment Turqia do të dobësonte pozitat e saj për shkak të krizës që po kalonte. Pas takimit me Lik, i cili është i pasqyruar me detaje, Ali Pasha thotë: "Unë jam përgatitur dhe i kam të gjitha masat që në moment të caktuar të shkëputem dhe të shpall pavarësinë e atdheut tim". Këto kanë qenë fjalë për fjalë ato që ka thënë Aliu, të pasqyruara në faksimilet e Lik, të shkruara në anglisht.
Ku do të shtrihej ky shtet?
Në periudhën në të cilën flasim, pra rreth viteve 1806-1807 Aliu ka qenë në kulmin e pushtetit të tij dhe shtrirjes së tij. Në këtë shtrirje territoresh përfshihej, nga Elbasani, pra si veri kishte Shkumbinin dhe më pas në Ohër deri në afërsi të manastirit, gjithë territoret e Maqedonisë së sotme deri në afërsi të Selanikut më pas në Thelasi, Magnezin e Penopolezin, pa përfshirë këtu Athinën, edhe pse në atë kohë nuk ishte ende një qytet, por një fshat i banuar nga arvanitasit.
Pra të gjitha këto ishin territoret në qeverisjen e Ali Pashës; por, si do të funksiononte ky shtet?
Në dokumente britanike thuhet se ai do të krijonte shtetin e tij të pavarur, pra "indipendent Albania" shkruhet në to. Por Lik e pyet sërish "Ju kërkoni të krijoni një shtet të pavarur, po a e dini se kufizoheni nga dy pashallëqet e tjera shqiptare? Ata si do të reagonin?" Ali Pasha jep një përgjigje shumë të mençur, duke thënë: "Unë kam biseduar edhe me ata të dy dhe ne kemi rënë dakord që të krijojmë një shtet të përbashkët me të gjitha pashallëqet, madje bashkë edhe me ne të tre, - pra Shkodrës, Beratit dhe Janinës, - do të bashkohet edhe Selim Pasha i Seresit". Seresi është një qytet në Greqi dhe unë nuk e kam ditur që edhe ai ishte shqiptar.
E si do të bashkoheshin këta, pasi kjo nuk është diçka e lehtë?
Më lejoni t'ju them ato që Lik ka raportuar për kryeministrin e ministrin e Jashtëm britanik. Pas kësaj përgjigjeje të Ali Pashës, Lik hap një pjesë të veçantë në dokument dhe thotë: "Zoti Kaning, kjo më kujton të njëjtin qëndrim që ka mbajtur pashai i Beratit një vit e gjysmë më parë, informacion të cilin e keni". Kjo më hap derën mua dhe të tjerëve që merren me këto çështje, që të kërkojnë më shumë në arkivat britanike.
Përse nuk u formua ky shtet, çfarë e pengoi?
Ka shumë faktorë, por do të them një, më të rëndësishmin, që e thotë një analist britanik, që për mua është racional. Xhon Begëlli është një studiues i cili ka bërë një analizë për pashallëkun e Janinës. Në 1818, Ali Pasha 'de facto' e kishte krijuar shkëputjen nga Perandoria Osmane, sepse ai nuk i paguante më taksa apo t'i dërgonte trupa ushtarake dhe pikërisht në këtë kohë, ai i kërkon ndihmë konkrete Britanisë për të thyer trupat osmane. Ndaj Begelli thotë këtë: "Ai do të kishte krijuar 'de facto' shtetin shqiptar nëse Anglia qoftë edhe pak do ta kishte ndihmuar. Por Anglia, nuk e ndihmoi, e nisur nga interesa edhe më të mëdha, sepse në Turqi erdhi një sulltan i fuqishëm i cili krizën samen e rimëkëmbi dhe kjo ishte në interesin e Anglisë që të mbështetej tek kjo fuqi më e madhe, sesa tek Ali Pasha". Pra unë po unë citoj ato çka thotë ky studiues anglez dhe në fakt kjo është e vërtetë. Ali Pashës iu ofrua më pas mbrojtja e tij dhe pasurisë që ai kishte nga britanikët, por nuk pranoi dhe luftoi me forcat turke edhe për gati 1 vit e nëntë muaj derisa vdiq dhe i prenë kokën.
Ka një element aktual në lidhje me këtë çështje, sepse kryeministri Sali Berisha ka kërkuar kthimin e kokës nga Stambolli dhe rivarrimin në Janinë?
Personalisht jam që të merret koka. Kam qenë në atë varr dhe e di ku është ekzaktësisht, ku ndodhet ai varr, së bashku me dy djemtë e Ali Pashës dhe nipin e tij. Koka e tij është transportuar nga Janina për në Stamboll, e mbajtur nën dëborë, dhe ajo u ekspozua për sulltanin dhe diplomatët e huaj. Si zakon ishte që koka e atyre që kishin prerë në besë Perandorinë u lihej qenve ta shqyenin, por në kohën kur mbaruan ditët e ekspozimit të kokës, një dervish, mik i familjes së Ali Pashës ka shkuar dhe ia ka kërkuar për ta varrosur.
Cili është roli i shkrimtarit të njohur francez Pukëvil në përshkrimin e figurës së Ali Pashës?
Pukëvili ishte konsull dhe agjent i perandorit Bonapart, madje ai ishte edhe një ndër organizatorët deri në përmbysjen dhe vrasjen e Ali Pashës dhe këto i kam të vërtetuara në dokumente të ndryshme për Pukëvilin.
Përse thonin që Ali Pasha qëndronte me Bonapartin si tigri me luanin?
Këtë e thotë Hygoi, i cili ka parë vlerat dhe antivlerat e të dyja figurave dhe nëse citoj me saktë, ai thotë: "Ali Pasha rri përballë Bonapartit, si pantera me luanin; ata ngjajnë me njëri-tjetrin si dy pika uji, sepse të dy e filluan karrierën nga hiçi dhe u ngjitën deri në majat e perandorëve, të dy e ngritën në hierarkinë e perandorisë, fisin e tyre; gjithashtu edhe Bonaparti edhe Ali pasha ngritën perandori, por ky i dyti ngriti perandori brenda perandorisë".
Si ishte raporti i Ali Pashës me gruan e tij, Vasiliqinë, sa vjeç ishte pashai kur u martua me këtë vajzë të re?
Ali Pasha ishte rreth të 60-ve, ndërsa ajo ishte 16 vjeçe, pra diferenca e tyre ishte rreth 40 vite.
Ç'ishte kjo dashuri, pasi të tilla diferenca përbëjnë lajm edhe sot?
Në atë kohë Ali Pashës i kishte vdekur gruaja e tij e parë. Ndërkohë që ishte duke shkuar në një fshat të Çamërisë për një aksion policor, në kohën që bëhen arrestime, shkëputet një vajzë, e cila kishte lidhje të afërta me të arrestuarit. Kjo ishte Vasiliqia, një vajzë shqiptare ortodokse, e cila mbiemrin e vajzërisë e ka Kondakçi. Vasiliqia i shkon pashait dhe i kërkon që ai të falë një nga të arrestuarit. Një autor francez dhe një tregtar venedikas e përshkruajnë këtë moment më mirë. Kur Aliu e pyet se çfarë lidhjeje kishte me personin që kërkonte të falej, Vasiliqia ndërron temë dhe si e magjepsur i thotë: "Qenke shumë i bukur, Pasha".
A ishte Vasiliqia, pika më e dobët e Ali Pashait?
Është e vërtetë që ajo ka qenë një pikë e dobët për pashain, por ai nuk ka gabuar duke iu përkushtuar asaj pa fund, sepse vetë Vasiliqia ka qenë shumë e përkushtuar ndaj Pashait dhe e tregoi atë deri pas vdekjes së tij, duke mos u martuar kurrë më.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)