Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

Me ndihmoni me citate nga librat e shenjte mbi drejtesine

$
0
0
Përshëndetje!

Më duhen disa versete nga Librat e Shenjtë të besimeve të ndryshme, qofshin të krishterë, ortodoksë, protestatë, musliman, hebre, mormon etj etj... dhe për këtë arsye, po iu drejtohem atyre që janë besimtarë ose që s'janë të tillë por, njohin mirë Librat e Shenjtë fetarë, të më gjejnë ca versete të cilat iu drejtohen njerëzve me qëllim që të jenë të drejtë, të moralshëm... dhe disa versete të cilat mund të shihen si norma fetare kundra veprës së vjedhjes/përfitimit të padrejtë të pasurisë së tjetrit. Besoj se jam sadopak e kuptueshme në kërkesën time.

Le të themi, se më duhen për një punim, i cili përveç trajtimit juridik dhe shoqëror që përmban tema, do ketë si pjesë më vete edhe anën pozitive të besimit fetar në ndikimin/edukimin e njerëzve; këtë po ua them që nuk do i keqpërdori versetet të cilat ua kërkova. Këto versete do përdoren thjesht si citate dhe referencë, ndërsa trajtimi sigurisht do jetë vetjak dhe aspak tendencioz siç e thashë më lart, por parë në anën pozitive që përmban.


Duke qenë në pritje të bashkëpunimit tuaj, ju falemnderoj paraprakisht!

P.S: Më duhen sa më shpejt, kështu që kush e ka në mendje të më ndihmojë, ta bëjë këtë veprim brenda mundësive kohore...

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>