INTERVISTA/ Flet gazetarja e talentuar e Radio Tirana, Afërdita Selimi: Kam shkelur Shqipërinë me pëllëmbë.
Ja sirealizova ciklin e emisoneve Një emër i qytetit, me rastin e 100-vjetorit
Albert ZHOLI
Një jetë të tërë në Radio- Tirana, zëri i saj është bërë i ëmbël për të gjithë. Ishin vitet 70, kur ajo gjimnazistja e shkollës Petro Nini Luarasi, në Tiranë, filloi të shkruante në gazetat Zëri i Rinisë dhe Bashkimi. Një nga emisionet e çdo të shtune ,Mikrofoni midis jush mbetet ndër më të ndjekurit. Dhe me radhë kronika lajmesh emisione speciale dhe transmetime të drejtpërdrejta, që pas 90-s, kanë qenë pjesë jo e pakët e krijimtarisë së saj në programin e parë të Radio- Tiranës.
-Si lindi dëshira për gazetari?
Midis viteve të shkollës 8-vjeçare dhe asaj të mesme ,unë shpesh intervistoja shoqet apo shokët e lagjes.Edhe me motrat në familje kështu veproja.Nuk kisha mikrofon,por me mjete improvizuese merrja rolin e gazetares dhe të imitueses jo pak herë.Më pëlqente dhe dramaturgjia, ndaj në grupet teatrale të shkollës nuk mungoja.Ishin vitet 70-ë,kur unë gjimnazistja e shkollës Petro Nini Luarasi,në Tiranë,fillova të shkruaja në gazetat Zëri I Rinisë dhe Bashkimi. Shumë të pakta kanë qën shkrimet e mia të asaj kohe,që me disa nga shoqet e shokët e klasës i lexonim dhe rilexonim ato.Pse ta mohoj më vinte mirë kur shikoja emrin në gazetë dhe për më tepër kur shoqëria më nxiste për të shkruar edhe më shumë.Edhe poezi kam shkruar atëherë,,(si mosha që vargun më duket se e ka të sajin) por kur nuk nxitova ti botoja. Kështu , në vitet e gjimnazit gjithnjë edhe më mendoja të bëhesha gazetare.Në klasë ishim dy vetë që aspironim për këtë profesion, unë dhe i ndieri Ilir Gurakuqi.Të dy konkuruam dhe fituam të drejtën për të vazhduar studimet në degën Gazetari të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike.
Kur unë vendosa që të studioja për gazetari, im atë nuk ishte dakort.Ai dëshëronte qëtë studioja për ekonomi.Gazetare bëhesh dhe si ekonomiste,-këmbëngulte ai,ndërkohë që unë ngulja këmbë në dëshirën time. Ndodhi që midis dy dëshirave më doli emri në listat për të studiuar në ekonomi.Në atë shtator studentët e fakultetit të ekonomisë shkuan në aksion në hekurudhë,në Visokë të Ballshit.Me ta vajta dhe unë.
Mendien e mbaja te rezultatet e pashpallura të konkursit të gazetarisë.Shkonim në turn të tretë në punë dhe unë përgjumur rrija edhe nga meraku.Kishim pedagog Viktor Nushin, që kur më shikonte ashtu me zë të lartë më thoshte: Drit o Drit.. do të bëhesh dhe gazetare nuk bëhet reportazhi duke fjetur.. do shkosh dhe në fabrika e uzina në turn të tretë ..nxito..nxito. Pak ditë ishin ato, se në Visokë më erdhi telegrami,që më njoftonte se isha shpallur fituese e konkursit të Gazetaris-ë.
Ishin vite të bukura ato,11 veta ishim në grup dhe pas mbarimit të studimeve na caktuan në rrethe të ndryshme të vendit.Nga Tirana u larguam ne banorët e Tiranës dhe në RTSH u caktuan dy vetë nga rrethet.Eh dhe atëherë miku njihej. E përmenda këtë vetëm si fakt ,se për mua ishte mëme vlerë puna pranë gazetës Shkëndia në Lushnje, ku u emërova dhe punova rreth katër vjet.Atje preka shumë terrenin dhe për mua kjo është domosdoshmëri për gazetarin,se njeh më mirë të vërtetën e jetës.
-Kur trokitët për herë të parë në dyert e Radio Tiranës dhe kush ju ka pritur?
Më ka takuar që në stinë vjeshte ti kem patur shumë pika domethënëse të punës. Ishte tetori 1981-t,kur unë erdha për të filluar punë në Radio Tirana.Me vështirësi më larguan nga Lushnja.Si në gjithë kohët, që duhet të kujtohesh e të luftosh se harruar mbetesh.Po mos të zgjatem se nuk ka vlerë mendoj.
Më pyesni për Radion.Takova për të parën herë Drejtorin e Kuadrit të RTSH.Ai sqaroi ndër të tjera se gazetarët e redaksisë ku kishin menduar të më çonin ,nuk i gjeje në Tiranë.Shkojnë shumë nëpër rrethe,- më sqaronte ai,që shtonte se duhej të mendohesha mirë. Po unë nuk e dëgjoja në argument se gazetari për mua në profesion kështu duhet të ishte.U emërova gazetare për problemet ekonomike në departamentin e Propagandës së Prodhimit.U takova me Shkëndie Shehun,ishte shefja e departamentit,pasi kishte punuar për shumë vite si gazetare e ekonomisë. Me shërbime dilja shumë.Mbuloja dy emisione ekonomike në javë,përjashto dhe ato që ishin speciale dhe vinin në faqosje të vecanta.Pse jo në një rreth mund të shkoja gati tre herë në vit.Investim ky i madh dhe i bukur që Radio Tirana më dha.Kam shkelur Shqipërinë me pëllëmbë.
-Cili ka qenë emisioni juaj I parë dhe si jeni ndjerë?
Në Radio Tirana kam punuar edhe gjatë viteve studentore Kam bashkëpunuar në emisionet, jo ekonomike ,që drejtonte gazetarja Valdete Andoni. Sa për emisionin tim të parë, ai ka.qën tërësisht me ekspertë të Ministrisë së Ndërtimit.Emocion kisha si në intervistim dhe më tepër kur dëgjova emisionin në Radio,për të cilin njoftova dhe të tjerë për të më dëgjuar.Besoj se normale është një situatë e tillë.
Po me pyetjen tuaj më sollët ndër mend dhe kujtoj si tani që për të realizuar emisionin e lartëpërmenduar u nisa pasdite për të intervistuar,se atëhere në dikastere zyrtarisht punohej dhe në ato orë.
Në ato kohë ne punonim me mganetofonin UHER ku shiriti mbështillej në bobina .Çdo gazetar kishte mjetet e tij të punës,ndërsa sot ,sot me keqardhje e them se ka mungesa të theksuara.
Po të kthehem te UHER-i,që si magnetofon ishte i mirë por edhe i rëndë në peshë.Isha me shërbim në Kuçovë dhe në atë qytet nga punonjësit e ndërrmarrjes mekanike sapo ishin prodhuar me mbetje disa peshore të vogla dore.Atje peshova UHER-in,që shënonte rreth 5.30 kg. Më kupto, e përmenda këtë si fakt dhe jo se ankohem,pasi nuk më ka rënduar pesha e tij.Pa magnetofonin me vete nuk do isha e ftuar nga ju për intervistë. Me të mbledh zëra dhe sjell zë në valët e Radio Tiranës.
-Sa emisione keni realizuar deri më sot?
Nuk besoj se do bëj dot profesionin e staticienes në këtë rast,por di tiu them se realizoja nga dy emisione ekonomike në javë ,plus emisione speciale që caktoheshin për problematika të ndryshme.Një nga ata qe dhe emisioni i çdo të shtune ,Mikrofoni midis jush.që realizohej me rrotacion nga gazetarët.
Dhe me radhë kronika lajmesh emisione special dhe transmetime të drejtpërdrejta,që pas 90-s,kanë qën pjesë jo e pakët e krijimtarisë sime në programin e parë të Radio Tiranës.Ka ndodhur që të bashkëpunoj dhe me departamentin e lajmeve në TVSH.Po ajo që dua të plotësoj qëndron në faktin se edhe kur kam qën në drejtim,nuk i jamë ndarë mikrofonit.Radioja të rrëmben më duket mua; të duket se ajo nuk bën pa ty dhe ti nuk bën dot pa të.Po kjo e fundit duhet të jet më e vërteta.Kështu ndodh kur profesionin e do me shpirt.
-Kur jeni ndjerë me keq në Radio? Po dita më e gëzuar?
Nuk do doja që të bëhem për gazetë si i thonë fjalës ,se nuk zgjidh gjë dhe po të rrëfej .As ata që mund të lexojnë nuk kanë pse lodhen me të keqen. Po padyshim kur flitet për profesionalizëm,unë nuk di të mbaj anë si i thonë fjalës.Shprehem shumë drejtpërdrejt dhe nuk të duan kështu,se çuditërisht sot shumë vet shkojnë pas asaj thënies thuaj një fjalë të mirë ,qoft edhe gënjeshtër.
Kur realizon një emission të bukur dhe merr vlerësime,dita dhe ditët bukur të shkojnë. Unë mund të veçoj shumë të tilla,por më mirë ja lëm vlerësimin dëgjuesit të Radio Tiranës:ai dëgjon dhe ai thotë.
Edhe dekorimi nga Presidiumi i Kuvendit apo Çmimet Gazetareske,që kamë marrë janë si pike kulmore e gjithë karierës sime.
-Si ka qenë kërkesa e llogarisë në sistemin monist dhe a ke pasur kërkesa biografike?
Mendoj që puna është dhe duhet të jet kërkesë e rregullit dhe e ligjit,për çdo kohë. Ajo që dua të shtoj qëndron në faktin se na kërkohej shtrirja gjeografike për emisonet,që realizonim dhe larmia e tematkës për aq sa e limituar qe ajo.Në lidhje me pjesën e dytë të pyetjes suaj,për vet rëndësinë që i jepte sistemi monist, institucionit të RTSH-së,si mjet i propagandës së partisë shtet,Padyshim që të punoje aty nuk duhet të kishe probleme biografike.
-Cilët kanë qenë gazetarët prej të cilëve keni mësuar?
Në departamentin e Propagandës së Prodhimit ,ku fillova punë në Radio Tirana,gjithsecili gazetar mbulonte me emisone një sektorë të veçntë dhe në këtë mënyrë ne bashkëpunonim,që edhe ndihmë mund ta cilësoj njëherësh.Punuam në shumë vite bashkë me Shkëndie Shehun, Feruze Bajon, Lulzim Vejsiun, Skënder Sinën e Diogjen Vangjelin.Por, mqeqënëse më pyesni për ndihmë kolegësh,mendoj të rikthhem në vitet e fillimit të punës pas mbarimit të studimeve .Sikurse ju thash edhe më parë u caktova gazetën Shkëndija të Lushnjes,nga ku nuk mund të harroj eksperiencën që më dha gazetari i mirënjohur Timoleo Mërtiri.Ai kishte punuar shumë e shumë kohë në gazetën Bashkimi.Ka një histori të veçantë kariera e tij gazetareske,po nejse.
-Cili ka qenë angazhimi juaj me rastin e 100-vjetorit?
Eh,viti që shkoi qe i bukur I gjithi sipas meje se ishte 100 Vjetori I Pavarësisë së Shqipërisë, po Nëntori ishte më i privilegjuari se e mbante në ditët e tija 28-n e Flamurit.Unë them se jemi me fat,që jetuam dhe gëzuam në këtë festë.Personalisht , në Radio ideova dhe realizova ciklin e emisoneve Një emër i qytetit,ku në qendër të çdo emisioni ishte një nga anëtarët e qeverisë së Ismaiil Qemalit.Flisja për vendin e tyre të origjinës dhe kaloja në ato anë me trashëgiminë kulturore që ato mbajnë.Edhe kënga e kënduar dhe e zgjedhur për ata që bën historinë e bukur dhe më e bukur qe.Në Radio me krijimtarinë mund të bësh çudira.Vetëm se duhet ta duash profesionin dhe ti njohësh gjinitë radiofonike,që fatkeqsisht tani humbasin e humbasin.
Përsëri për 100 Vjetorin e Pavarësisë do veçoja dhe radioreportazhin Obelisku në Mesaplik.Udhëtoja me fugon një ditë për në Vlorë,kur nga një i njojturi im mësova se në Mesaplik të Vlorës ,me inisitivë private po ngrihej një Obelisk për Ismail Qemalin.E kërkova njeriun që më thanë.Namik Jahaj quhet personi që intervistova dhe më rrëfeu se Ismail Beu kishte qën dyherë në atë krahinë,ndaj dhe ja ngrinin Obeliskun atje. Edhe vargjet e 30 poetëve u gdhëndën atje,më tha Namiku.Kishte shkruar edhe vajza nga Mitrovica,që emrin e ka Vlora.Radioreportazhin e ilustrova me këngën labe shkova lart Shushicës o/vergje vergje malet o . po e lë me kaq se sado që të vazhdoj të tregoj nuk ja bie dot bukurinë, si në Radio.
Me emocion përcolla dhe transmetimin e drejtpërdrejtë në Radio Tirana të festimeve të 100 Vjetorit nga Vlora.Edhe në 90- Vjetorin e Pavarësisë transmetova po kështu nga Vlora edhe pse në atë kohë nuk isha thjesht gazetare,por drejtore e departamentit të informacionit në Radio Tirana.Po të them se e dua Vlorën ,është vendi iorigjinës së prindërve të mi.
Ndërsa Ismail Selmanin dhe Enver Rekën nga Kosova i takova rastësisht në Durrës në të 24-n ditë të nentorit të kaluar..Ata ishin nisur në këmbë nga Ferizaj dhe po ashtu udhëtonin për të shkuar drejt Vlorës,në festimet e 100 Vjetorit.Domethënës qe akti i ish luftëtarëve të UÇK-së,që më shtyu të shkruaj në gazetë.Mos po tregoj si shumë ?.
-Motua nga e cila udhëhiqeni në jetë?
Duke kërkuar gjithshka pozitive, synoj dhe punoj sa mundem që e nësërmja mos ti ngjaj të sotmes.
-Një ditë pune e zakoshme?
Mirmëngjes ditës së punës i them në studio,ku montoj apo regjistroj me operatorin e zërit Arben Bërxolli. Më pas dal për komunikim me bashkpunëtorët,në mjedise pune,në aktivitetet që organizohen apo duke pirë dhe ndonjë kafe me ta.Gjithnjë në kërkim të materialeve.Intervistoj në terren,shfletoj sa më shumë literaturë për sektorët që mbuloj me emisonet e programit të parë të Radio Tiranës.Një ditë dhe të gjitha ditët njësoj duket se janë.
Realizoj emisionet me fokus ekonominë dhe turizmin,që nga tematika duket se nuk duan vetëm Tiranën,ndaj dal me shërbim edhe nëpër rrethe.Nuk dua të jem në radhë si shumë të tjerë, që falë lëvizjes së madhe i gjejnë gjithnjë personat për intervistë në kryeqytet Për mua është e cunguar kjo gjetje ,se as njeriu nuk është vendi dhe as vendi nuk është ai i intervistuari.
-Çfarë vlerësoni tek një njeri dhe çfarë kritikoni?
Vlerësoj mirënjohjen dhe mënçurinë dhe jam kritike ndaj servilizmit,militantizmit apo gjithshkaje joprofesionale.
-Keni ndonjë peng në jetë?
Sigurisht në kaq vite jetë dhe punë padyshim që kthen kokën pas në diçka që se ke thënë apo dhe që nuk ke arritur.Shumë gjëra gjykohen në kohën që jeton.Ja, ju më intervistoni si gazetare dhe unë mendoj se koha sot për profesionin tonë jep më shumë mundësi,gjë që koha e atëhershme kishte kufizimet e saj
-Çështë familja për ju?
Nuk gjykoj se do dal nga vlerësimet steriotipe që familja është gjëja më e shtrenjtë dhe e shënjtë.Jam brenda kësaj vërtetësie.
-A ndihet e vlerësuar femra shqiptare sot?
Mendoj se ka shumë hapsirë ligjore në mbështetje të femrës në vend.Ka shumë aksese që shihen dhe nga funksionimi I shoqatave të ndryshme,që në fokus kanë jetën e grave dhe problematikat e tyre për zgjidhje.Ka shumë liri në mënyrën e jetesës dhe veprimit,por do theksoja se mungon në masë të konsiderueshme, një element shumë I rëndësishëm sikurse është pavarësia ekonomike. A nuk kemi një numër shumë të lartë të grave shtrëpiake ?!
- Po politika shqipatre a ka lënë hapësirat e nevojshme për femrat?
E theksova dhe pak më lart mbështetjen legjislative për to.Në vitet e fundit , sikurse është faktuar vetë partitë politike kanë vendour përqindjen e domosdoshme në raportin burrë grua,(në favor të këtyre të fundit ) për pjesmarrjen në jetën politike dhe administrative.Po këtu gjykoj se dhe vet gratë duhet të përpiqen për fituar me vlerat që mbajnë dhe jo të shtojnë radhët si rastësi e një përqindjeje të kërkuar.
Por meqë flasim për rolin e gruas desha të zgjatem pak,duke sjellë në kujtesë vitet e para të punë sime në gazetë. Ishte fundi viteve 70 kur dola nga korniza tradicionale e botimit, me dy shkrime: Përse shqetësohet Pavlina Shtëmbari në Gradishtë? dhe Çjanë këto?.. koncepte apo rastësi ?! Mora përgëzime nga njerëz të tjeshtë dhe kolegë gjithashtu,ndërkohë që në Komitetin e Partisë në Rreth u kritikova ashpër.Kreu i tij me tone të ngritura më drejtohej E di ku të çoj E di çfarë të bëj.. Në mbledhje ishim të gjithë gazetarët.Me këtë nuk dua të them se bëra disidenten.Thjesht fola realisht për gruan në zonë.Vajti e gjatë ajo histori.