Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe
TIRANË - Realizimi i transplantit të mëlçisë në vendin tonë është një arritje e madhe që zgjidh përfundimisht problemin e të sëmurëve me insufiçencë hepatitis, tha sot ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, gjatë një vizite në Spitalin Amerikan në Tiranë, ku dhe u realizua kjo ndërhyrje.
Tavo u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të fëmijës 3- vjeçar që iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në vendin tonë për transplantin e mëlçisë. "Ky transplant ka një të veçantë, sepse kryhet për herë të parë në vendin tone, ndaj dhe e fut Shqipërinë në vendet që tashmë kryhet transplant. Por, ka edhe një tjetër të veçantë që kryhet tek një fëmijë i vogël, gjë që na bën ne si vend, krahasuar me shumë vende të tjera të rajonit, të jemi avangardë", tha Tavo.
Duke u ndalur në rinisjen e ndërhyrjeve të tilla edhe në sistemin publik, Tavo garantoi se në të ardhmen këto ndërhyrje do të kenë vazhdimësi dhe do të mbulohet nga buxheti i shtetit. "Ne kemi alokuar nga buxheti i shtetit këtë vit fondin për të mbuluar transplantin e veshkës, por shpresoj se edhe transplanti i mëlçisë do të mbulohet nga fondet e buxhetit të shtetit, theksoi më tej ministri Tavo.
Sipas tij, "është planifikuar që ndërhyrjet, të cilat do të realizohen për transplantin e veshkës do të mbulohen 100 % nga buxheti i shtetit". "Ky fond është bërë realitet, ndaj dhe në muajin mars do të përfundojnë të gjitha procedurat që do të lejojnë nisjen dhe vazhdimësi e një procesi rutinë për transpantin e veshkës, për të gjithë ata pacientë që e kanë të nevojshëm pas gjetjes së donatorit", nënvizoi ministri i Shëndetësisë.
(er.nu/ata/BalkanWeb)