Reagimi i Arbëreshvet, ndaj ndërrimit të historisë, në favor të Turqisë në Kosovë.
admin28/01/2013Janar2013
Turqit, të përzënë ka dera, ri-hyjën ka dritësorja

1468 1912.
Shqipëria u zgjith ka hekuret e Turqvet 444 vjet pas vdekjes së Skanderbekut. Një mot i gjatë. Na Arbëreshë, të pështuar ndë Talljet, rruam të lirë e të krishterë, ruajtim gjuhë e zakone, e adhe i këndomi Skanderbekut ndër vallet e Pashkëvet; kurse, ndë Shqipërì, nën sundimin e egër turk-osman, lirì-nderë-bëgatërì i patëtin vetëm shqiptarët çë tradhëtuan besën e krishterë, Skënderbeun e gjuhën shqipe; për gjithë të tjerët, filaqì-vdekje-depërtime-taksa. Një mot i gjatë. i egër. Ndërsa Arbëreshët kishim qëndruar të krishterë, skanderbekjanë e antiturq, Shqiptarët daledalë qenë shtrënguar të izlamizohëshin, me hir o pahir; me motin pat adaptohëshinn nji situatje fetare të përzyer; mendojin mësegjithë intelektualët e qisha katolike se, për të shpëtuar Etninë Shqiptare dhe paqen sociale, besimet fetare kish të bashkëjetojin. Fishta (i krishterë) e Frashëri (mysliman) në krye. Një fitore për izlamin, një mundje për Krishtërimin. Kështu u le Shqipëria e Pavarur, te viti 1912: më izlamike se e krishterë. Ismail Qemali e Delegatët e Vlorës, ditën 28 shënmartir 1912, me qënë se politikisht ishin e shqitjin Shqipërinë ka perandoria izlamike turk-osmane dhe deklarojin pavarësinë e saj të plotë, kish te kishin pjerrë 444 vjet prapë edhe me Besën. Domethënë kish tkishin deklaruar jo vetëm pavarësi politike po edhe pavarësi fetare. Besa e Krishterë si Fe Zyrtare. Po svate kështu, e kush e qajti më shumë qe Historia. Ajo me H-në e madhe. Historia rrëfyen se Shqipëria qe i sprasmi Vend i Krishterë në Ballkan çi bëri ballë Turqvet; dhe Skanderbeku qe i sprasmi Luftëtar i Kryqes. Prirja e plotë ndaj rrënjavet të krishterë do ti kish njohur të drejtën Shqipërisë, Skanderbekut dhe Historisë. Ashtu kish dashur, po sqe. Sepse Turqit, gjatë 444 vjet sundimi, atij populli shqiptar, çi kish luftuar heroikisht për dhjetra e dhjetra vjet, i rezervuan një izlamizim tegër, tthellëm: pothuaj i bënë një transplantim kirurgjik të DNA-së së tyj etno-fetar. Enver Hoxha, pra, gërshìzë e kuqe mbi tortën ndër 44 vjet të diktaturës së tij komuniste, si ateist çish, i vu gjithë dakord Shqiptarët: ja fshijti tërësisht këto dy besa, ka zëmra e ka mendja: mbëllijti xhamì e qisha, po torturoi e vrau pothuaj vet priftra. Pëstaj, si ra regjimi komunist, te viti 1990, shpresohej se, me Republikën e re, zënej një histori tjetër për Shqipërinë: jo vetëm nga ana politike po edhe nga ana fetare. Një histori e krishterë. Sqe kështu, sepse në Shqipëri slehen më heronj si Gjergj Kastrioti, as ndër qishat as ndër shpitë; dhe kushtet në Ballkan sjanë më ata të motit skandërbekjan: izlamizmi shtu rrënjë të thella në territoret Illirë. E bjerrë kështu lufta Shqipëria bashkë me të renë Republikë Kosovare i prit raportet diplomatike me Turqinë, o, sadopak, i mbanej të vakët, dhe si lejonej Turqisë të kllitë hundën njetër here mbrënda kufijvet të saj. Krahina serbe e Kosovës, në vitin 1999, kish tkish kundërshtuar, me Ibrahim Rugovën në krye, praninë turke ndë mes tfuqivet ushtarake të ONU-sit çë, asì viti, ndihu Kosovarët kundër Serbisë. Jo, sqe kështu. (Po Europa e krishterë, te viti 1952, kish tkish kundërshtuar hyrjen e Turqisë në Aleancën Nato! Ashtu si, sot, Shqipëria e Kosova kish të kundërshtojin hyrjen e Turqisë në gjirin e UE-së). E nanì Turqia një republikë çdo ditë më izlamike pas 444 vjet pushtimi historik të Kosovës, i paraqitjën Republikës së Kosovës llogarinë e saj historike me kripë. Mbi shtypin shqip këto ditë djovasa se dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar (të shkollavet të Kosovës, ndr.) në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin e ri të historisë, Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër. Më vjen të qanj! 544 vjet pas vdekjes së Skanderbekut, Turqia u pruar të sundonjë njetër here Kosovën shqiptare. Si sosi se i ndërroi fé-ëmre- ndërgjegje tërë etnisë shqiptare në Ballkan, nanì do ti ndërronjë edhe historinë! Mos ndien turpë, përpara tërë Botës, si i sundoi egërsisht për 444 vjet? Po këtë herë sftesën Turqia, ftesjën Republikat e pavarura të Kosovës e të Shqipërisë çë i nënshtrohen njetër herë sunduesit shekullor. Një farë mazokizmi të pakuptuashëm! Na Arbëreshë e njohmi mirë Historinë: tonën dhe të shqiptarvet. Për ne, Turqit ishin dhe qëndrojën armiq. Për ne, liria-besa e krishterë-gjuha-Skanderbeku nëng ngiten! Gjergj Kastriotin na e nderomi ende ndër Vallet e Pashkëvet.
shkruar për Jeta Arbëreshe, nga Agustin Jordani
Agostino Giordano është drejtor i gazetës Jeta Arbereshe