Arvizu: Marrëveshja e Berishës për detin Jon, kundër interesave shqiptare e amerikane
Agjencia Sot News njofton se pjesë e bisedimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dhe drejtueseve të Aleancës Kuq e Zi ka qenë edhe marrëveshja për ndarjen e ujërave të detit Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë. Përpos asaj që u tha në media, thekson agjencia, temë e bisedimeve ka qenë edhe marrëveshja e rrëzuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve nga pjesëmarrësit në takim, Arvizu, pasi ka kritikuar Aleancën Kuq e Zi për nacionalizimin e tepruar, ka akuzuar kryeministrin Berisha për pazare me grekët sa i takon kufijve detarë. Siç mësohet nga burimet brenda takimit, ambasadori amerikan ka deklaruar se kryeministri Berisha ka tradhtuar jo vetëm interesat e Shqipërisë, por edhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke firmosur shitjen e detit në mënyrë të fshehtë.
Teksa ka vlerësuar të gjithë faktorët politikë që denoncuan dhe iu kundërvunë marrëveshjes detare, ambasadori amerikan ka dënuar pazaret e qeverisë shqiptare me Athinën për ujërat detare. Po ashtu, ambasadori amerikan ka komentuar edhe mënyrën sesi qeveria shqiptare shmangu SHBA-në nga negociatat me palën greke, pas presioneve të Athinës. Arvizu ka deklaruar gjithashtu se, nëse ambasada amerikane në Tiranë do të kishte qenë pjesë e negociatave, marrëveshja do të ishte bërë transparente dhe nuk do të kishte kaluar në Kuvend.
Kabllogrami
Përplasja e qeverisë Berisha me SHBA për paktin detar me Greqinë, është konfirmuar edhe nga një kabllogram që ambasada amerikane i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Kabllogrami me kod 08TIRANA745, i tetorit 2008 (i publikuar nga WikiLeaks) është klasifikuar si konfidencial, mban titullin: Greqia i bën presion Shqipërisë mbi çështjet e kufirit dhe varrezave. Në kabllogram sqarohet se si Athina i ka bërë presion Berishës që të shmangeshin amerikanët nga negociatat. Gjatë një seance bisedimesh së fundmi në Tiranë, zyrtari grek në krye të delegacionit i dha palës shqiptare një ultimatum. Qeveria greke mund të tregohet e gatshme për një kompromis mbi kufirin detar pranë Korfuzit (ndoshta për shkak të interesit ushtarak ekzistues amerikan për ndërtimin e një baze ushtarake të SHBA-së në Jal, Shqipëria e Jugut). Gjithsesi, zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar për të plotësuar kërkesën tjetër, atë për të mbajtur fuqitë e largëta, konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jashtë bisedimeve, thuhej në raportin diplomatik.
http://respublica.al/artikuj/2013/02...ve-shqiptare-e