Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24373

Jemen, gjykohen 3 shqiptarë, akuzohen për 179 ton trafik municionesh

$
0
0
Jemen, gjykohen 3 shqiptarë, akuzohen për trafik municionesh



TIRANE - Ka nisur këtë të hënë në Jemen procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve të akuzuar për transport municionesh. Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Saba, bëhet fjalë për 3 shqiptarë të cilët akuzohen se kanë transportuar 179 ton eksploziv dhe municione në portin Mukalla, në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë seancës së parë, prokurorët deklaruan se tre shqiptarët, kapiteni, oficeri i marinës dhe një kryeinxhinier, akuzohen se kanë lundruar në det për 5 muaj, duke kaluar nëpër ujërat territoriale të Jemenit, në bordin e një anijeje me flamur të Maldiveve, e cila transportonte eksploziv dhe municione.

Sipas agjencisë Saba, anija në fjalë ndaloi në portin Mukalla në Jemen, në 18 dhjetor për tu furnizuar me karburant dhe u ndalua pasi 3 shqiptarët u dhanë autoriteteve informacione jo të vërteta lidhur me ngarkesën.

Autoritetet e Jemenit thonë se anija është futur në territorin e vendit nga grupe ilegale, për të kërcënuar sigurinë publike, duke vënë kështu në rrezik një prej porteve të vendit.

Në muajt e fundit Jemeni ka konfiskuar dhjetëra ngarkesa me armë dhe municione, të prodhuara nga Turqia apo Kina. Sipas raportimeve në media, ngarkesat janë dërguar për grupet e dhunshme në vend që luftojnë Al Kaedan që prej vitit 2009.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24373


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>