Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Nga Tomë Mrijaj - Dr. Ibrahim Rugova dhe idhulli Imzot Pjetër Bogdani

$
0
0
Dr. Ibrahim Rugova dhe idhulli Imzot Pjetër Bogdani


Tomë Mrijaj

Sa herë që vinte në Amerikë dhe posaçërisht, kur ndalej përzemërisht për t’u takuar me bashkëatdhetarët në New York, tek personaliteti i papërsëritshëm gandist Dr. Ibrahim Rugova, kam parë si virtyt njeriun e thjeshtë dhe tepër modest; burrshtetin e paepur ndaj furtunave të jetës së popullit të tij; punjonësin e lartë shkencor, që kishte një zellë të lartë hulumtimi dhe publikimi të historisë së lashtë të popullit dhe bijve të tij të shquar, të cilin e kthei (Insitutin Albanologjik të Prishtinës) në një vatër të flaktë atdhetarizmi; intelektualin e zgjuar solid, eruditin e etur për zbardhjen e fakteve dhe dokumenteve të hershme historike autoktone.
Sipas opinionit tim, me sa kam mundur të lexoi nga jeta dhe vepra e dy titanëve të mëdhenj të mendimit shqiptar, mendoi se Rugova dhe Bogdani, janë binjakë të nënës Dardani. Ato edhe pse jetuan e vepruan në kohë dhe rrethana të ndryshme, patën një qëllim të përbashkët: LIRINË, në të mirë të popullit të Kosovës.
Dr. Rugova, me pasionin e shkencëtarit realist, falë hulumtimit të fakteve dhe zbërthimit të tyre, përmes një logjike të shëmdoshë historike dhe shkencore, bëri që emëri dhe figura e Imzot Pjetër Bogdanit të mbetet pjesë e jetës së tij përkushtuese.
Nga ana e tjetër, tek lideri udhëheqës bashkëkohorë Dr. Rugova, ne në diasporë shohim shumë pastër vizionin largpamës në zgjidhjen e çështjeve të Atdheut, që rënkonte nga plagët e rënda shumëshekullore të kolonizatorëve serbë.
E për më shumë, tek ai gjithnjë verenim ideatorin futurist të bashkimit të shqiptarëve, që herët ose vonë do të bëhej një ditë, sikurse u shprehte ai.
Mbas shumë viteve të kalimit në amshim, ende sot më shfaqet ky paqësor, si vigan i tolerancës shembullore në Europë dhe botë, e cila shihte tek lideri i shqiptarëve (Gandin e Ballkanit të trazuar nga luftrat e njëpasnjëshme dhe konfliktet ndëretnike), simbolin e paqës konkrete, larg dhunës dhe luftrave gjakderdhëse dhe shkatërruese, që ai ushtroi si vizionar gandist, përmes diploamcisë së tij, ç’ka më vonë solli realizimin e ëndrrës së shqiptarëve, që ishte dhe mbeti Pavarësia e shumëpritur e popullit të tij.
Kujtimi i paharruar, që më ka lënë më shumë mbresa, ka qenë takimi i përzemërt me Dr. Rugovën në auditoret e Fordham University, në New York (më 7 tetor 1989), gjatë ditëve të Seminarit, në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes burrështetit, poliglotit, eruditit, patriotit dhe prelatit të shquar dhe të përvuajtur klerikut të lartë shkrimtarit të madh Imzot Pjetër Bogdanit.
Ky seminar kulturoro-shkencorë, u organizua nga Kisha Katolike "Zoja e Shkodrës” në Hartsdale nga Të Përndershmit famullitarët Dom Rrok Mirdita (sot Shkëlqësia e Tij Imzot Rrok Mridita Arqipeshkëv Metroplitan në Arqipeshkvinë Tiranë-Durrës) dhe ndihmësfamullitari Dom Pjetër Popaj etj.
Duke falënderuar mikpritësit, në tokën e lirë të Amerikës, asokohe albanologu dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, ndër të tjera tha:
“Po ashtu, më lejoni të them edhe dy-tri fjalë të tjera. Nisma e Kishës Katolike Shqiptare të shenoi këtë jubilee, është një nismë e mirë, që të filloi një traditë bashkëpunimi midis shqiptarëve në ShBA dhe shqiptarëve në Atdhe.
Pa ndonjë kompliment të tepruar, kjo nismë sikur e vazhdon traditën e Vatrës shqiptare të Bostonit, e cila me decenie (vite) veproi në planin kulturorë e kombëtarë.
Shqiptarët, duhet dhe mund të bashkëpunojnë dhe të njihen më shumë ndërvedi kudoqofshin në botë, duke u lidhur me trojet autoktone dhe pa marrë parasysh sistemet ku jetojnë si dhe bindjet e tyre politike, konfensionale (fetare) e sociale, ashtu si e kërkon bota e sotme.
Shqiptarët sot, kanë nisur të hapin më shumë dialogun midis tyre dhe me të tjerët, sepse kështu do të forcojnë identitetin e tyre dhe do të shpejtojnë inkuadrimin e tyre si subjekt, në proceset e botës moderne…”
Ardhja me ftesë e Dr. Rugovës në Amerikë, për herë të parë në vitin 1989, për të të kumtuar në Seminarin kushtuar Imzot Pjetër Bogdanit, si albanolog dhe figurë e shquar e jetës politike dhe kulturore në Kosovë, iu dha rasti, që gjatë ditëve të qëndrimit, të takohet në Washtington D.C., në mënyrë private me shumë këshilltarë dhe përsonalitete të larta të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Këtu, mendoi se Dr. Rugova i filloi hapat e parë në planin e politikës ndërkombëtare, me frymëzimin dhe përkrahjen direkte të këshilltareve dashamirës amerikanë, të cilët, ishin gjithnjë të kujdeshëm për çështjen delikate të Kosovës.
Edhe më vonë, kam pas fatin, nderin dhe kënaqsinë e veçantë të takohem dhe shkëmbej mendime rreth Kosovës dhe trojeve shqiptare.
Me hapjen e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), ku edhe vetë isha pjesëmarrës, Dr. Rugova askohe bëri shumë udhëtime dhe takime me ne.
Gjatë bisedave, ai ishte shumë i hapur dhe tepër i komikueshëm me të gjthë. I dëgjonte dhe vlerësonte çdo shqetesim, që bashkëatdhetarët kerkonin, për të diskutuar për vdndlindjen.
Pyetjeve të shumta u përgjigjej me shumë urtësi, maturi dhe pjekuri, pa lënduar askend. Ishte model në komunikimin e shumë i përzemërt me gjithë.
Në takimet e përzemërta, që ai ka pasur me komunitetin shqiptaro-amerikanë në New York, më kujtohet, se ndër pyetjet e shumta, njëra më mbeti thëllë në kujtesë.

Një dashamirë dhe atdhetar, që kishte dhënë të holla për vendlindjen, i tha: “Dr. Rugova, para disa ditëve ishte si mysafir këtu akademik Prof. Rexhep Qosja. I pyetur nga të pranishmit në takim, në lidhje me kontributin përsonal të cdo bashkëatdhetari në masën 3%, Akademiku u përgjigj shkurt: “Nuk kam dijeni për ketë!”
Dr. Rugova, me buzëqeshje dhe qetësi karakteristike u përgjigj: “Çdo njeri i sheh gjërat nga këndvështrimi i tij!...”
Në një demostratë për çështjen e Kosovës, para Departamentit të Shtetit Amerikan në Washington D.C., ku, në mes të tubuesve ishte edhe z. Bujar Bukoshi, i cili, kishte udhëtuar nga Europa, për të marrë pjesë në demostratën solidarizuese paqësore.
Asokohe tubimin e drejtonte aktivistja e komunitetit zonja Shqipe Biba e motra e ish Presidentit të Kosovës z. Fatmir Sejdiu. Porsa ia dhanë fjalën mysafirit z. Bukoshi, të pranishmin me ovacione e ndërprenë fjalimin e tij disa herë, duke brohoritur: UÇK! UÇK! UÇK!
Në ato vite, ne kishim dëgjuar, se në Kosovë, janë parë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila deri atëherë ishte mbajtur sekret dhe nuk bëhej publike.
Por tubuesit e ardhur nga shumë shtete të Amerikës, të entuziazmuar nga UÇK-ja e detyruan z. Bukoshi, që të pohoj, se UÇK -ja është e realitet. Sërisht brohortje frenetike me thirrje: “Rugova! Bukoshi! Kosova! UÇK UÇK UÇK!”
Në takimin e radhës në vendlidje (ku isha si çdo herë edhe unë i pranishëm me një kumtuesë historike) të së Djathtës Shqiptare në Mbrotje të Shqipërisë Etnike (sot “Trojet e Arbërit”), mbajtur më 20-21 maj 2007 në Burim (Istog), pjesëmarrësit mbas Simpoziumit shkencorë e kulturorë, i bëmë një vizitë shtëpisë së lindjes, ku edhe vendosëm kurorë dhe lule të freskëta, pranë bredhave, që i kishte mbjellur vetë Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, kur ishte në moshë të re....

* * *

Ndoshta cilësitë e Bogdanit asokohe, si vendosmëria për të mbrojtur me urtësi dhe diplomaci të kohës grigjën shqiptare, përballë politikave shfarosëse dhe diskriminuese të barbarëve të egër të Perandorisë Otomane dhe asaj serbo-sllave, ka qenë sipas mendimit tim, një vlerë pozitive (e Arqipeshkvit Bogdani), e cila gjatë vitëve 1981-2006, është parë dhe shfrytëzuar me mençuri në dobi të popullit martir të Kosovës nga paqësori i shekullit XXI Presidenti Dr. Ibrahim Rugova (1944-2006).
Ndoshta koha dhe historia, që do të vijë, sërisht do të nxjerrë në pah vlerat e figurës së shquar të burrit të madh të shtetit të ri të Kosovës Dr. Ibragim Rugova, më të cilin janë të lidhura shumë ngjarje të kohës. Ata gradualisht po zbardhën me fakte e argumente, gjatë procesit të rishkrimit të historisë së lavdishme nga autorë të ndryshëm brenda dhe jashtë Atdheut.


Rugova dje për Bogdanin dhe Kosova sot për Rugovën

“Kështu në kuadër të historisë së përgjithëshmë dhe të asaj religjoze e inkudron edhe historinë shqiptare, përmes personaliteteve dhe ngjarjeve më të rëndesishme të parahistorisë dhe të antikës. Kurse inkuadrimin e historisë shqiptare të epokës së re, duke filluar nga Skenderbeu deri ne kohen e Tij, gjendet thuajse e plotë në tekstin e librit. Kjo tregon se Bogdani e kishte të formuar vetëdijen kombëtare, në një shkallë më të lartë se para-ardhësit e Tij Barleti, Biçikemi e Bardhi, sepse ai na jep vazhdimësinë historike të popullit tone, që nga kohërat e lashta antike e deri në kohën e Tij...”

Dr. Ibrahim Rugova, albanolog


Gjatë gjithë kohës së kontributit të madh në fushën e albanologjisë sonë, ish Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës Dr. Rugova, gjithnjë ka qenë shumë i lidhur me jetën dhe veprën e të madhit Imzot Pjetër Bogdanit. Ai është marrë gjithnjë me histori dhe kritikë letrare.
Nuk ka shkencëtar dhe studiues të gjuhës dhe letërsisë shqipe (shqiptar dhe të huaj), që të mos kenë pasur në qendër të vëmendjes dhe të referencave të tyre veprën e parë letraro-artistike shqipe të Imzot Pjetër Bogdanit: “Çeta e Profeteve”.
Vepra e Imzot Pjeter Bogdanit, u bë objekt studimi në të gjitha shkollat dhe universitetet, në degët e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe. Dhjetra dhe qindra artikuj, studime dhe libra janë shkruar nga gjuhëtarët dhe shkencëtarët më të mëdhej të kësaj fushe, duke u nisur nga këndvështrimet më të ndryshme të kritereve, të rregullave, të ligjeve të drejtshkrimit, të stilit, të estetikës etj.
Mbi figurën e madhe shumëdimensionale të Imzot Bogdanit, në Seminarin Shkencorë të organizuar në New York, Dr. Rugova, ka mbajtur një temë shumë mbresëlënëse me titull: “Historia Shqiptare në veprën e Pjetër Bogdanit (1685)”. Ai ishte akademik, studjues dhe njohës i thellë i historisë dhe gjuhësisë së letërsisë shqipe dhe, në mënyrë të veçantë i veprave të Imzot Pjetër Bogdanit, të cilit i ka kushtuar një libër studimor.
Në këtë akademi përkujtimore, ishin të ftuar elita intelektuale nga Kosova dhe diaspora, mbasi shteti amë Shqipëria, ende jetonte në gjumin e thellë letargjik të komunizmit.
Të tillë ligjërues ishin asokohe: Prof. Dr. Engjëll Sedaj (1943-2006), akademik, doktor i shkencave filologjike dhe botues i punimeve studimore shkencore dhe profesionale në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe; Prof. Dr. Arshi Pipa (1920-1997), filozof, politolog dhe gjuhëtar i madh, i mirënjohur veçanarisht me veprat e shumëta studimore të letërsisë shqipe dhe të unifikimit të gjuhës letrare shqipe; Prof. Dr. Martin Camaj (1925-1992), shkrimtar, poet, botues i disa veprave letraro-artistike dhe studimore në fushën e historisë dhe të letërsisë shqipe; At Danjel Gjeçaj O.F.M. (1913-2002), franceskan, njohës i thellë i historisë së letërsisë e i jetës dhe veprave të Imzot Pjetër Bogdanit.


Veprat e Dr. Ibrahim Rugovës

* Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971,
* Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978,
* Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjise Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
* Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),
* Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
* Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982,
* Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
* Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987,
* Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991,
* Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994,
* Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Sh.B. Faik Konica, Prishtinë, 2005


Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë


* Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
* Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
* Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
* Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
* Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
* Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
* U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
* Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa)
i Universitetit të Tiranës.
* Në vitin 2006 Persidenti i Shqipëris, Alfred Moisiu dekoroi Presidentin Dr. Ibrahim Rugova (post mortum) me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar" — me Nue Oroshi dhe Mentor Quku.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372