PO JU SJELL NJE KRIJIM TE VITIT 1942, DHE PER ATE QE LEXON ME VEMENDJE DO SHOHE NESE ESHTE EDHE PER KOHEN KU PO JETOJME TE GJITHE SEBASHKU?
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or e ças,
Për çakallin, nat e errët, është ras e deli ras!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar tju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun e tija, djers e ballit,
ësht kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, ska më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata Grand Cordon!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër tju thërres
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes
dhe të quheni përhera luftëtar e patriot,
në ka zot dhe do duroj, poshtëëë ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon i zotrissate, që në gji të kan vendosur,
ësht pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr,
ësht trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem e kalbur doemos jasht do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul e zezë në ballë!
Mirpo ju që skeni patur as nevoj as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: Peqe!
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet
Teksa fshat i varfer digjet kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar në errësira!
Çna pa syri, çna pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk dhe dallandyshe
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe bëj i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vëndi qënka sofr e qorrit, vlen për goj e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull, shoku shokut krreni sytë
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit që nis e vrëret do mbaroj me bubullimë,
ky i sotmi zër i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit për goj!
A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor
nuk ësht yti, nuk ësht imi, është i kombit arbror,
ësht i syrit në lot mekuar, ësht i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni po e drejta dermon hekur!
Komentojeni sipas deshires. FALEMINDERIT