Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Rrëmbyesit në Algjeri pohojnë se kanë marrë 41 pengj.

$
0
0
Rrëmbyesit në Algjeri pohojnë se kanë marrë 41 pengj.

Dyzet e një shtetas të huaj, mes të cilëve dhe shtatë amerikanë, sot janë rrëmbyer në një burim për gaz në pjesën lindore të Algjerit, konfirmoi zëdhënësi i grupit të rrëmbyeseve.

Sipas tij, janë rrëmbyer "41 shtetas të vendeve perëndimore, duke përfshirë edhe shtatë amerikanë, si dhe francezë, britanikë dhe japonezë. Pesë nga pengjet tjerë ruhen në objektin i cili është sulmuar, ndërsa të tjerët në vend sekret".

Përfaqësuesi i grupit theksoi se rrëmbimi është kryer si kundërpërgjigje e vendimit të Algjerit që të hap hapësirën ajrore për aviacionit ushtarak francez, i cili i sulmon kryengritësit në pjesën veriore të Malit.

Sipas disa mediave, zëdhënësi është anëtar i grupit islam, i formuar paradokohe nga Mohtar Belmohtar, i cili gjatë kohë ka qenë një nga shefat e "Al Kaedës në Magrebin islamik"

MPT

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>