Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën
Anila Jole
Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë EvropënKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar për agjencinë greke të lajmeve se çështja shqiptare është zgjidhur me pavarësimin e Kosovës, ndërsa ka theksuar se çelësi për zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit është synim i përbashkët europian. Të gjithë kemi një synim të përbashkët, që është Europa. Gjithkund ekzistojnë minoritete, por nëse fillon të projektosh kufij etnikisht të pastër, nuk do të ndalosh kurrë, vë në dukje Haradinaj në intervistë.
Ish kryeministri i Kosovës, nuk beson se një shkëmbim i mundshëm territoresh midis Kosovës e Serbisë do të përbënte zgjidhje për rajonin. Nuk besojmë në zgjidhje të këtij lloji. Konsiderojmë se Ballkani është një rajon delikat. Nuk është e mirë të mbash gjithmonë çështje të hapura. Po për ne, çështjes shqiptare iu dha përgjigje me pavarësinë e Kosovës dhe konsiderojmë se kjo çështje është zgjidhur, citohet Haradinaj nga agjencia greke.
I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha mbi trojet shqiptare, Haradinaj tha se i respekton deklaratat dhe tezat e të gjithëve. Mendoj se kanë të drejtë të thonë atë që besojnë, por unë konsideroj se sot është koha e arsyes. Do ti ftoja të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të veprojnë në drejtim të integrimit europian, të përqëndrohemi në BE. Kjo është e vetmja platformë e duhur për të gjithë. Ajo çfarë ndodhi me ne, përbën përmirësim të situatës së shqiptarëve në të gjithë rajonin. Kemi arritur shumë dhe kemi shansin, bashkë me vendet e tjera të rajonit, të anëtarësohemi në BE dhe në NATO, thekson më tej Ramush Haradinaj.
Sa për platformën mbi Kosovën, që votoi parlamenti i Serbisë, Haradinaj vlerëson se ajo nuk e ndihmon dialogun Prishtinë-Beograd, por gjithashtu nuk mund të ketë impakt në procesin e dialogut. Beogradi vjen në bisedime me shqetësim kryesor integrimin europian; çështja thelbësore është marrja e një date për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Platforma sigurisht nuk e ndihmon dialogun, por nuk besoj se do të ketë impakt në tërësinë e procesit, vlerëson Haradinaj.
Agjencia thekson se Haradinaj sot deklarohet i gatshëm të të bashkëpunojë me kryeministrin aktual, Hashim Thaçi, me kusht që të jetë vetë në krye të qeverisë. Hajradinaj citohet të ketë thënë se kjo çështje do të shqyrtohet përsëri në fund të këtij muaji dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të nisi punë në fillim të shkurtit. Haradinaj bën të qartë se, nëse Thaçi nuk arrin marrëveshje brenda partisë, ai do të presë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në vitin 2014 dhe se nuk do të këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme.
Balkanweb