Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

$
0
0
Misteri i zhdukjes, 10-vjeçari Julian Çela në kërkim ndërkombëtar

TIRANË- Shpallet në kërkim ndërkombëtar, 10 vjeçari i humbur Julian Çela. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH është shpallur në Tiranë prej 45 ditësh i humbur, e ndërsa hetimet intensive janë shtrirë në çdo cep të vendit, tani ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Interpoli ka publikuar foton e tij së bashku me të dhënat përkatëse:

Vetëm pak kohë më parë, policia sekuestroi kamerat e sigurisë të 80 bizneseve në kryeqytet, duke sekuestruar pamjet filmike të tyre, por duke mos gjetur asgjë konkrete. Në këto kushte, policia ka filluar të dyshojë se Julian Çela mund të jetë jashtë Tiranës dhe kontrollet duhet të shtrihen edhe në qytetet e tjera të vendit.

Burime nga policia bëjnë me dije, se tashmë kur janë bërë kontrolle intensive në kryeqytet, ka një dyshim se djali i punonjësit të SHISH-it mund të jetë jashtë kryeqytetit. Pista e hetimeve të policisë është përqendruar tek largimi me dëshirë i Julianit, i cili dyshohet se tashmë mund të jetë bërë pjesë e ndonjë grupi adoleshentësh që grabisin qytetarët apo banesat.

Vetëm pak ditë më parë, policia ka bërë të mundur identifikimin e personit me të cilin është parë për herë të fundit Julian Çela. Sipas policisë, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gëzim P., i cili dyshohet si një person që rekruton adoleshentë brenda grupit të tij për t’i bërë pjesë të grabitjeve apo vjedhjeve në kryeqytet.

Për herë të fundit, 10-vjecari është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. Pronarja e qendrës së internetit ka treguar për "News 24" se dikush e kishte kërkuar Julianin të dilte nga interneti, e që nga ajo ditë askush nuk e ka parë më.

"News 24" dhe 'BalkanWeb' njoftuan që prej ditës së parë për humbjen e të miturit dhe apelin e babait me shpresë për gjetjen e djalit. Të afërm të Julianit në "Facebook" shpërndajnë foto të djalit të vogël me shpresën se dikush do ofroje ndonjë të dhënë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370