Letër drejtuar zotërinjve (korifenj) të kombit
Nga Stavrofor AT SPIRO KATUNDI
Unë meshtari dhe shërbëtori i Jisu Krishtit, përmes vullnetit të Perëndisë dhe në emër të enorisë që drejtoj, po ju shkruaj të gjithëve juve që kohët e fundit kini rimarrë sulme të njëpasnjëshme kundër Kishës Orthodhokse dhe Kryepiskopit të saj, Imzot Anastasit. Ju shkruaj juve, protagonistëve të vjetër të kësaj lufte, si dhe të rinjve të kohëve të fundit, që përfaqësoni shoqata apo parti të ndryshme. Duke mos ju përmendur emrat, sepse populli e di kush jini, ju njeh mirë, ju ka parë dhe ju ka gjykuar. Ashtu si dhe vetë ju e dini pa dyshim dhe do ta kuptoni që kjo letër ju takon juve pa përjashtim. Unë nga ana ime do ti lutem Zotit tju ndriçojë mendjen, që të kuptoni fjalët e mia. Në shekujt e parë, të krishterët, apostujt dhe nxënësit e tyre u përndoqën, u burgosën, iu prenë kokat në tortura, sepse tiranët donin të pengonin mësimin e Ungjillit. Donin tu mbyllnin gojën dhe i dënonin me vdekje ata që u sillnin njerëzve mesazhin e gëzuar të dashurisë, të drejtësisë, të vëllazërimit etj. Por e çuditshmja është se të gjithë persekutorët që i çuan në tortura këta martirë të besimit, panë me sytë e tyre lavdinë e shkëlqimit të veprës së tyre të shenjtë, ashtu siç panë e përjetuan dhe vetë ferrin e përjetshëm. Këto u përsëritën edhe në sistemin komunist-ateist. Besoj se është e tepërt tju shkruaj më shumë për historinë e krishterimit, për të cilën në mos kini lexuar, kini dëgjuar ose kini parë të skalitur tek çdo i krishterë i vërtetë. Hiri dhe paqja e Perëndisë qoftë me ju! Me shpirt ju uroj kështu sepse, prej kohësh shikoj që djalli ka pushtuar shpirtrat tuaj me reagimet dashakeqëse, pa logjikë dhe aspak njerëzore, të përsëritura nëpër media, të cilat kanë ulur personalitetin tuaj dhe ju kanë bërë qesharakë përpara botës. Jini bërë shëmbëlltyra e të këqijave të këtij kombi, ndaj dhe me sarkazëm ju quaj: zotërinj korifenj. Si nuk i pushuat njëherë përndjekjet për Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin Anastas? Pse imitoni punët e liga të tiranëve të kohërave, të cilët mbetën të paharruar në historinë e zezë të Kishës? Mos vallë këtë çmim kërkoni dhe ju në jetën tuaj? Nëse e kërkoni vetë, Perëndia do tjua japë. Unë shpresoj se do ta kuptoni gabimin tuaj dhe do të pendoheni. Të gjithë jemi dëshmitarë dhe e shohim si po formohet një shoqëri me ligje, me drejtësi dhe si po organizohet një sistem demokratik që shqiptarët e kanë ëndërruar në shekuj. Shikojmë dhe përjetojmë dhe vështirësitë që po hasen gjatë kësaj kohe. Kisha Orthodhokse asnjëherë nuk i ka mbyllur sytë, por ka qenë pranë çdo problemi dhe kontribuon vazhdimisht me të gjitha mjetet për zbutjen dhe zgjidhjen e tyre duke dhënë dhe bekimet e saj. Kisha me veprën e saj, është një simbol domethënës i ndryshimeve në Shqipëri. Ajo me mësimet e Perëndisë, riformaton njeriun dhe e bën një qytetar të denjë të saj, me fuqi të reja jete. Ajo formëson dhe vazhdon të formësojë individë, familje, por edhe shtete nga rëniet dhe humbjet e ndryshme. Kisha Orthodhokse ofron ide të reja për ndërtimin e një bote të re. Ajo lartëson nivelin moral të shoqërisë. Jemi të bindur se këto ju i dini mirë, por nuk doni ti thoni, sepse jini të mangët në virtyte. Sa herë kemi të bëjmë me persona të tillë si ju, mosmirënjohës dhe keqdashës, brenda dhe jashtë besimit tonë, na duhet të rikujtojmë dhe një herë detyrën që kemi. Tu flasim njerëzve duke u sqaruar pozicionin tonë dhe tuajin, që midis besimtarëve të mos ketë asnjë hendek panjohurie, por tu sqarojmë të vërtetën siç na mëson Zoti dhe Perëndia jonë. Zotërinj korifenj! Kemi dëgjuar dhe e dimë mirë se midis jush nuk ka mirëkuptim, nuk jeni të gjithë në një mendje, keni grindje dhe jeni vënë në garë kush e kush të dalë i pari, në gjendje të egër lakmie për poste dhe preferenca mediatike. Por ato nuk fitohen duke luftuar Kishën dhe Kryepiskopin e saj. Thirrini njëherë kujtesës dhe shikoni çfarë goditjeje kanë pësuar ata që janë përpjekur ti kundërvihen asaj. Edhe ju, në këtë luftë të ripërsëritur që keni hapur, duhet ta dini mirë fundin tuaj: Humbje. Ju siguroj për këtë përfundim, sepse ne jemi të gjithë të Krishtit dhe jemi një, trupi i tij. Njerëzit në Shqipëri kanë jetuar në periudha të ndryshme, në atë komuniste-ateiste, disa në demokraci të re, të tjerët mbetën midis dy sistemeve, as andej as këtej, ku disa pasurohen e bëhen të famshëm, të tjerët mbetën punëtorë dhe pa pasuri, por të pasur në shpirt. Ku fitimtarë të të gjitha betejave në çdo sistem dalin dallaveraxhinjtë që quhen historianë, profesorë dhe më pas kanë qejf të quhen politikanë me mendimet dhe stilet e tyre komuniste-ateiste, duke pushtuar mediat me intervista të ndryshme dhe gënjejnë veten duke thënë: ne jemi baballarët e kombit, ne i dimë të gjitha, duhet të na dëgjoni etj. Kur disa prej jush mburren se janë anëtarë të një trupi akademik ose të një klubi shkencor, se e keni prejardhjen tuaj nga familje fisnikësh apo politikanësh të njohur ose kini marrë dekorata apo çmime të mëdha, si është e mundur tju erren sytë e mendja, duke rënë në mëkat me gënjeshtra dhe shpifje për Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin e saj? Është me të vërtetë i habitshëm ndryshimi që ndodh midis nesh dhe jush. Këtë e ka parë dhe e shikon qartë çdo ditë e gjithë bota, nga e cila monitoroheni. Kisha dhe Kryepiskopi i saj përpiqen të shfaqin me guxim fjalën e Perëndisë, duke pasur frikë që askush të mos humbasë rrugën e saj. Kurse ju e kini humbur që në krye rrugën dhe tani kërkoni dhe shokë të tjerë për ti çuar në humbje. Por ne e dimë që ju nuk jeni as të parët dhe as të fundit. Kur zjarri digjet, i shkatërron, i bën hi edhe gjembat. Edhe juve do ju djegë zjarri i kohës, si shumë e shumë korifenj të tjerë. Detyra jonë është tju themi se: i paharruar dhe i lartësuar mbetet ai që bën vepra të mira, vepra dashurie të Perëndishme. Siç duket nuk i njihni bekimet e Perëndisë, prandaj zgjidhni rrugë humbëtirash.
Megjithatë ne ju flasim për urtësi, të jeni të pjekur shpirtërisht; por jo për urtësinë e korifenjve si ju, që shkojnë drejt shkatërrimit. Ne ju flasim për urtësinë e Perëndisë. Asnjë nga tiranët në kohëra nuk e njohu këtë urtësi, sepse po ta njihnin nuk do kryqëzonin Zotin, njëherë me mbylljen e Kishave dhe sot me luftë të hapur kundër saj dhe Kryepiskopit. Këtë vepër e keni marrë ju përsipër ta kryeni? Mëkat! Historia e Kishës Orthodhokse do tju shkruajë në faqen e zezë të saj. Zotërinj korifenj, ju e dini mirë se kush është Kryepiskopi Anastas. E njihni personalitetin e tij dhe reputacionin që ka në botë. E dini mirë dhe jeni të bindur që nuk mateni dot me të, as nga intelekti, personaliteti, kontributi etj. Keni 20 vjet që lakoni emrin e tij, me lloj-lloj akuzash të kota e qesharake. Nuk po i numëroj, por arsyen pse e bëni këtë ne e dimë. Është i njëjti stil i njohur në shekuj, është stili i tiranëve që, për të zhdukur Krishterimin, kryqëzuan Zotin, dëbuan dhe vranë shenjtorët. Dhe ju, për të luftuar Kishën, sulmoni Anastasin. Kaq shumë ju vret sytë ringritja dhe përparimi i Kishës? Kaq shumë ju shqetëson kultura dhe kontributi i orthodhoksëve, si komuniteti më me virtyte në Shqipëri për çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare? Përpiquni të lexoni çthotë bota e qytetëruar për kontributin ndërkombëtar të Anastasit, që ju nuk e doni! Zotërinj!
Ne jemi të krishterë orthodhoksë dhe ju e dini që Krishti është i pakufishëm, sepse i takon gjithë njerëzimit. Në Krishterizëm, ashtu si dhe për besimet e fetë e tjera në botë, nuk ka kufij shtetesh, por komunitete besimtarësh, që marrin pjesë në një besim të përbashkët pavarësisht nga raca apo gjuha. Ai që është i krishterë i shërben Krishtit dhe trupi i tij nuk mund të ndahet në copa sipas dëshirës suaj: kjo është shqiptare, kjo greke etj. Krishti është një. Të krishterët në gjithë botën janë vëllezër. Kështu që, për të shërbyer në Kishën e Krishtit nuk ka të huaj apo vendas, sepse misioni i tyre është i Perëndishëm dhe i përbotshëm. Me mendjen tuaj, ju mund tu ktheni krahët dhe ti quani të huaja nesër dhe Organizmat Ndërkombëtare, që sot përpiqen që Shqipëria të hyjë në familjen evropiane! Për kujtesë po ju themi se: Komuniteti Orthodhoks ka vite që ka hyrë në familjen evropiane dhe atë botërore. Kjo, në sajë të veprës dhe personalitetit të Kryepiskopit Anastas. Për vlerësimin e punës së tij dhe popullaritetin që ka në mbarë botën, ai sot është President i Këshillit Botëror të Kishave. Nuk ju gëzon ky fakt, të cilin e ka fat Shqipëria dhe Kisha e saj Orthodhokse? Mos doni që Kishën Orthodhokse ta anëtarësoni në konferencat tuaja? Nëse ju shikoni me shqisa, ta dini që: jeni të verbër nga egoizmi, krenaria, urrejtja, ligësia. Në gojën tuaj ka vetëm fjalë vrasëse të stilit otoman: të largohet, të dëbohet etj. Kurse misioni i tij është të shpëtojë shpirtra. Sa larg që jeni, zotërinj! Ju dëgjojmë shpesh të jepni mendime me fjalë të mëdha që as vetë nuk i besoni, dhe dukeni sikur vetëm juve ju digjet zemra për kombin. Ju, që ofendoni figurën e imzot Nolit duke e krahasuar me Nikolla Markun. Historitë e tij i dinë të gjithë orthodhoksët, që nga Follorina më 1991-shin dhe deri në Durrës më 1994-ën në Seminarin Teologjik, të cilin ai nuk e mbaroi kurrë. E keni pyetur pse? Sepse është përjashtuar për vjedhje. E pra, kaq tju jenë errur sytë e mendja sa të krahasoni Nolin e madh, me një hajdut dhe uzurpator? A e dini që, për kohën gati trevjeçare që ishte në Seminarin e Durrësit, është paguar me rrogë nga Anastasi, është ndihmuar dhe kuruar falas për sëmundje? Atëherë ishte i mirë Kryepiskopi dhe sot jo? Po a e dini sa parti ka ndërruar zotëria i vetëquajtur prift? Më së fundi dhe z.Spahiu nuk nguroi ta quajë hero. Këta janë heronj si ata të kohës së z.Bashkurti, që i hidhte në aksione për të shkatërruar Kishat dhe në fund iu jepte nga një S. Në këtë pikë që keni arritur, edhe lutjet tona nuk besoj tju ndihmojnë për të shpëtuar shpirtin, sepse mëkati juaj është i madh. Megjithatë, Zoti ju ndihmoftë! Neve nuk na çudit fakti që shumë nga ju merren me çështjet e Kishës. Është mirë të merreni, ta frekuentoni dhe ta njihni mirë atë. Ajo që na çudit është se, ju duke qenë të një besimi tjetër, kërkoni të futni hundët pa pasur asnjë të drejtë në Kishën tonë, sepse nuk jeni anëtarë të saj. Ne e dimë mirë dhe jemi të sigurtë që, as në faltoret e besimit tuaj nuk ju pranojnë të përziheni në punët e brendshme. Pra, jeni bërë si ata që duan të bëhen dhëndurë me zor, atje ku si qasin aspak në oborr. Nëse ju dhimbset kaq shumë Kisha Orthodhokse, atëherë çprisni zotërinj, pagëzohuni! Unë jam gati të marr përsipër katekizmin dhe pagëzimin tuaj. Sepse edhe Shën Joan Gojarti thotë: Kisha transformon. Hyn në Kishë një dhelpër dhe shndërrohet në dele, vjen ujk dhe bëhet qengj perëndie. Urdhëroni, dera është e hapur! Zotërinj!
Si nuk dëgjuam nga goja juaj dhe e të vetëquajturit prift Nikolla, asnjë shqetësim për rezultatin qesharak të Censusit, por vetëm akuza për Kishën dhe Kryepiskopin? Juve ju dhimbset Orthodhoksia? Cilëve orthodhoksë u shërben ky prifti juaj?
Me këtë rast dua tu lutem personalisht, me respektin më të madh, Drejtuesve të Komuniteteve të tjera Fetare në Shqipëri, që persona të tillë, që i përkasin fesë së tyre dhe bëjnë pjesë në këto grupime shkatërruese për prishjen e bashkëjetesës fetare në vendin tonë, të marrin masa sipas rregullave të tyre dhe ti etiketojnë si persona të rrezikshëm. Po kështu, edhe të nderuarit zotit ministër të Drejtësisë, i lutemi që të nxjerrë të jashtëligjshme partiçka të tilla, të krijuara nga mbeturinat e partive të mëdha, sepse duket qartë që: Aleancat e të kuqve komunistë të mbetur dhe me program të zi për Shqipërinë, nuk kanë asnjë alternativë shprese për këtë popull. Sepse deri më sot, nuk kemi dëgjuar prej tyre se si mund të zhvillohen biznesi, punësimi, kujdesi shëndetësor, mirëqenia e popullit etj. Por, programi i tyre na qenka vetëm lufta kundër Kishës dhe Anastasit, dhe si ha meraku për tjetër gjë, në këtë vend të mbytur me probleme! Gjithashtu, presim nga të gjithë deputetët orthodhoksë në Parlamentin Shqiptar, të ngrenë zërin e tyre për të anuluar Censusin e gënjeshtërt, të hartuar nga persona të papërgatitur, të papërgjegjshëm dhe aspak seriozë, si dhe të redaktuar nga njerëz dashakeqës për komunitetin tonë. Zotërinj! Është mirë të bëni kujdes me të tilla veprime, sepse kur qielli ngarkohet me re, përplasja e tyre sjell shkreptima rrufeje, të cilat krijojnë probleme. Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, ngushëlloni njëri-tjetrin, jetoni në paqe dhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë me ju e do tju mëshirojë. Përshëndetni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore, duke bashkëjetuar me paqe dhe harmoni fetare, kombëtare dhe ndërkombëtare.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)