Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

PD: Aleanca me LSI e sigurt, dilema e vetme, para apo pas zgjedhjeve

$
0
0
Patozi: Aleanca me LSI e sigurt, dilema e vetme, para apo pas zgjedhjeve

Demokratët janë të bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në një koalicion të ri me ta. Por e vetmja dilemë është nëse koalicioni i ri do images (1)të jetë para apo paszgjedhor. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, duke folur gjatë emisionit “One to One”, ku ai u shpreh i bindur se koalicioni që do të krijojë PD-ja do të jetë më i gjerë se ai aktuali, çka do të jetë një garanci më shumë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “PD e ka në ADN-në e saj qeverisjen me koalicion të gjerë. Aq më tepër në rrethanat kur Kodi Elektoral nuk lejon marzhe shumë të larta diferencash mes pozitës dhe opozitës. Ne pretendojmë që të kemi një fitore të bujshme këtë radhë dhe jo në shifra siç ishin në zgjedhjet pararendëse. Ajo që unë mund të them sot është që ne kemi prirje për të patur një karvan të gjatë fitues në zgjedhjet e 23 qershorit. Sigurisht që ne nuk e mbështesim në hava këtë bindje, por kemi komunikim të vazhdueshëm me aleatët aktualë, por edhe me aleatët potencialë që mund t’i bashkohen trenit të fitores së zgjedhjeve të këtij viti. Kemi gjithë bindjen se ne do ta ruajmë koalicionin. Ajo që unë ndjej është që ne e kemi koalicionin dhe do kemi vijimësi të koalicionit pas zgjedhjeve të 2013-ës. E vetmja pyetje është në se do kemi një koalicion para apo paszgjedhor. Kjo është dilema dhe unë nuk shoh skenar të tretë”, – tha Patozi. Megjithëse është koshient se pasja e një koalicioni parazgjedhor me LSI-në dhe gjithë aleatët e mundshëm mund të japë më shumë mandate deputetësh sesa koalicioni paszgjedhor, Patozi shprehet se diferenca gjithsesi nuk është shumë e madhe. “Ngado që ta vërtitësh, është në interesin e PD-së por edhe të aleatëve të saj që ne të kemi një koalicion së bashku. Ne mund të marrim më shumë deputetë duke qenë në aleancë parazgjedhore sesa ç’mund të merrnim duke patur një aleancë paszgjedhore. Por kjo tek e fundit nuk besoj se bën një diferencë shumë të madhe. Pra, që ne do të qeverisim bashkërisht me këta aleatë që kemi, por edhe me të tjerët që mund të vijnë”, – u shpreh Patozi. Lidhur me ofertën ndaj LSI-së ai u shpreh se ajo është e panevojshme për sa kohë të dyja forcat janë në një koalicion, megjithëse me kalimin e kohës është i nevojshmëm nënshkrimi i një marrëveshjeje ashtu si me gjithë aleatët e tjerë. Ndërkohë lidhur me PDIU-në, ai dha garanci se ajo është pjesë stabile e koalicionit që sot qeveris vendin.

MAPO

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>