Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24411

Princi i Emirateve te Bashkuara Arabe, 200 milion euro investime ne Serbi

Sheikh Muhammed bin Zayed al-Nahjan ka planifikuar të bëjë investime të mëdha në Serbi në fushën e bujqësise, të paktën 200 milionë euro.

Princi trashigimtar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed bin Zayed al-Nahjan u takua në Beograd me zyrtarë të lartë serbë.

Ardhja e Sheikut arab në Serbi vie pas nje vizite tre muaj më parë në Abu Dhabi nga ishin Ministri serb i Mbrojtjes dhe ai i Financave Vuçiç dhe Dinkiç.

Vizita tre ditore e Muhammed bin Zayed, shënoi konkretizimin e marrëveshjes së arritur në Abu Dhabi.

Kompania "Al Dahra", e cila është në pronësi të Sheikut el-Nahjan, do të jetë pronar e 80% të aksioneve në tetë kombinate bujqësore serbe, të cilat zotërojnë rreth 9.000 hektarë tokë. Serbia do të mbetet pronar me vetëm 10 % në këto kombinate.

Partnerët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht sheiku Tahnin planifikon që në Serbi të hapë edhe një bankë Islame.

Partnerët nga Abu Dhabi momentalisht janë duke punuar në servirimin e avionëve në hangaret e tyre në Zvicër. Ata janë të interesuar në transferimin e vendeve të punës në Beograd, ose për të blerë teknikën "JAT". Interesi ekziston edhe nga kompania ajrore serbe.

Sheikun në aeroport e kanë pritur zëvendës kryeministri serb dhe Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vucic, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Mllagjan Dinkiç, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe drejtori Lubisha Diković drejtor I agjencionit për siguri informative Nebojsha Rodiç.

Eksportuesi më i madh i naftës – nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka një prodhimin me rritje më të shpejtë në botë. Pritet që në vitin 2013. Të arrijnë rritje reale ekonomike prej 3.2 për qind, njëjtë si vitin e kaluar.

Pyetja që imponon veten është, nëse arabët do të bëhen gjuha më e popullarizuar në Serbi, dhe me këtë të transferojnë turqit në vendin e dytë, dhe se Sheiku a është i njohur me zhvillimet në Ballkan gjatë 20 viteve të fundit?

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24411


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>