Një telefonatë jeshile për kryeministrin Berisha
Nga: MENTOR KIKIA
Një telefonatë jeshile për kryeministrin BerishaKryeministri Berisha urdhëroi ministrat që të hapin pranë çdo ministrie nga një numër jeshil (pa pagesë), ku qytetarët të telefonojnë..për të denoncuar korrupsionin. Urdhëroi që ministrat dhe zëvendësit e tyre të publikojnë numrat e telefonit në faqen online, në mënyrë që njerëzit t'i telefonojnë ata drejtpërdrejt kur të kenë probleme. I urdhëroi që të komunikojnë në "Facebook" e rrjete të tjera sociale me njerëzit e t'u marrin atyre mendimet për problemet që kanë. Pra, qeveria do të ulet 'kambëkryq' me njerëzit e thjeshtë. T'u mësojë hallet, t'u marrë mendje, t'i dëgjojë njerëzit dhe në fund t'ua zgjidhë problemet. Duket një lëvizje e mirë. Por për çfarë mund të telefonojë një qytetar i thjeshtë një ministër? Çfarë mund të denoncojë një qytetar i thjeshtë në telefonin jeshil të ministrisë?
Qytetarët përballen me shumë probleme dhe shpesh ata kërkojnë të takojnë edhe zyrtarët më të lartë, pasi nuk gjejnë dot zgjidhje në hallkat e tjera. Por ministri nuk është personi i ngarkuar që të presë drejtpërdrejt qytetarët kur ata kanë probleme. Ministri është kreu i një dikasteri, i cili ka hallkat e tij vartëse, të ndara sipas sektorëve. Nëse ministrat do të mbajnë telefonin në dorë për të pritur ankesat e njerëzve, do të shndërrohen në dispeçer dhe nuk do të bëjnë punën për të cilën janë vendosur aty. Në vend që të shndërrojë ministrat në centralistë të ankesave të qytetarëve, kryeministri duhet të urdhërojë që strukturat vartëse të çdo ministrie të bëhen efikase dhe ku qytetarët të kërkojnë e gjejnë zgjidhje për hallet e tyre. E mendoni dot sikur të gjithë mësuesit apo drejtorët e shkollave të telefononin ministrin e Arsimit kur nuk gjejnë dot shkumësa, nuk kanë fonde për të blerë një bravë dere apo nuk kanë para për të lyer shkollën? Po sikur të gjithë pacientët e spitaleve të telefononin ministrin e Shëndetësisë kur të mos gjejnë çarçafë e batanije, shiringa e ilaçe nëpër spitale?
Kryeministri i ftoi qytetarët edhe të denoncojnë korrupsionin, përmes telefonit jeshil. Por çfarë korrupsioni mund të denoncojnë qytetarët? Çfarë informacionesh kanë ata që të mund të denoncojnë? Padyshim që qytetarët përballen me nëpunës të cilët të kërkojnë ose pranojnë ryshfet në këmbim të një shërbimi ose në këmbim të një tolerimi kur vetë qytetari shkel ligjin. Kryeministri duhet ta dijë se megjithatë, nuk është ky korrupsioni që gërryen shtetin dhe shkatërron financat e qeverisë. Korrupsioni më së shumti është një kompromis mes atij që e paguan dhe atij që e merr, në këmbim të një përfitimi. Ai kriminel që paguan gjykatësin në këmbim të përfitimit të gjysmës së dënimit që parashikon ligji, nuk e denoncon gjykatësin të cilit i ka dhënë paratë. Ajo kompania e ndërtimit që paguan 20% të vlerës së tenderit në bashki apo ministrinë përkatëse, sërish nuk denoncon. Kryeministri kërkon ndihmën e qytetarëve për të denoncuar korrupsionin, por qytetarët nuk dinë se çfarë ndodh në zyrat e larta të shtetit, atje ku bëhen pazare me shifra të cilat shumë qytetarë nuk dinë as t'i lexojnë.
Kryeministri nuk ka nevojë për telefonin jeshil për të denoncuar korrupsionin, pasi denoncimet e mëdha i kanë shkuar edhe atij, me apo pa telefon, dhe ai nuk ka ndërhyrë për të ndaluar. Kryeministri e di se një kompanie ia hoqën lejen minerare para dy muajsh. Pasi ministrat e njëpasnjëshëm të ekonomisë e kishin "taksuar" secili për llogari të vet, ai nuk pranoi më të paguante "këstin" e radhës kur ministri u ndërrua sërish dhe pa lejen e kryeministrit. Ai biznesmen e ka informuar personalisht kryeministrin sesi kjo ministri ia grabiti investimin, duke shkelur me të dyja këmbët ligjin, sikur të ishte qeveria e vitit 1946 që shpronësonte kulakët. Kryeministri duhet ta ketë dëgjuar atë që kemi dëgjuar edhe ne, se si një ministër i tij i kërkoi një kompanie 2.4 miliardë lekë në këmbim të tenderit. Madje thuhet se më pas në prezencën e tij, gjatë një ballafaqimi, ai ka thënë se "paratë i doja për partinë e jo për vete". Kryeministri e di se asnjë kompani nuk e fiton tenderin po nuk pagoi cash 20% të vlerës së tij. Kryeministri e di se si bizneset detyrohen në radhë të financojnë partitë dhe fushatat elektorale, edhe të partisë së tij, e më pas ato shpërblehen me paratë e fondeve publike. Kryeministri e di se si një institucion shtetëror ishte shndërruar në bandë gjobëvënësish, "banda" e Metroligjisë. Ata u arrestuan me bujë dhe tashmë janë sërish duke u sistemuar në vende të tjera pune. Kryeministri e di se nafta bruto e puseve të Patosit është shitur e shitet nëpër distributorët e pikave të karburantit, e përzier me naftë importi, dhe ne e blejmë 200 lekë litrin, duke shkatërruar makinat tona. Kryeministri ynë dhe ministrat e tij dinë shumë e shumë më tepër se kaq, ndërsa njerëzit e thjeshtë nuk i dinë këto. Ky lloj korrupsioni nuk denoncohet me telefona të gjelbër. Në fakt ky lloj korrupsioni nuk ka nevojë të denoncohet, pasi ai është tashmë zyrtar në çdo institucion. Ai ka nevojë vetëm për vullnet dhe forcë për t'u luftuar dhe këtë vullnet kryeministrit nuk ia jep dot populli duke i telefonuar.
Sot njerëzit e thjeshtë përballen me abuzime skandaloze nga prodhuesit dhe shitësit e artikujve të domosdoshëm për jetesë. Ai vidhet, abuzohet, dëmtohet, i rrezikohet jeta dhe askush nuk e mbron. Tregu është mbushur me prodhues e tregtarë pa skrupuj të ushqimeve që vjedhin në peshë e abuzojnë në cilësi. Sa herë janë denoncuar publikisht prodhuesit e bukës që vjedhin në peshë, tregtarët e orizit, vajit, sheqerit e artikujve të tjerë gjithashtu? Sa herë është denoncuar publikisht se tregtarët e karburanteve, me ndihmën e kontrollorëve të shtetit, manipulojnë makineritë duke vjedhur në sasinë e karburanteve që shesin? Kryeministri duhet ta dijë se me ndihmën e kontrollorëve të shtetit, sot ka fabrika legale që prodhojnë dhjetëra lloje pijesh nga rrushi, pa përdorur asnjë kokërr rrush, por esenca kimikatesh të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve. Po me ndihmën e kontrollorëve të shtetit, matrapazët mbushin kutitë e shampove "firmato" me detergjente enësh, duke rrezikuar sërish shëndetin e konsumatorëve. Po me ndihmën e kontrollorëve të shtetit, sot fshatarët furnizohen me plehra kimike që kanë mbetur stoqe nëpër magazinat e Europës, me cilësi skandaloze, dhe rendimentet e bujqësisë janë në nivelin e një shekulli më parë.
As këto nuk kanë nevojë për telefonata që të denoncohen. Ministrat dhe zyrtarët e tjerë të lartë, ku qytetarët, njerëzit, ftohen të denoncojnë, i dinë më mirë këto, pasi janë ata ose njerëzit e tyre të përfshirë në këto biznese abuzive. Qeveria nuk ka nevojë për telefonata, por për të vepruar.
Ndërsa strukturat e shtetit duken të kalbëzyera deri në palcë, e ku gjithkush që ka në dorë një post është turrur të marrë ç'të mundë, kryeministri ka shpallur stinën e madhe të denoncimeve publike. Pa dyshim që kjo nuk do të prodhojë asnjë efekt në luftën kundër korrupsionit, përveç atij elektoral. Qytetarët ftohen të denoncojnë, por kë dhe ku? Padyshim që kryeministri e di shumë mirë se ata që do të presin denoncimet e qytetarëve, duhet të futen të parët në burg apo të largohen nga zyrat.
Dhe, nëse kryeministri nuk i di ato që unë rendita më lart, le të jetë ky artikull një telefonatë jeshile.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Nuk do i futem shume thelle ketij artikulli se eshte nje opinion por ama do ndalem te kerkesa e kryeministrit sepse e degjova dhe ne lajme. U bera kurioz dhe u dergova nje friend request ministrave dhe pasi ata me pranuan me erdhen keto notifications:
1- Ministri i transportit has invited you to play parking wars
2- Ministri i rendit has invited you to play Mafia wars
3- Ministri i ekonomise has invited you to play Texas Holdem Poker
4- Ministri i bujqesise has invited you to play Farmville