Nga FAHRI XHARRA
E urryer qoftë për jetë ajo administratë, e mallkuar qoftë ajo orë që solli këmbën e Aziatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët.
Pesë shekuj shkuan mbi ne si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mendjen dhe vetëdijen tonë, një kohë errësire që mendtë ndryshoi në çdo ndjenjë njerëzore, çdo cilësi njeriu të ndershëm, thoshte dikur Mithat Frashëri. Pse?
Kurse në parlamentin e xhonturqve në atë kohë diskutohej dhe vendosej:
Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e mori lumi Turqinë. (Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane).
Dhe sot ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të ndjeshëm, ndaj përgatitjeve nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të dehur apo të droguar në jazitë (shkrimet) e tyre (tur. Jazmak me shkrue). Është trishtim i madh t`i lexosh jazëgjite (tur. jazici-shkrues, shënues) të cilët me jazitë e tyre mundohen me çdo kusht të bëjnë shpëlarjen e trurit tonë dhe me teoritë e tyre s`bëjnë gjë tjetër vetëm se i shtojnë vaj e uthull sallatës së përgatitur.
Jazegjitë mundohen të na krijojnë identitete fetare duke i bërë shqiptarët myslimanë të afërt me turqit, ata ortodoksë me grekët, katolikët me Vatikanin dhe kështu të krijojnë një përçarje apokaliptike të kombit tonë.
Ja se çka shkruan njëri prej tyre: Për sa kohë që ata prodhojnë njerëz si Bamir Topi i cili zyrën e tij në vend që ta mbushi me portrete të Dervish Hatixhesë e të krenohet me pashallarët e hoxhallarët e Tironës, e ka kthyer në teqe të Nënë Terezës dhe priftërinjve të Vatikanit të cilëve u përgjërohet duke u thënë që jemi me Vatikanin kundër turkut, ashtu në pozita të ngjashme qëndron edhe Atifete Jahjaga, e cila në vend që të lavdërojë sheriatin e gjyshërve të saj agallarë, shkon e i bën qejfin xhahilëve të Kishës Katolike, sipas tyre nuk kemi më simpati te bota e tretë.
Kurse jazegjiu tjetër pyetet për të na bindur: Pse jemi orientalë? Orientalë jemi, sepse ne kemi kuzhinë orientale, varrosemi orientalisht, martohemi orientalist dhe ai nuk brengoset vetëm për myslimanët shqiptarë, por edhe për ata të botës së tërë:
Por edhe pse nga pala shqiptare dhe kosovare në këto vitet e fundit, politika amerikanofile e Tiranës dhe e Prishtinës i ka sjellë sa e sa dëme dhe ofendime popujve arabë dhe myslimanë (?), që kohët e fundit kanë nisur të kuptojnë rëndësinë e botës arabe dhe islame për njohjen e Kosovës na japin mend jazegjitë.
Jazegjive iu pengojnë dhe Takimet Gjeqovit në Zym të Hasit: Tubimi Takimet e Gjeçovit ishte organizuar për të përkujtuar priftin Shtjefën Gjeçovi i cili propagandohet nga Kisha Katolike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, si hero i kombit shqiptar. Shtjefën Gjeçovi apo Mëhill Kostandin Gjeçi është një nga mercenarët françeskanë të shekullit të XX, i cili nëpërmjet parave që merrte nga austriakët e më pas italianët, u kthye në një nga inxhinierët socialë të nacional-katolicizmit shqiptar të viteve 30 i cili synonte nënshtrimin dhe deislamizimin e shqiptarëve ndaj Italisë. Gjeçovi ashtu si Fishta, Harapi etj. u ngritën në majat e albanologjisë shqiptare pas krijimit të shtetit shqiptar, pasi pas tyre qëndronte një investim marramendës liretash italiane.
Ku jemi, si jemi dhe si qëndrojmë në këmbë me këto jazi?! Si durohen këto?
Artikullin tim nuk mund ta vazhdoj ndryshe përpos se me fjalët e të qoftëlargëve, të cilët nuk zgjedhin as mjete as fjalë për ta njollosur popullin e vet: Kanuni i Lekë Dukagjinit është një nga ligjet më të egra që mund të ketë prodhuar ndonjëherë shoqëria njerëzore. Ai ka qenë në njëfarë mënyre sheriati i Kishës Katolike, e cila e përdorte për të nënshtruar, mbajtur në injorancë dhe ruajtur nga Islami fiset katolike shqiptare. Ndërsa dhunon dhe nuk njeh të drejtat e grave, Kanuni ka qenë transmetuar gojarisht në komunitetet analfabete katolike nga priftërinjtë dhe pleqtë e tribuve si një ligj i cili vendoste rregullat e luftës dhe jetës.
Ju merr mendja këtyre ndjellakëqijve se me këto jazi arrijnë të na afrojnë më tepër nga lindja? Ose duan të na afrojnë më shumë kah lindja? Apo jemi ne aq të lehtë sa që të lavdërojmë sheriatin e gjyshërve tonë agallarë?
Shikoni edhe këtë: Sikur të mos ishte ndërhyrja e myslimanëve dhe pashallarëve shqiptarë nga kazatë e Shqipërisë e Kosovës për të shtruar fandët dhe vendosur ligjin qytetërues të sulltanit, sot, në malësitë tona nuk do të kishte këmbë katoliku More, more na i paska shpëtuar sulltani, të gjorët nga zhdukja?!
Edhe kryetari i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmelidin Ihsanoglu na çon selam kosovarëve: Ata duhet tu thonë botës myslimane se janë myslimanë dhe jo vetëm të thonë se jemi kosovarë. Kosova është e shqiptarëve që rrojnë në harmoni të lartë ndërfetare.
Inteligjenca shqiptare pyetet: Kah na dolën vëllezën arabët? Cila shkencë na nxjerr neve vëllezër me ta? As gjuha, as raca, as etnia nuk na bashkojnë me ta Kemi nevojë për një frymë të re në politikë, për ndryshime me rrënjë.
Jazegjitë ia bëjnë dertin figurës së Haxhi Qamilit: Haxhi Qamili për shembull, që gjatë kohës së komunizmit u trajtua me terma revolucionarë, pas rënies së sistemit u sulmua nga një numër anti-myslimanësh dhe fundamentalistësh kristianë, të cilët jo vetëm që do ta demonizonin këtë udhëheqës fshatar, por edhe e portretizojnë si mishërimin e anti-europianit dhe orientalit shqiptar, për arsyen e vetme pse ai kundërshtoi kontrollin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha.
Sa më shumë haxhiqamila dhe esatpasha të kemi, tokat shqiptare rrezikohen nga zhbërja.
Shikoni se si e tërë inteligjenca shqiptare njolloset nga jazegjitë: Për arsye vasaliste politika shqiptare (mendohet edhe në atë të Kosovës) është munduar të përdorë një sërë emrash dhe personazhesh katolikë për të fshehur identitetin e saj. Nënë Terezat, Gjon Palët, Skënderbegët dhe Bogdanët sot kanë pushtuar që nga monedhat, aeroportet, muzeumet, spitalet dhe bulevardet e Shqipërisë. Sëmundja për ti bërë qejfin sa më shumë perëndimit, kohët e fundit është klonuar edhe nga politikanët e Maqedonisë, të cilët ashtu si politikanët e Tiranës, janë bërë pjesë e parodisë për ti ngjarë perëndimit.
E dhimbshme kjo gjendja jonë?!!