Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Tiranë: Shkatërrohet banda e adoleshentëve, vidhnin me dhunë në rrugë

$
0
0
Vidhnin me dhune ne rruge, shkaterrohet banda

Klodiana Kotorri

Policia e Tiranes organizoi nje operacion te koduar "Erresira" i cili u finalizua me ndalimin e nente te rinjve te cilet dyshohet se kane kryer nje sere vjedhjesh me dhune ne kohe dhe vende te ndryshme ne Tirane. S. Cala, F. Peka, O.Rexha, 16 vjec, Alban Arapi, Dritan Shehu, 21 vjec, Oltion Koceku, 22 vjec, Edmond Xhika, 18 vjec, Erald Zeneli, 18 vjec, dhe Hamit Xhika, 19 vjec u ndaluan diten e djeshme nga efektivet e komisariatit te policise nr.1, pasi dyshohet se jane autore te 13 vjedhjeve te ndodhura gjate vitit 2011 ne Tirane. Policia tha se jane shpallur ne kerkim dhe dy persona te tjere. Te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohet se vidhnin me dhune kalimtaret ne kryeqytet. Te bashkuar ata kane vjedhur njekohesisht kater persona duke i goditur me pas me thika e kacavida.

Banda

Nente djemte nga Bathorja e Tiranes, njiheshin me njeri-tjetrin qe femije. Asnjeri prej tyre nuk ishte angazhuar me shkolle apo ne pune dhe te gjithe se bashku vendosen te organizonin nje "aktivitet" i cili do tu sillte para te menjehershme ndersa do te vinin ne rrezik lirine e tyre. Tre me te medhenjte e tyre vendosen qe te ndaheshin ne tre grupe per te grabitur kalimtare ne rruge. Ne baze te hetimeve te kryera prej disa javesh burime nga policia thane se eshte zbardhur dhe skema qe te dyshuarit perdornin per te grabitur qytetaret. Tre grupet perbeheshin nga tre te rinj te cilet kryenin grabitje ne rruge te ndryshme. "Tre djemte ndalonin qytetaret ne rrugica ku kishte me pak kalimtare. Njeri prej tyre i afrohej te kalimtarit dhe me miresjellje i kerkonte nje cigare. Sapo qytetari vendoste doren ne xhep per te nxjerre paketen, afroheshin me shpejtesi dy te rinjte e tjere dhe duke e goditur e kercenuar me thike e detyronin te nxirrte parate dhe sendet personale qe kishte me vete" treguan per policine burimet policore. Kjo ishte nje nga shume provokimet qe kryenin grabitesit per te afruar paqesisht te demtuarin. Ata kane kuptuar se nuk mund te perdornin te njejtat fjale per cdo grabitje duke perdorur te tjera provokime. "Tre djemte nga Bathorja iu afruan nje te riu me pretendimin per ti kerkuar llogari se pse u kishte ngacmuar kusheriren. Teksa kalimtari betohej se nuk kishte ngacmuar asnje vajze, te rinjte nen kercenimin e thikes e detyruan te nxirrte te gjitha parate" shtuan me tej burimet policore.

Operacioni

Efektivet e komisariatit te policise nr.1, ne Tirane prej janarit te vitit 2011 kishin regjistruar disa denoncime grabitjesh te kryera me te njejtin mekanizem. Oficeret e policise nuk kishin dyshime se autoret ishin te njejte bazuar edhe nga pershkrimet qe kane dhene te demtuarit. Pas hetimeve intensive diten e djeshme policia e Tiranes deklaroi se u dokumentuan 13 vjedhje. Burime nga policia thane se te gjitha vjedhjet jane kryer me dhune. Ndaj nente te rinjve u mor masa e ndalimit ndersa u shpallen ne kerkim dy te tjere identiteti i te cileve nuk behet i ditur per arsye hetimi. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar nje sere kapucash, thikash, kacavida, mjete te cilat kane sherbyer per te realizuar vjedhjet me dhune. Aktualisht strukturat e policise ne bashkepunim me Prokurorine e po punojne per te zbardhur dhe dokumentuar te tjera vjedhje me dhune te kryera nga te ndaluarit nderkohe qe masa e arrestit ndaj tyre u mor per konsumim te vepres penale te "Vjedhjes me dhune e kryer ne bashkepunim".

Nje shtetas amerikan ka rene pre e vjedhjes se planifikuar nga nente te ndaluarve. Tre prej tyre dyshohet iu afruan shtetasit te huaj mbremjen e 28 dhjetorit te vitit 2011 ne sheshin "Nene Tereza", duke i kerkuar nje cigare. Sapo konstatuan se kalimtari nuk fliste shqip ata e kane sulmuar duke i vjedhur me dhune nje sasi parash prej 4000 lekesh. Pas grabitjes, amerikani kerkoi ndihmen e policise e cila nisi hetimet.

Ne listen personave te demtuar prej nente te ndaluarve rezulton dhe nje cift te rinj. Dy te dashuruarit ka qene duke ecur ne rrugen "Mehmet Broci" ne Tirane me date 23 janar 2011 kur persona te panjohur prej tyre iu afruan djalit per ti kerkuar nje cigare. E ndersa djali nxori paketen, paralelisht autori nxori thiken. E tmerruar vajza kerkoi ndihme por u dhunua nga bashkepunetoret e hajdutit te cilet u larguan pasi kishin marre me vete parate dhe sendet me vlere te e ciftit. Me date 01 shkurt 2011, ne afersi te rruges "Mine Peza" ne Tirane, pasi dyshohet se kane goditur me grushte dhe thike nje person duke i marre pare. Me date 10 gusht 2011, ne Rr. Princ Vidi, tre persona gjate kohes qe kane qene duke kaluar ne rruge per tu kthyer ne shtepi, i kane dale perpara kater persona te cilet nen kercenimin e sendeve te forta i kane vjedhur dhe me pas i kane goditur ne pjese te ndryshme te trupit. Per keto vjedhje policia akuzon nente te rinjte e ndaluar diten e djeshme nga efektivet e komisariatit te policise nr.1. Nderkohe me date 2 Janar 2012, ne rrugen Muhamet Gjollesha, perballe hotel D'oro, te dyshuarit kane vjedhur me dhune 3 shtetas ku i kane marre telefonat celular si dhe nje shume te konsiderueshme parash.

Te ndaluarit:

S. Cala, 16 vjec, banues ne Bathore

F. Peka, 16 vjec, banues ne Bathore

O.Rexha, 16 vjec, banues ne Bathore

Alban Arapi, 21 vjec, banues ne Bathore

Dritan Shehu, 21 vjec, banues ne Bathore

Oltion Koceku, 22 vjec, banues en Tirane

Edmond Xhika, 18 vjec, banues ne Tirane

Erald Zeneli, 18 vjec, banues ne Tirane

Hamit Xhika, 19 vjec, banues ne Tirane,

KJ

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>