TIRANË- Grupi parlamentar i PD-së ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Në mbledhjen e sotme të grupit, Sali Berisha ka deklaruar se partia e nënkryetarit të KLD është parti direkt e kryetarit të KLD, i cili në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit i ka lejuar vetes që institucionet që i janë besuar, të perdoren në mënyrën më të papërgjegjshme për interesa strikt partiake.
Sa për presidentin aktual, Bamir Topi, Berisha ka deklaruar se do të veprojë deri më 22 korrik kohë kur do të ketë krijuar partinë e vet.
Ai bëri mirë që e mori mesazhin, pasi u tha që nuk do kandidohet, deklaroi se nuk do kandidojë dhe unë e vlerësova- tha Berisha.
Kreu i qeverise ka perseritur se procesi i zgjedhjes se presidentit do te jete kryekeput kushtetues.
I përshëndes deputetët, ka pasur që kanë deklaruar që KLD nuk do ia heqë mandatin këtij aventurieri dhe sharlatani, mundet se këtë aktivitet e ka të bashkërenduar me kryetarin, por ne bëjmë detyrën tonë, ai nuk përfaqëson këtë parlament, përfaqëson zotin Topi. Në Parlamentin shqiptar një sharlatan që pasi ka vendos standardet më të pranueshme në funksionimin e institucionit e kthen në forcë politike kjo është gjë shumë e rëndë- tha Berisha.
Sipas Berishës kjo nuk është katastrofale. Ai ka theksuar se ata që veprojnë në këtë mënyrë ditën për diell duke çuditur cdo shqiptar e mik të Shqipërisë, ata kthehen ku kanë qenë në skutat e errësirës.
Panorama