Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430

KEVA – organizata greke e spiunazhit antishqiptar

$
0
0
KEVA – organizata greke e spiunazhit antishqiptar, lidhje me politikanë dhe anëtarë të qeverisë së sotme

Auron Tare shkruan sot te Panorama për KEVA-n, organizatën helene që është qendra e spiunazhit antishqiptar. Ai ka zbuluar një dokuement të deklasifikuar nga arkivat amerikane për operacionet klandestine, ku rezulton se jo vetëm OPC, pararendësja e CIA-s, por dhe organizata të tjera. Një ndër to është organizata greke KEVA, e cila në kohët e pasluftës ka pasur një aktivitet agresiv spiunazhi në Shqipëri. Objektivi i kësaj organizate është shkëputja e Jugut të Shqipërisë, për t’ia ankesuar Greqisë. Sipas Tares, kjo organizatë, mjaft aktive edhe sot në diasporën greke dhe brenda në Greqi mban lidhje shumë të ngushta me politikanë të sotëm shqiptarë dhe eksponentë të qeverisë shqiptare.

Tare ka ndër mend të shkruajë dhe të dielën tjetër më në dtaje për aktivitetin e kësaj organizate. Qeverisë shqiptare, më e pakta, i takon të dalë dhe të hedhë poshtë këto akuza që nuk i bëhen për herë të parë. Revista Java, pati nxjerrë lajmin e spiunëve ët një shteti fqinj në majat e karrierës e të politikës shqiptare. Dhe nëse qeveria aplikon metodën e ecjes përpara, ndërsa akuzat le të vazhdojnë nga prapa, a ka ndonjë institucion tjetër të shtetit shqiptar që duhet të flasë publikisht për këtë?
http://www.gazetatema.net/web/2012/1...rise-se-sotme/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>