Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

AK prezanton nismën “krenar për emra shqiptarë”

$
0
0



Aleanca Kuq e Zi ka inauguruar paraditen e ditës së shtunë, pranë maternitetit “Kiço Glozheni” iniciativën e saj më të fundit në mbrojtje të identitetit kombëtar.

“Krenar për emra shqiptarë” është këndi në hyrje të maternitetit “Kiço Glozheni”, me të cilin Aleanca Kuq e Zi synon ruajtjen e identitetit kombëtar, i cili kohët e fundit tek emrat e fëmijëve është cënuar nga importimi i emrave të huaj.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, pasi ka falenderuar drejtoreshën e maternitetit “Kiço Glozheni”, Rubena Mosiu për mundësimin e kësaj nisme, deklaroi: “Sot ne përurojmë këndin e emrave shqiptar në maternitetin “Kiço Glozheni” me shpresën dhe dëshirën që prindërit e fëmijëve t’i referohen historisë së kombit shqiptar duke i trashëguar pasardhësve të tyre historinë e kombit tonë. Fëmijët shqiptarë duhet të mbajnë emra shqiptarë, ata duhet të kenë kuptim pasi emri është elementi i identiteti personal por edhe atij kombëtar. Duhet të marrë fund huazimi i emrave të huaj të importuar nga telenovelat turke apo greke, identiteti kombëtarë është elementi i cili bart me vetë peshën historike të cilido prej nesh. Duhet të ndërgjegjësohemi për ti trashëguar fëmijëve dhe brezave të ardhshëm emra për të cilët duhet të krenohen dhe tregojnë me po aq krenari identitetin kombëtarë”.

Me këtë rast Kryetari i Aleancës Kuq e Zi ka vizituar një nënë e cila sapo kishte lindur vajzën e saj të dytë, të cilës kishte zgjedhur t’i vendoste emrin Theranda, e cila është një krahinë që shtrihet në pjesën verilindore të Prizrenit, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit.

http://www.gazetatema.net/web/2012/1...mra-shqiptare/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372