Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Repeticio

$
0
0
REPETICIO

Ha, ha, ha!
Eu çmë paska dalë punë pa punë!
Sot, për çudi, mora një mesazh në imel adresën time nga një lexues me pseudonimin Albipipa, (ndoshta mund te jetë vet Kurti). Ky dai e paska lexuar shkrimin tim ne fb,por ama nuk paska kuptuar asgjë.Thotë: “Unë,disa here e lexova shkrimin tënd lidhur me Albinin, mirëpo, asgjë nuk kuptova, nuk mora vesh çfarë keni dashur të thoni.Kjo paqartësi vjen nga se ju ,shkrimin e paskeni shkruar në gjuhën “shpellarçe”, ndërsa unë jam qytetar, e, nëse dini, shkruajeni në gjuhën qytetarqe për ta marrë vesh qytetaria. Pra, ju duhet ta pëktheni tekstin dhe serish ta publikoni për të mos u mbetur borxh lexuesve”.
***
Eu more mik, m’ë nxore punë pa punë. Nejse, meqë m’ë urdhëruat për ta përkthye,m’ë duhet ta përkthej nga ‘’shpellarçja” në “qytetqrqe”
Lexo tekstin e përkthyer.
***
Miku Albin, kam patur një respekt të madh për ty.Madje, kudo që kam vajtur e është biseduar për Ty, pa hezitim ju kam përkrahur e edhe lavdëruar para njerëzve.Këtë veprim e kam bërë gjerë kur arritët të futeni në Kuvendin e Kosovës.Këtë e beja sepse, premtimet tua ishin shpresëdhënëse. Mirëpo, menjëhere sapo u futet në Parlament,disi, i harrove prmtimet, apo, më mirë me thënë, devijove, u nise drejtë caku për ta marrë pushtetin.Po,kjo po shihet dita ditës mirë e më mirë. Ju, në foltore, kur po dilni para kamerave,po krekoseni si shumë,po e ngritni zërin me tone të ashpra por edhe me shikim poashtu të ashper,po flisni fjalë shumë të ashpra e as që po i analizoni fare pohimet tuaja. Edhe ti e din se Kryeministri yt,yni është, ky që eshtë. I keq, imirë,i yni është .Nuk po them se Kryeministri është i paprekshëm, pa te meta,jo miku Albi,ama, nuk ju ka aspak hije me përdorë fjalë poshtëruese, denigruese,si ”shka po zgëdhihesh”, mos u zgërdhi”. A e dini Ju o burrë(se tashti nuk je djalë) se kush dhe kur zgërdhihet?.Ky pohim është tepër fyes sidomos për ate që e thotë e poashtu edhe për dedikuesin. Nejse, kjo është edukata e Juaj.Unë tani nuk mund të ua bëj qaren,jo. Ti, vazhdoje me kete ritëm që ke filluar, ama, ta dini se dëmin po ia shkaktoni vehtës por edhe dashamirëve tu.
Tjetër, që këto ditë më ra në sy është një shkrim në "Panorama". Përpos tjerash, këtu paskëni pohuar se : “ Shqiptaria si fe e shqiptarëve(Pashko Vasa) edhe në shekullin 21 mbetet pa kisha e pa xhamia të saj”. Edhe unë e di se këtë thenie e ka lansuar VASO PASHA : "MOS BRAKTISNI,JO KISHA E XHAMIA,POR FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHIPTARIA" ama, ai nuk e ka thënë në kuptimin që e thua ti.Pohimi i Juaj, me ate të Pashko Vasës janë diametralisht ne kundërshtim. Ti ke fobi ndaj feve.Kjo të brngos ty, kjo.
Unë,z. Albin kam vizituar bukur shumë shtete(jo udhëtime zyrtare).Për shembull,ishja në Gjermani dhe atje pashë shumë-shumë gjermanë edhe gjermane,por asnjë,ama bash asnjë njeri nuk e pashë të fesë gjermane.Pastaj kalova në Zvicër(Helveti),edhe aty nuk hasa ne asnjë person te fesë zvicerane.Ishja edhe në Francë:interesant, edhe aty pashë me mijëra e mijëra njerëz të gjinive e të racave të ndryshme, por asnjërin nuk e pashë me fenë franceze,jo.Kam qenë edhe në Australi, ama as atje larg nuk gjeta njerëz të fese australiane. Disaherë e kam vizituar Turqinë, dhe, as ne turqi nuk gjeta asnjë njeri te fesë turke.Është për t’u çuditur, apo? Ha, ha, ha!
Edhe në Lindjen e Mesme,por edhe në lindjen e Largët,ka plot shtete. Në Arabi, ta zeme, nuk ka fe arabe, ose në Indi,poashtu shtet i madh, as aty nuk ka fe indiane, as ne Kinë, nuk ka fe kineze apo sikurse në Rusi që nuk ka fe ruse.
Fatmirësisht, kam patur rastin ta vizitojë edhe Shqipërinë.Po, edhe aty kam pare plot e përplot njerëz,shqiptarë e shqiptare, por me falni, asnjëri nuk u deklarue se i përket fese shqiptare.
Pra, ne të gjitha këto vende, por jo vetem në to, kam pare njerëz të kombeve e racave të ndyshme, por edhe te feve të ndryshme si: katolike, muslimane, ortodokse e edhe budiste.
Kështu i kam pare edhe SHQIPTARËT në Shqipëri :muslimanë, katolikë dhe ortodoksë.Asgjë te keqe. SHQIPTARË me KOMB kurse me besim çfarë kanë dëshirën, E DREJË UNIVERZALE PËR GJITHË NJERËZIMIN.
Po ua bej me dije se po aty, pra, në Shqipëri e edhe në Kosove, ka përplot kisha e edhe xhamia,pavarësisht fobisë që ke,ato janë përplot me besimtarë të devotshëm.
Pra, ti o shoku Albin, nuk e ke te drejtën as juridike e as morale t’ua mohosh shqiptarëve besimin ne Zot,besimin ne fenë që ata e duan, se, fundi i fundit, secila fe posedon vlera të shumta.Se, përndryshe, shtetet e fuqishme, me pervojë shekullore nuk do ta lejonin popullaten e t'a praktikojne fenë e tyre.

( Shënimi I eperm është përkthimi nga “shpellarishtja” ne “qytetarishten”
I keni te dy verzionet).

Shoku Albin, kogja si jaran te kam pase, e kah do qi kam shku, kam fole fjale te mira per ty. Kta e kam ba deri sa e shtine kryet ne Kuvend, se, diqysh i bajsha do llafe bukur te mirë .Po, meniherë, si hine mrena në mezhlis, diqysh t’u rrit menja si tepër dhe kadal kadale i shplove kamtë, demek, u diktove se e kie menen me e marre hyqmin në dorë. Po, kjo u pa e edhe po shihet ditë për ditë mirë e ma mirë. Në fjalimet tua nuk po i pertypë fjalët ama bash hiq . E din edhe ti, se kryeministër i yti, yni asht ky që asht, i keq i mire i joni asht.Nuk pot tham se asht i pakusure, paprekshem, jo, por nuk te ka hije me i thane “po zgërdhihesh”, “mos u zgërdhi.O burrë(se tashti nuk je djalë),i ki nji mij munsi me ja numrue behanet ma nryshe, ma burrnisht, se, a e din ti kuptimin e fjalës “zgërdhihesh”, a e din ti se kush zgërdhihet?Kjo fjalë asht shumë e ranë sidomos per ate që e thot e poashtu edhe atina qe i thuhet. Nejse, kjo asht edukata e jote, une nuk muj tashti mat ba hall, jo. Ti, vazhdije me kete avaz, ama, damin ia ban vetes e edhe dashamirëve tu.
Tjeter,që më ra në sy nji shkrim ne PanoramA, më befasoi bukur shumë ku paske thane”:
Shqiptaria si fe e shqiptarëve (Pashko Vasa) edhe në shekullin 21 mbetet pa kishë e pa xhami të saj. E di edhe unë se e ka pohu Pashko Vasa moti kete thanje, por ,ai nuk e ka thane në kuptimin që e thua ti. Ai tjetr sen ka thane e ti thue tjetr sen .
Unë shok albini kam gjezdise(shetitë) neper bukur shume shtete. Për shembull, isha në gjermani dhe pashë shumë gjerman e gjermane por asnje, ama bash asnje nuk e pashe te fese gjermane.Pastaj kalova ne Zvicër(Helveti) edhe aty nuk hasa asnji zviceran apo zvicerane te fese zvicerane.Isha edhe ne Francë, interesant edhe aty pashe me mija e mija njerez, por jo me fe franceze. Edhe ne Australi kam qenë por as atje kurrë nuk pashë njerz me fe australiane. Gjthashtu e kam vizitu edhe turqinë disahere, ama as aty nuk pashë anjë njeri te fesë turke.Edhe ne lindjen e mesme ka plot shtete, por as atje nuk ka fe arabe.Ne Indi nuk kanë qene, nuk muj me ju rre, as ne Vietnam ,Kinë, Japoni apo Rusi, po e di se nuk ka fe indiane, vietnameze, kineze, paoneze apo ruse,jo. Fatmiresisht, edhe ne Shqipni kam kene. As aty nuk kam pa njerez te fese shqiptare,jo. Une kam pa njez te te gjitha rasave e kombeve, por, te feve katolike, muslimane,ortodokse por edhe te fese budiste. Keshtu kam pare edhe ne Shqiperi muslimanë, katolikë dhe ortodoksë.Kam pa kisha por edhe xhamia, po edhe shume bile. Pra, ti oshok nuk kit e drejten t’ua mohosh SHQIPTARËVE, te drejten e besimit ne Zot,në fenë që i përket. Ajo është e drejta e secilit njeri ne kete rruzull, pra edhe SHQIPTARËT e kanë kete të drejtë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>