Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Prindërit përfitojnë nga fëmijët mysliman në t gjitha rastet (edhe me vdekjen e tyre)

$
0
0
Imam Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Tuhfetul-Mavdud bi Ahkamil-Mavlud, fq.27-29

Nxitja për të pasur pasaardhës vjen nga hadithi i transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hasani i cili ka thënë: “Më patën vdekur dy djemtë e mi. Unë e pyeta Ebu Hurajran radijallahu anhu nëse ai kishte dëgjuar diçka nga i Dërguari i Allahut paqja qofte mbi të, që do të më qetësonte pas vdekjes së tyre. Ai tha se e kishte dëgjuar këtë: “Fëmijët e tyre janë të rinjtë e Xhenetit. Ata do t’i takojnë prindërit e tyre dhe do t’i kapin ata për rroba- apo duart e tyre- ashtu siç i kam kapur unë rrobat tuaja, dhe nuk i lëshojnë derisa Allahu t’i fusë ata dhe prindërit e tyre në Xhenet.”


Muavijeh bin Kurrah transmeton nga babai i tij radijallahu alnhu se një njeri e kishte zakon të vinte tek Profeti paqja qofte mbi të,me djalin e tij. Profeti paqja qofte mbi të, i tha atij: “A e do atë?” Ai tha: “O Dërguari i Allahut! Allahu të dashtë aq sa e dua unë djalin tim!” Pas një periudhe kohore, Profeti paqja qofte mbi të, e vërejti se burri nuk vinte me djalin e tij dhe një ditë pyeti: “Çfarë ka ndodhur me djalin e personit?” Ata u përgjigjën: “Ai ka vdekur, o i Dërguari i Allahut.”Pastaj Profeti paqja qofte mbi të, i tha babait të djalit: “A nuk dëshiron të shkosh tek një nga portat e Xhenetit dhe ta gjesh atë duke të pritur aty?” Një njeri tjetër tha: “A vlen kjo vetëm për të o i Dërguar i Allahut, apo vlen edhe për ne?” Profeti paqja qofte mbi të, tha: “Kjo vlen për të gjithë ju.” (Nesaiu (1870). Autentik sipas Hakimit, Dhehebit dhe Albanit në “Ahkamul-Xhanaiz” faqe. 162)

I Dërguari i Allahut paqja qofte mbi të, ka thënë: “Ai të cilit nga umeti im i kanë vdekur dy fëmijë në moshë të re, do të hyjë në Xhenet.” Aishja tha: “E ai të cilit i ka vdekur vetëm një fëmijë në moshë te re?” Ai paqja qofte mbi të, tha:“Edhe ai të cilit i ka vdekur një fëmijë në moshë të re.” Ajo tha: “Çfarë ndodh me personin të cilit fëmija i ka vdekur jo në moshë të re?” Ai paqja qofte mbi të, tha: “Unë do të qëndroj dhe do ta pres umetin tim. Ata nuk do të kenë askënd si mua.” (Tirmidhiu (1062). Hasen sipas Tirmidhit dhe daif sipas Albanit në ”Dhaiful-Xhami’ es-Saghir” (5813)

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebu Seid el-Hudrij radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut paqja qofte mbi të, u tha grave: “Nuk ka asnjë grua nga ju të cilës i vdesin tre fëmijë veçse ata do ta mbrojnë atë nga zjarri.” Një grua tha:“Po dy fëmijë?” Ai paqja qofte mbi të, tha: “Edhe dy.”

Buhariu transmeton nga Enesi radijallahu ahnu i cili ka treguar se i Dërguari i Allahut paqja qofte mbi të, ka thënë: “Nuk ka asnjë mysliman të cilit i vdesin tre fëmijë para se ta arrijnë moshën madhore veçse Allahu do ta fusë atë në Xhenet nga Mëshira e Tij e gjerë që ka për ta.”


Muslimi ka transmetuar nga Ebu Hurajra radijallahu anhu i cili ka thënë: “Një grua me një fëmijë erdhi dhe tha: “O Profet i Allahut! Lute Allahun për këtë fëmijë sepse unë veçse kam varrosur tashmë tre fëmijë!” Ai paqja qofte mbi të, i tha: “A i ke varrosur tre fëmijë?” Ajo u përgjigj: “Po.” Ai paqja qofte mbi të,tha: “Ju keni fituar një mbrojtje shumë të fortë nga Zjarri!”

Nëse një fëmijë jeton pas vdekjes së prindërve të tij, ata përfitojnë nga ai dhe nëse vdes para tyre, ata gjithashtu përfitojnë nga ai. Muslim ka transmetuar nga Ebu Hurajra radijallahu anhu i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut paqja qofte mbi të, ka thënë: “Kur vdes njeriu veprat e tij ndërpriten përveç në tre raste: Sadakaja rrjedhëse, dituria e dobishme dhe fëmija i mirë i cili lutet për të.”

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>